Pep Guardiola po kritikohet nga tifozët, por ka mbështetjen e punëdhënësve të tij.
Drejtuesit e Bajernit të Mynihut mbeten të bindur se trajneri 44 vjecar ëshrtë njeriu i duhur për të cuar skuadrën përpara, sic bën të ditur shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rumenige.
Në drejtim të Guardiolës kanë vërshuar kritikat pas eleminimit të Bajernit në gjysmëfinalet e Champions League nga ish- skuadra e tij, Barcelona.
Bajerni e fitoi ndeshjen e kthimit 3-2 ,por u mund 0-3 me rezultat të përgjithshëm, me përzgjedhjen e Guardiolës për formacionin dhe taktikat e tij që u vunë në akuzë pas ndeshjes:
“Ka një tendencë anti-Guardiola për momentin në klub. Unë jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Vetëm së fundmi njerëzit kanë filluar të krahasojnë cdo sezon me triumfin e trefishtë të 2013, por nuk duhet se ne e kemi bërë dicka të tillë vetëm një herë në 115 vjet”, tha Rumenige.
Kontrata e Guardiolës në Allianz Arena përfundon në verën e 2016 dhe ai u lidh nga raportimet me një transferim te Mancester Siti para se vetë trajneri të deklaronte publikisht se do të respektojë deri në fund kontratën me Bajernin.
Rumenige shprehet se diskutimet për të ardhmen e tij do të fillojnë në fund të sezonit, por ai shpreson që trajneri të zgjasë akoma më tepër qëndrimin e tij në Gjermani:
“Në janar ramë dakord se do të flisnim për të ardhmen e Pep në gjysmën e dytë të 2015. Ai e di mendimin tim. Unë shpresoj që ai të qëndrojë pasi i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një trajner i mirë. Skuadra është shumë e lumtur me të”.
Rumenige shtoi se ndaj Barcelonës, Guardiola pagoi një cmim të shternjtë nga dëmtimet e shumta ndërsa bëri të ditur se mund të fillojnë menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratave me Bastian Shvainshtaiger, Ksabi Alonso dhe Dante, pasi të tre futbollistët do të hyjnë në vitin e fundit të kontratatve të tyre aktuale.
Unë gjykoj se Guardiola i ka konsumuar të gjitha kreditet që i janë dhënë nëqoftëse nuk janë të mjaftueshëm dy tituj kampioni në Gjermani.Edhe po t’i jepej shansi për një vit akoma jam i bindur që nuk do ia dilte.Bajerni nuk është nga ato klube që shpenzojnë 100 mil.€ për një futbollist por ndërtojnë një organizim të atillë brenda skuadrës duke injektuar shpirtin gjerman dhe me një fond modest të lojtarëve që janë kuadër të ngadhnjejnë në çdo kompeticion prestigjioz duke mos përjashtuar as ligën e kampionëve.Guardiola nuk mund t’ia dalë me këtë fond lojtarësh ngase nuk mund ta injektojë pikërisht këtë shpirti gjerman brenda skuadrës duke qenë vetë një Idalgo spanjoll.
Duket si Astrit Hafizi,jo si Rumenige…..
Nuk jemi ne me te mencur per futbollin se Rumenige.
Une do te thoshja se jam dakord me “GMT ” ,por Guardiola dhe filozofia e tij qe per mua jane EKSTREME nuk ngjisin dot tek BAYERNI sepse BAYERNI dhe lojtaret e tij nuk KANE AS KAPACITEETT me MINIMALE per ti Inplementuar keto IDE GJENIALE .
FILOZOFIA e GUARDIOLES e kam thene qe eshte STEREOMETRI si ne hapesire ashtu dhe ne kohe .
Ne se do t shikosh se si BAYERNI ka ndryshuar modulin e lojes ,mua me kujton te Famshmin NORMAN WIDSON ne rolin e nje madsme me taka ,si nje EKIP ARLEKINESH ( nuk duan qe ti ofendoj si ekip ,por deri ketu e kane hapin .))
Ne se ketyre lojtareve do tu sillje perseri HEINCKESIN ,BAYERNI do te “HAPTE perseri VARRE te REJA “”.
Ne nuk n apyet njri ,por GUARDIOLA duhet te iki sa me pare nga BAYERNI sepse njeri sosh eshte i pa-afte ,ose GUARDIOLA ose ekipi ,por jo gjithe ekipi ,sepse ne fund te fundit nuk ka KLASE te KEQE ,por ka MESUES te PA-AFTE.