Baloteli me 175 km/orë, i hiqet patenta

16 Maj 2015, 15:54Sport TEMA

Mario Baloteli përbën më shumë lajm jashtë fushave të futbollit sesa brenda tyre.

Sulmuesi 24-vjecar i cili po kalon një periudhë të errët në Premier League me Liverpulin, ka përfunduar sërish në qëndër të vëmendjes së mediave italiane dhe atyre angleze për një veprim aspak të hijshëm.

Gjykata i ka pezulluar patentën për 28 ditët ardhshme dhe ka dënuar me 1250 euro gjobë Supermarion për thyerje të rregullores.

Ky vendim i gjykatës angleze ka ardhur për shkak se Baloteli 3 dhjetorin e kaluar është ndaluar nga policia teksa ngiste Ferrarin e tij M62 në mesnatë me një shpejtësi prej 175 km/orë.

Ish- sulmuesi i Milanit, Manhester Sitiit dhe Interit në atë moment u arsyetua me faktin se nuk e kishte kaluar limitin e shpjetësisë por kjo nuk i mjaftoi Balotelit për ti shpëtuar dënimit.

Cështja kaloi në gjykatë dhe kjo e fundit e shpalli fajtor Supermarion i cili përvec se duhet të paguajë 1250 euro gjobë, për 28 ditët e ardshme duhet të udhëtojë gjithmonë si pasagjer pasi i është pezulluar leja e drejtimit.

1 komente në “Baloteli me 175 km/orë, i hiqet patenta”

  1. z says:

    Po ky duhet te filloj nga deget te evuloj,e jo te ulet ne sedilen e ”kalit te harlisur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje