Në vitin 2009, kur Silvio Berluskoni ishte kryeministër i Italisë, pati një takim punë me Xi Jinping, sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Koministe të Kinës, që në atë kohë mbante rolin e zëvendëspresidentit të Repuplikës Popullore të Kinës.
Kur drejtuesi i lartë kinez e pyeti nëse Milani ishte në merkato, “Kavalieri” iu përgjigj me një batutë. “Ti do ta marrësh vesh i pari”.
6 vite më pas, presidenti i Milanit kujtohet për atë shtrëngim duarsh dhe nis të shfrytëzojë urat e komunikimit me kryetarin e shtetit kinez, që është një nga njerëzit më të fuqishëm në planet, për të mos e humbur këtë rast të pazakontë që i jepet Milanit të tij për të siguruar një mbështetje të fuqishme ekonomike dhe për të nisur një epokë të re të klubit kuqezi.
Për të qenë më të qartë, Milani në njëfarë mënyrë është shndërruar në një cështje shtetërore të niveleve më të larta dhe me kryqëzim interesash, raporton Sport News.
Berluskoni ka folur për dy oferta kineze:
Nga njëra anë qëndron propozimi i tajlandezit Bee Taechaubol, që ka mbështetje të fuqishme të fondeve kineze, dhe nga ana tjetër qëndron vetë qeveria e Kinës, me të cilën po diskutohet një skenar që i tejkalon kufijtë e Milanit.
Dy liderët po bisedojnë edhe për kompaninë mediatike Mediaset dhe mundësinë për t’i garantuar Fininvest-it një pjesë të tregut televiziv lindor.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një mbështetje nga jashtë.
Qeveria kineze është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në bisedime me rolin e aktorit protagonist.
Përderisa kanë shitur autencitetin në industrinë e tekstilit kanë shitur edhe shpirtin italian.Të gjitha markat më të njohura të modës italiane tani mbajnë logon made in china dhe s’është për t’u çuditur që edhe Milani gjigand 7 herë kampion i Europës të jetë me këtë logo.Kur shitet një klub me traditë të ndritur duhet t’i jepet një blerësi që e do futbollin që e ka pasion mortar ashtu si Abramoviçi i Chelsit të cilin e ka ngritur në majen e futbollit botëror.Tohirët dhe Mee-të mund të jenë biznesmenë por jo edhe njohës dhe nuhatës futbolli.