Guardiola: Uroj që Barça ta fitojë Championsin, është ekipi më i mirë

13 Maj 2015, 10:19Sport TEMA

Bajerni i tij dështoi për të dytin vit radhazi të kualifikohej në finale të Championsit, por të paktën ndaj Barcës arriti të të merrte një fitore krenarie në “Allianz Arena”.

Në fund të ndeshjes Pep Guardiola thurri elozhe për ish-skuadrën e tij, duke ururar që formacioni i Luis Enriques të fitojë Championsin:

“U eliminuam nga skuadra më e mirë. Tani shpresoj që Barca të fitojë Championsin e pestë në histori, sepse e meriton. Gjithsesi dua të përgëzoj lojtarët e mi, jam krenar për ta pavarësisht se nuk arritëm në finale:.

Bayerni e mbylli këtë sezon futbollistik me vetëm një trofe, titullin e Bundesligës, por Guardiola këmbëngul se skuadra e tij bëri gjithcka mundi:

“Sezonin e kaluar fituam 4 trofe, ndërsa këtë vit vetëm 1. Sigurisht nëse të ndodhin probleme të panumërta gjatë gjithë kohës është e pamundur të bësh më shumë. Tani dëshirojmë që të festojmë titullin në Bundesligë dhe të nisim të mendojmë për sezonin e ardhshëm, duke mësuar nga ajo që na ndodhi.”

Nuk mund të mungonin elozhet e Pep për Lionel Messin, autor i dy golave ndaj Bayernit në “Camp Nou”:

“Messi është më i miri i të gjitha kohërave. Po kalon formën e tij më të mirë dhe shpresoj ta shikojmë për shumë vite në këto nivele. Në fakt Barcelona e gjitha po kalon një formë të shkëlqyer. Po tregohen të zotë edhe në prapavijë. Gerard Pique është kthyer ai i dikurshmi, Mascherano është një garanci, ndërsa Dani Alvesin e kam parë shumë të motivuar, teknik dhe shumë të shpejtë.

Guardiola vlerësoi gjithashtu edhe punën e Luis Enriques, të cilin dëshiron ta shohë për shumë vite në krye të Barcës.

12 komente në “Guardiola: Uroj që Barça ta fitojë Championsin, është ekipi më i mirë”

  1. X says:

    Ke marr fund o Guardiala. Ke filluar te flasesh si nje trajner injorant dhe medioker. Per pozicionin qe ke, nuk mund te thuash: Barca eshte ekipi me i mire, dhe uroj qe ta fitoj Championsin.
    Me kujtohet nje ndeshje e Barcelones qe po shikonte Guardiola ne Kamp Nou. Qeshte si budalla dhe si kalama kur mesi bente disa driblime me budallenjte e Mancester Siti. Harroi qe do t’i vinte dita te perballej vete. Shiko se cfare deklaratash jep tani, tamam deklaratat e nje deshtaku dhe te nje trajneri te nje ekipi te vogel

  2. X says:

    Epo meqe Guardiola si trajner i madh qe eshte thote qe Barca e meriton titulline Peste, une them qe finalja te anullohet, dhe trofeun ta cojne ne Barcelone, qe edhe Katalanasit te kenaqen, por ama edhe Guardila te kanqet dhe t’i dali fjala.
    Ik or Guardiola se qe nga fytyra qe ke fotografi dukesh qe ke marre fund.

  3. nji uj selite te lutem says:

    POte ishit ju te dy ne vend te GUARDIOLES do urrenit ekipin qe ju beri njeriun me te famshem ne bot,mos komentoni me inat nuk kishte byth bajerni te mundete barçen,ishte i pa fuqishem, tregohuni te pakten realist se dhe fitoren die ata ja u dhuruan thjesht per respektin e ekipit te ish trajnerit te tyre qe beri epok ne fudboll me barcelonen,si mendoni ju pra kush ekip esht me i mir se barça qe ta shaj dhe un me ju GUARDIOLEN gjeieni dhe ktheni pergjigje.

  4. X says:

    Nuk diskutohet fare ketu se kush e meritoi fitoren. Problemi eshte qe Guardiola duhet te fokusohet ke Bajerni i vet dhe pike. Tjeterkush e vendos se kush eshte ekipi me i mire dhe se kush e meriton Championsin. Ka akoma rruge per ne Berlin. As nuk ka pike dyshimi qe Barca e meritonte dhe qe ndeshja mbaroi qysh ne Barcelone, pamvaresisht show-t mbas 1-2 per Barcelonen.

  5. Teli says:

    Sa bukur e the more uje selite.Sa injorant jane njerezit nuk mendojne me mend po me b… pse del e komenton kur je nje koker budallai qe se ke shokun.Po te jesh tifoz dhe ta shihje ndeshjen Barça u tregua e larte dhe u terhoq nga fitorja thjesht per respekt te atij trajneri qe e beri ekip kampion e te pamposhtur dhe qe eshte nje nga tekniket me te mire.Ore se do barçen se je tifoz me skuader tjeter,po mire ore kujt i plasi.Po te jesh kaq i trashe na shqeteson se pse duhet te lexojme ne broçkullat e juaja.

  6. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    “nji uj selite te lutem “” !
    Ashtu eshte sic thua ti ,nuk ka dyshim .
    AJAXI i STEFAN KOVACIT ,kembengul , i STEFAN KOVACIT i mesoi botes Futbollin total ,kurse GUARDIOLA i mesoi botes Futbollin me Spektakolar qe eshte luajtur ndonjehere .
    Per here te pare pame qe te ndryshohet krejt koncepti per futbollin dhe ta ktheje ate ne Shkence egzakte ne STEREOMETRI .
    Per here te pare ne pame tek BARCA ate qe ekipi fitues fitonte me nje posedim topi ne shifra te frikeshme deri ne 75 %,ne pame qe lojtaret e Guardioles ishin te paret qe vrapuan pertej kufirit te cmendur te 10-11 kilometrave ne harkun e 90 minutave ,kur ky vrap ne vitet e PELES ishte 2 kilometra ,ne te MARADONES 4-5 Kilometra .
    Koreografia e BARCES ishte mbreselenese .
    Por ,per mendimin tim ,si GUARDIOLA gaboi rende qe shkoi tek bayerni ,ashtu dhe Presidenca e Bayernit beri FAJ qe mori GUARDIOLEN .
    Pse do te thone disa .
    Sepse Gjermanet KURRE nuk kane patur ne historine e tyre lojtare me koeficient inteligjence MBI MESATAREN ,perjashto ketu BREITNERIN dhe deri diku OWERATIN .
    BAYERNI i ka dhene Nazional-Manschsftit SHPIRTIN e tij dhe me kete shpirt BAVAREZ ,e theksoj BAVAREZ jane arritur triumfet Gjermane .
    Bayerni lot futboll KONVENCINAL dhe nuk e ndryshon dot filozofine sepse nuk e ka ne THUA ashtu sikurse BARCA ,apo MILANI ,AJAXI ,thyhen nga presioni i tepert ,por KURRE nuk thyhet nga Presioni i tepert BAYERNI -JUVENTUSI ,REALI .
    Tiki-Taka u be e fameshme ,por ne rastin e ndeshjeve me eleminim direkt ka fituar dhe fiton dhe do te fitoje gjithmone AJO qe i QOFSHA FALE quhet katenacio e cila KURRE nuk ta le HAMBARIN THATE.
    Meqe ra fjala ju do t’me pyesnit se cilin ekip do te preferoja une per BARCEN (( te cilen e simpatizoj ,por nuk e Dashuroj )),qe te ndeshej ne finalen e Kupes se Kamponeve .
    Une pa u hamendur 2 here do te zgjidhja JUVENTUSIN sa per ate qe eshte “”DASHURIA ” ime e pare ,por dhe per faktin qe nuk doja qe REALI (( armikuim me i betuar )) te avanconte me Avanconte me Kupen e XI ne duar .
    Por ne kete finale iMAGJINARE do te doja qe JUVJA ta mposhtte BARCEN sepse e thashe qe BARCEN e simpatizoj dhe kaq .
    Perndryshe ,ne se REALI ja del qe ta deklasoje JUVEN ( per mua 99’9% REALI eshte ne finale ),atehere me duhet te them se ANCELOTI si Pipino qe eshte ,eshte GJENI per ta aplikuar KUNDER-NAPADIN ku REALI ne cdo sulm ,per 3 sekonda gjendet perballe portierit te BARCES .
    Sido qe REALI kete sezon ne te VI kompeticionet ku ka marre pjese qysh nga gushti 2014 ka Luajtur 56 Ndeshje ,pa llogaritur kete te sotmen me JUVEN ja ka dale qe te Shenoje 150 gola ,te Pesoje plot 50 gola ,me nje golaverazh NETTO =1.78 G/Ndeshje ,eshte me dobet se sa
    BARCA e cila qe nga gushti 2014 dhe deri me sot ajo ka luajtur po 56 Ndeshje ,ku ka koleksionuar 47 Fitore ,perballe 41 Fitoreve te Realit ,ka Barazuar ne 3 Ndeshje ,kundrejt 5 Barazimeve te REALIT ,dhe ka humbur ne 6 Ndeshje ,kundrejt 10 Humbjeve te REALIT .me nje marsh pozitiv NETTO ,me 2.34 gola /ndeshje.
    Por IRONIKJA eshte se barca mu atje ku duket me stabile ,MU ATJE ka dhe repertin m ete dobet ,MBROJTJEN me ne krye 2 insuficientet PIQUE dhe alba qe u dridhen LEQET e kembeve sapo ekipi kundershtar i sulmon .
    Keshtu mendoj une ,qe prape nuk ju LARGOVA SEMUNDJES sime duke shkruar gjate ,por kete e bera sepse NUK KISHJA KOHE !

  7. Best says:

    Barcelona e ketij viti rikthehu edhe nje here Kupen e Kampioneve te Europes te dikurshmen
    Ne grup
    Kampionia e Frances, PSG
    Kampionia e Holandes, Ajaksi
    Kampionia e Qipros, APOEL

    Ne 16-she
    Kampionia e Anglise, Mancester City
    Ne 8-she
    Kampionia e Frances, PSG
    Ne 4-she
    Kampionia e Gjermanise, Bajern

    Mbetet vetem finalia, me kampionen e Italise, katenacion e famshme, Juventusin

    Mendimi im eshte se do perseritet finalja e kamp europian 2012
    Spanje-Itali 4-0

  8. GMT says:

    mr.Totila,sa herë që Lui i 16 dëgjonte oratorin e njohur kardinalin Masillon duke ligjëruar i drejtohej po me këto fjalë me të cilat unë po ju drejtohem tani juve në shenjë konsiderate”Sa herë që ju dëgjoj(lexoj)unë jam i pakënaqur me veten time.”

  9. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Te falenderoj ,por nuk do me shkonin mua per hosh fjalet e Masillonit .
    Nuk jam une ketu per te bere efekte ,sepse ka dhe komentues te tjere qe prekin probleme ,qe une as qe mundem ti konceptoj ,prandaj jemi ne kete forum qe te debatojme ,por jo te perdorim fjale fyese ,te cilave une edhe pse e kam sikur edhe ti edukimin e duhur si arsimor po ashtu dhe ate te nje intelektuali ,shpesh here une behem “”BRUTO ” dhe ua kthej ofendimet me te njejten monedhe .
    Te falenderoj per koplimentet ,por te them te drejten nuk ndjehem mire kur me perkedhelin .
    Dua here pas here ndonje “”DRU ” qe me sjelle nder vehte !
    “”BEST ” !
    Ta kam zili optimizmin tend ekstrem ,por edhe pse e dua “”KOKEN e REALIT ne TEPSINE e JUVES “” ,nuk jam aq i bindur se juvja do ta bente nje gje te tille kur REALI pavarsisht se ti nuk e pelqen ,per mua ANCELOTI eshte VECCIO LUPO ,sidomos ne raste te tilla ne terminin e kompeticioneve ,+ qe ANCELOTI ka luksinqe te kete kontigjent me solid se sa ALEGRI ,qe edhe pse e ka revolucionarizuar me shume se sa CONTE JUVEN ,ka deficenca te medha ne disnivelin e lojtareve te tij e jane dukshem me poshte se ata te REALIT .
    Kjo eshte gjendja edhe 2 ore e 22 minuta deri tek ndeshja midis tyre.

  10. Best says:

    Totila
    ke te drejte, vertet ujk i vjeter eshte
    a i ke ndjek lajmet sot ne mediat spanjolle
    As 24 ore se lane me festu Barcen kalimin ne finale
    Direkt lajmi i madh: Gjykatesi hap proces gjyqesor ndaj nejmar, bartomeu, Rosell dhe Barcelones
    Po zien spanja, por Perezi vetes ia ben, se del ashiqare dora e tij pas te gjitha sulmeve
    Duan ta demoralizojne dhe kane prej muajit janar qe sillen keshtu
    Vetem se nuk u ka ecur, pasi sa me shume flasin gjykatesit kunder Barces, aq me shume triumfon ajo
    Nje HULK i vertete
    hahahahahahahahahaahahahahah
    Me kujtohet para ndeshjes me Realin ne kampionat,
    Nis hetimi per Barcelonen, gati per gjyq, merret i pandehur Bartomeu
    kur u be ndeshja rezultati 2-1
    Pas ndeshjes lajm tjeter
    Bartomeu ia hedh fajin Vilanoves se vdekur per Nejmarin
    hahahahahaha
    tipik Frankist keta madrilenet, e kane ne gjak s’ke cu bene
    Ndaj edhe Anceloti eshte i deshtuar Totila
    Deshtak ka qene gjithe jeten ai po hajt ma
    ske ci bon Fallxhore hesapi
    Ka pak fat dhe fiton ato qe ka fituar
    Nese me gjen nje Champions te tij si trajner pa fat, te them me fal
    hahahahahaha
    nje me penallti
    nje qe ia fali liverpuli per turperimin
    dhe nje ne minute 94

  11. Best says:

    Totila
    a e pe Ancelotin, nga Ukkkk u kthye ne dele me bisht nder shale
    aq i vlen tesera e teknikut
    eshte me te vjetren ai bab
    njeri i mire eshte se shan dot
    por vetem se ka pak fat me shume se tekniket e tjere
    Kaq e pati dhe reali i ketij viti

  12. gjembaci says:

    anche cosi c’era una volta ……reali .
    juvja ja q.u robt dhe rrali i bardhoshkaneve iku nga syte kembet .
    more ate cupen qe ndan floket ne mes dhe flet per thonjte ,ma keni pare apo jo .
    ate ronalden mo ,kur e thote dhe besti ,he mo ,cu be ,ku eshte apo ka shkuar te bej cicin tek perroi i kolloqiftit ne fushebardhe .
    reali do te paguante ate qe ja vodhi vitin e kaluar atletikos championsin .
    ja ku po ua thote gjembaci i thate se reali nuk ngre me koken per nja 2-3 vjet derisa ta mare ai illi i sabahut berberi zabit zidaneja ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje