Reali i Madridit është gati për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League ndaj Juventusit, ku “Los Blancos” kanë nevojë për një fitore minimalisht 1-0 për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe për tu kualifikuar për të dytin sezon radhazi në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, trajneri i madrilenëve Karlo Anceloti u shfaq besimplotë se skuadra e tij do ta eliminojë Juventusin:
“Ekipi është i përqëndruar dhe ka dëshirën për të zhvilluar një ndeshje të madhe në mënyrë që të jemi ne skuadra finaliste.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne sepse jemi shumë pranë hyrjes në historinë e Champions League.
Statistikat nuk janë me ne, por Reali do të bëjë gjithcka për të qenë pjesë e finales”.
Në vijim Anceloti theksoi se nuk i kanë pëlqyer vërshëllimat e tifozëve ndaj Iker Kasijas apo edhe Kristiano Ronaldos.
Gjithsesi, ai u shpreh i bindur se mbrëmjen e të mërkurës skuadra dhe tifozët do të funksionojnë si një trup i vetëm për të bërë mundur kalimin në finalen e Berlinit.
Trajneri italian më pas u përqëndrua te mënyra se si mund të luajë Juventusi në Santiago Bernabeu.
55-vjecari emilian përjashtoi mundësinë që skuadra e Alegrit mund të përdorë stilin e famshëm italian të katenaçios për të arritur te kualfikimi:
“Nuk besoj se do të ketë katenaçio.
Juventusi nuk do të ndryshojë identitetin e tij në këtë sfidë.
Ata janë mësuar të luajnë një futboll të bukur.
Nuk përbën ndonjë problem të madh për ne nëse bardhezinjtë vendosin 3 qëndërmbrojtësa ose luajnë me një mbrojtje me 4″.
Në fund Anceloti dha një ide edhe për formacionin që mund të zbresë në fushë ndaj kampionëve të Italisë:
“Benzema është mirë, është gati 100%.
Ka patur kohën e mjaftueshme për tu riaftësuar.
Mund të luajë që nga fillimi por edhe në ndeshje e sipër.
Edhe Toni Kros është gati për këtë takim.
Ramos mesfushor? Mbetet një opsion, pasi Serxhio di ta bëjë shumë mirë edhe rolin e mesfushorit”.
Ramos di te beje shume mire edhe rolin e mesfushorit!Qe ja mban moralin lart lojtarit tend para ndeshjes ben gjene e duhur,por te arrish te shprehesh me keto nota super-pozitive nje lojtar qe ne mesfushe duket si varka me vela ne mes te oqeanit te dallgezuar,kjo pervec se hipokrizi eshte dhe nje tallje per te gjithe ato qe shohin futbollin,pasi Ramos edhe ne mbrojtje qe luan e meriton ate pozicion per grinten dhe shpirtin luftarak qe ka,dhe per keto karakteristika qe ka cilesohet si nje lojtar i vlefshem,mesfusha eshte art dhe zgjuarsi,mendoj se Serxhio nga ftyra qe ka duket qe nuk i gezon keto cilesi.Ramos me ngjan pak me Lorikun ne stilin e lojes,edhe Cana nuk mund te luaje dot ne mesfushe pikerisht per ato cilesi qe ka ne mbrojtje,pasi ne mesfushe deshton sepse kur lojtaret luajne me zemer,dhe pa perdorur koken,pra mendjen jane te gjithe luftarak si dhe dy personazhet e mia.
historine e thipit te satam ,ik ore kulluf .
FORZA JUVEEE…FINO ALLA FINE!!!