Drejtuesit e Realit të Madridit duhet të jenë penduar që lejuan Alvaro Moratan të transferohej te Juventusi verën e kaluar.
20 milion euro në arkat e klubit madrilen u kthyen në bumerang, sepse djaloshi i rritur në Valdebebas me dy golat e tij, një në Torino dhe një tjetër në Madrid, u mohoi finalen e Championsit Los Blancos.
“Kur dola nga dhomat e zhveshjes, i thashë vetës: Lëri të qetë miqtë. Për mua ishte një situatë e cuditshme, hidhja sytë nga dhoma tjetër e zhveshjes dhe shikoja miqtë e mi. Nuk festova, por nuk do të festoj edhe nëse i shënoj Realit 1000 gola të tjerë. Por unë jam një lojtar i Juventusit dhe bëra thjesht punën time”, shprehet ai.
Por edhe pse nuk festoi, publiku i “Santiago Bernabeut” nuk i kursye vërshëllimat, sigurisht të pamerituara:
“Nuk mund t’u pëlqej të gjithëve, edhe pse gjithcka e kam bërë me respekt maksimal. Kur shënon një gol në një kontekst të caktuar dhe nuk gëzon, do të thotë dicka”.
Por larg syrit të tifozëve të Realit, pikërisht në dhomat e zhveshjes, Morata ka festuar, madje si i cmendur:
“Në dhomat e zhveshjes kam kënduar edhe unë, sepse pas 12 vjetësh Juventusi është sërish në finale. Mund të ëndërrojmë. Barcelona? Është një nga skuadrat më të mira në botë, por ne mund t’ia dalim me përulësi”.
Tani nuk është momenti që Alvaro të flasë për të ardhmen, sepse rrugët e futbollit janë të shumta.
Njëra prej tyre mund ta rikthejë pas dy vitesh në “Santiago Bernabeu”:
“Kam edhe dy finale për të luajtur me Juventusin në këtë sezon dhe nuk mendoj për asgjë tjetër”.
Ndaj Barcelonës në Berlin, nuk do të ketë asgjë që mund ta ndalojë festën e tij, sigurisht nëse shënon.
Ky djalosh eshte nje “”BURRE i VERTETE ” ,nga ata qe sot numerohen me gishtat e nje dore .
E respektoj qe NUK e KAFSHON DOREN qe e rriti dhe e ushqeu ,por si nje profesionist BERI DETYREN per te cilen paguhet .
Ne nje transferim te mundshem tek REALI do te rezultonte Fatalitet sii per vete Moraten ashtu dhe per REALIN sepse UJI nuk rrjedh Kurre 2 here ne te njejtin VEND .
Uroj qe ti shenoj Gol dhe BARCES dhe ta fitoje Ch-leaguen ,sido qe me duket Mission impossible !
Fundi I real….si quhet reali Galaktikos???? HAHAHAHAHAAHAH
Kthimi prapa është një impuls i pandërgjegjshëm.Qëndro madhështor me largimin që bëre dhe u rreshtove në rradhët e Piemontezëve.
“”GMT” !
Perpos njohurive historiko-gjeografike-letrare qe posedon ,ke dhe tagrin SEPSE di si asnje ,,,qe ti Skedosh, Memorizosh dhe ti Perdoresh ON-LINE sa here qe te paraqitet rasti .
Do ti beja me dije MORATES gjithashtu qe te jete IRREVERSIBLE ,sepse ndryshe nga REALI qe eshte klub mercenaresh ,BAYERNI dhe vecanarisht JUVENTUSI e kane fanellen te RENDE dhe te pa-shiteshme
Je gjigand Totila,jam i detyruar të të pyes se çfarë opinioni ushqen për modelin e autoritetit tim(unë nuk kam idhuj) për portierin e njohur Jose Angel Iribar?!