Ançeloti në pikëpyetje, Zidane pasuesi i tij te Reali?

14 Maj 2015, 15:23Sport TEMA

Garet Bejl, Iker Kasijas apo Kristiano Ronaldo?

Kush e ka fajin për eliminimin nga Championsi?

Për tifozët e Realit nuk është asnjë prej këtyre, por një tjetër dhe gishti drejtohet nga Karlo Anceloti.

Italiani shikohet si përgjegjës për këtë zhgënjim të madh, që mund të ketë pasoja të rënda për fatin e tij në Santiago Bernabeu.

Zëvendësimi duket i pashmangshëm dhe pasuesi është gati, me presidentin Perez që preferon francezin Zinedine Zidane në stolin e Realit.

Jashtë nga çdo gjë dhe pa asnjë titull.

Klubi madrilen ka ngritur një mur të heshtur përballë nervozizmit të tifozëve që kërkojnë kokën e fajtorit.

E ardhmja e Ancelotit në këto kushte duket se e ka marrë drejtimin.

Shanset për ta mbyllur kontratën deri në qershor 2016 janë minimale, për të mos thënë zero, por kush mund të jetë pasuesi i tij?

Siç thamë edhe më sipër, në Spanjë janë të bindur për Zidane, i cili në fakt nuk ka shumë kohë që mori licensën nga UEFA.

Në qarkullim gjithashtu ka kandidatë të tjerë, mes të cilëve Jurgen Klop, Rafa Benitez e Roberto Mancini.

Ndërkohë, mediat angleze aludojnë se në rast largimi, Anceloti mund të rikthehet në Premier League te Mancester Siti.

Janë ditë vendimtare.

Merkatoja e trajnerëve mund të quhet e hapur.

11 komente në “Ançeloti në pikëpyetje, Zidane pasuesi i tij te Reali?”

  1. GMT says:

    Gabimi më i madh pas dorëheqjes me pahir të Ancelotit do të ishte emërtimi i Zinedin Zidan-it si kryetrajner i Realit.
    Si lojtar ishte i kompletuar por si karakter human një minierë e përbotshme mangësish dhe vesesh.Është i kompleksuar,në kërkim të identitetit të përhershëm kombëtar(asnjëherë nuk e kam dëgjuar të deklarohet si algjerian)pa eksperiencë në detyrën e re,dinak,tinzar dhe jo autoritar për të qenë në krye të një klubi ruajal si Real Madridi.Apriori inkuadrimi i tij do të ishte dështim me aq sa unë e njoh futbollin.Pas kësaj fijaskoje me Juventusin klubit mbretëror i duhet një mentalitet prej ngadhnjimtari,vetëmohuesi që si preferencë e imja do ishte askush tjetër pos Jürgen Klop.
    P.S.Përshëndetje Totilas,Bestit & Maradonas.

    1. Best says:

      GMT
      Gracias muchachos (o hombre)
      Ke bere komentin me te bukur deri tani, me pelqen
      Nuk mund ti lihet reali Zidanit, jo tani te pakten
      me mire anceloti se sa ai
      Lojtar gjigand, por besoj jo trajner per kete moment
      Klop do ishte adapt
      Realit i duhet nje gjenerate e re, e qete, dinamike, me energji, pa vese dhe mbi te gjitha pa perez
      Te pakten te marre ne 5 vitet e ardhshme ndonje kampionat, kupe apo champions
      ndryshe nese do merren me pune te nendheshme, ta harrojne
      Te pershendes edhe une GMT

  2. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    ANCELOTI eshte trajner qe vuri rregull ne nje TABORR te Shpartalluar nga Sharlatani MURINJO , por mbrteteroret jane mesuar qe ta “HANE te GJALLE BARCEN “.
    Hitleri kaloi ne Histerizem me planin e tij “BARBAROSA ” qysh se sulmoi BRSS nea te 22 Qershor te 1941 ,kurse FRANKUA e quajti te Mbaruar Luften Civile Ate dite qe e ktheu Qytetin e BARCELONES ne Det Gjaku ne fund -marsin e 1939 .
    ZIDANJA per mua sido qe e urrej si karakter e rendis te PESTIN si lojtarin me Inteligjent ( (( ka koeficient te larte te lindur per futboll ,jo per Intelekt natyral te fushave te tjera )))te te gjitha KOHERAVE sipas kesaj renditje :
    1-2 – MESSI-MARADONA -MESSI ( nuk vendos dot )
    3-BAGGIO
    4-KIXHA
    5-ZIDANE
    ,por mendoj se nuk i ka kaoacitetet e duhura qe t mare kaq shpejt n edore dhe te VOZITE nje MAKINE kaq te RENDE si ate MADRILENE .
    Veshtire do ta kete qe te menaxhoje Ronaldon qe ne nje TEPSI me 11 ISE i do qe te gjitha per vehte dhe nuk le asnje per shoket .
    Por sic thote ketu dhe “”ENGLANDI “,,, per te gjithe ka NJE HERE te PARE .
    Por per nje gje jam i sigurte qe :
    ZIDANE do te dije qe te eci ne gjurmet e ANCELOTIT duke ruajtur maredhenie Korrekte reciproke midis REALIT dhe BARCES .
    Sidoqofte i uroj suksese ne te mire te futbollit dhe konkurences se ndershme !

    1. Best says:

      Totila
      GMT ka te drejte
      Zidane jo tani trajner inje skuadre te madhe
      Do ishte shume gjynah qe nje ish lojtar i madh te deshtonte qe ne fillim me nje skuader te malle
      e kupton dhe vete
      do ishte si i thote spanjolli borrachos fracaso
      Une besoj se Zidane eshte i zgjuar dhe nuk do e pranonte kurre ne keto momente
      ndoshta pas nja 2 vitesh besoj po
      Memire Klop sic thote GMT se eshte energjik
      do ishte fantastike treshja Cholo-Klop-Enrike
      oplus Emery dhe Nuno Gomez apo ai Valverde dhe Marcelino
      do kthehej futboll-machine pastaj e do kenaqej gjithe bota

  3. ramy exsiqi says:

    Sa experta ka shqiperia?
    Ne te gjitha fushat. Prandaj kemi ekonomine dhe futbollin me te mire pas gjermanise

  4. Best says:

    Ramy
    Ketu ndahen mendime tifozesh, nuk behen ekspertiza
    ndonjehere ato qe komentojne ketu japin edhe informacion, kurse admini apo gazetaret i konvertojne ne lajme interesante
    ndaj eshte forumi ketu
    qofte per korrigjime, pasaptesi, plotesime dhe te tjera
    Ndaj behen anketat ndonjehere (nese ruhet pavaresia dhe nese nuk manipulohen)
    Mendimi i shumices gjithnje vlen, pavaresisht ekspert apo jondaj si ne ekonomi, sport, politike etj etj behen sondazhe te ndryshme
    nuk ka te beje me ekspertizen fakti psh nese duhet teknik i ri ekipi apo jo
    sepse rezultatet e para dhe e dyta mendimet e mbledhura nxjerrin konkluzionin
    Psh.
    Nese Reali do kishte fituar, ti Ramy (e marr per shembull kete) do beje te tjera komente ketu apo jo?
    Mund te shkruaje troffeu i 11-te
    do e shkepim Barcen
    e te tjera si keto
    por meqe humbi, i fut nje kritikologji per te tjeret duke bere ironi se sillen si eksperta
    gjithsesi eshte mendimi yt

  5. GMT says:

    @ramy,Debatet e kërkojnë prezencën e analistëve.ekspertëve por edhe të tifozëve që janë shumë subjektivë dhe i japin komunikimit një larmishmëri të madhe.Retorika kryesisht është sportive por nuk mungon edhe ajo edukative.Ka shumë njohës të historisë së futbollit këtu që komentojnë dhe që mund të ligjërojnë dhe të mbajnë seminare gjithandej.Gazeta “Tema” është gazeta me numrin më të madh të komentuesve të profileve të ndryshme që nga ata më të ngriturit gjer tek ata më banalët.Por e gjithë kjo i jep një sharm vezëllues vetë gazetës.

  6. nji uj selite te lutem says:

    JURGEN KLOP esht trajneri duhur per REALIN me GLOP reali i kthehet suksesit esht nga trajneret me te mir ne bot,larg ITALIANVE ta shkaterrojn ekipin.

  7. agim says:

    Gabimi me i madh esht shitja e Di Maris dhe O
    zilit

  8. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    italianet ? ,si italianet ,u mjafton dhe nje gol i vockel qe ta ruajne si hajmali dhe te shpallen si MBRETER !
    Globi apo Klopi ,Gopi apo Ciklopi eshte i mire por eshte me shume emocional se c’duhet ,,,ne nje Kamp si Reali ku humbjen e perjetojne sikur te ishte fundi i botes .

  9. Qatip says:

    PERSHENDETJE
    more mund te me thoni sa koh qe ZIDAN ishte ne stolin e REALIT si tranejer I 2 si doli REALI dhe ku vajti pas largimit te ti se jam nje cik budalla nga futbolli po pati mundesi ndonje specialist te me kthej pergjigje ju lutem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje