Ramos shpërthen kundër Kristiano Ronaldos: Luan vetëm për veten dhe golat e tij

16 Maj 2015, 17:44Sport TEMA

Eliminimi nga Juventusi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve dhe barazimi me Valencian, që i dha mundësinë Barcelonës për të vendosur njërën dorë në trofeun e titullit kampion në Spanjë, ka trazuar ujërat, edhe ashtu të turbullta tek Reali i Madridit.

Disa media spanjolle shkruajnë për një krisje të fortë mes Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas madrilenes “El Chiringuito”, Ramos ka kritikuar fort Ronaldon në ndeshjen e parë me Juventusin në Torino, të cilën madrilenët e humbën 2-1. Ronaldo shënoigolin për madrilenët, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar kritikave të Ramosit.

“S’mund thjesht të shënosh golin tënd të pavlerë dhe mos të të interesojë pjesa tjetër. Duhet të sakrifikosh më shumë për skuadrën”- mësohet t’i ketë dhënë në përfundim të ndeshjes Ramos Ronaldos, gjithnjë sipas “El Chiringuito”.

I njëti burim thotë se kulmi ka mbërritur në ndeshjen e kthimit në Madrid, ku skuadra e drejtuar nga Ancelotti barazoi 1-1 me bardhezinjtë e Allegri-t, e për pasojë humbi biletën për në finalen e Berlinit, ku e priste Barcelona.

Mesa duket Ramos-it nuk i pëlqeu gjesti i Ronaldo-s pas shënimit të golit me penallti dhe mediat madrilene shkruajnë se ai është mjaft “i inatosur me rritjen e vazhdueshme të arrogancës së Ronaldos”.

15 komente në “Ramos shpërthen kundër Kristiano Ronaldos: Luan vetëm për veten dhe golat e tij”

  1. Argita_B says:

    Ramos mund te kete te drejte me arogancen, po faktet jane kokerorta, Ronaldo ka hyre ne historine e Realit si shenuesi me i madh ne historine e klubit me te madh ne bote. Neser Ramos do harohet nga tifozet e Realit, Ronaldo do ngeli.
    E kemi apo jo qef eshte thjesht fenomenal.
    Asne lojtar tjeter ne historine e Realit nuk ka arritur te shenoje kaq gola ne kaq ndeshjésa ka luajtur Ronaldo, as Di Stefano, as Raul, as Koppa.

  2. tz says:

    Koqe,nje te treten e golave me penallti, dhurate, dhe gjithe ekipi luan per te,nuk e shikon xhelozine qe ka per Bale,ai ishte idhulli I Bale.cfar ka tjeter pervec shpejtesise dhe forces Ronaldo.me trego vetem nje driblim te tije.

    1. G says:

      Te lumte goja mor bir! Kjo eshte per ti treguar injoranteve te tjere se kush eshte Ronaldo

  3. argenti says:

    Ti Argita mire e ke ka hyre ne historine e Realit si lojtari me arrogant qe Real Madrid ka pasur ndonjeher,dhe sa per fenomenal vetem i tille nuk eshte…

    1. Nikoja says:

      Tash a i ka ba golat me penallti apo me gjujtje denimit me kame apo me kry ashte nje problem qe nuk merr shume koment ….Ronaldo ashte fenomen apo jo kete duhet me e komentu disa shqiptare qe rrine ma shume neper kafe e perball ekranit te televizionit si puna e vetme qe bajne …..Dilni nje here para pasqyres dhe shihni cfare keni arrite ju ne jete ???Pastaj shihni ku ka arrite Ronaldo e si i ka arrite ? Ashte turp per sejcilin komentues qe duke dashte me komentu me tifozllek ofendon nje lojtare te mrekullueshem ,trajnere etj .Ronaldo ,Mesi ,Ibrahimovic ,Riberi jane futbolliste qe i kane dhane ekipeve respektive sa kane mujte por edhe kane perfitu ,pa tjeter .Por kjo s’na e jep te drejten ti ofendojme ne qe thjeshte jemi tifoza te randomte .

    2. Argita_B says:

      Argenti,
      Ronaldo nuk eshte as filozof, as muzikant, as profesor apo ku di un….eshte thjesht futbollist sulmues dhe ajo qe i kerkohet eshte te beje gola ne menyre qe ekipi qe luan te fitoje, ashtu si te gjithe futbollisteve te tjere.
      Diten kur Ronaldo do te kerkoje te mari testren e qpartise komuniste dhe i kerkohet biografi e mire, atehere flasim per arogancen.
      Un flas thjesht per golat , per statistikat, sa jam ber kaq, perveç Messi e Ronaldo nuk kam pare asnje futbolliste ne histori te kete kete nivel per tete vjet rrjesht.
      Nese ti ke ndonje emer sille, une nuk gjej dot ndnje tjeter ne te gjithe historine e futbollit.

      1. fusha says:

        Maradona gjat gjith karrieres tij si futbollist, sa kupa bote fituan ronaldo dhe mesi

      2. argenti says:

        E para nuk ka 8 vjet rresht ne keto nivele ;eshte MESSI ai qe ka 8
        vjet rresht ne keto nivele perjashto periudhen e demtimit pas ndeshjes se champions league me paris saint germain …. penaldo mund te jete lojtari me i mire tek real madrid po kurrsesi me i miri ne bote e aq me pak nje fenomen sic e cuan ti ….nqs ti aderon ne partine komuniste apo ne ndonje parti tjeter mund ti japesh teseren e partise qe aderon ne……. kujdes kur ben krahasime Penaldo -MESSI sepse MESSI eshte thjesht i pa konkurueshem me nje fjale i perket tjeter planeti

        1. Argita_B says:

          @argenti,
          Ronaldo ka fotuar topin e pare te arte 7 vite me pare, pra per sezonin para ardhes, me pas fitoi Messi 4 trofe dhe Ronaldo dy te tjera. Keshtu qe ka 8 vjet qe luan ne kete nivel dhe prej tete vjetesh ka dale ose i pari ose i dyti dhe nje here i treti mos gaboj kur Spanja doli kampione Botes.
          Ronaldo ashtu si dhe Messi eshte shpallur lojtari me i mire ne bote, kete nuk e them une po ky eshte fakt i verifikuesh. Te pelqen apo jo ty kjo eshte gje tjeter po Ronaldo eshte i vetmi lojtar te Reali i Madrdit qe shenon me teper se nje gol per ndeshje qe kur luan te Reali.
          Per informacion Messi nuk shenon me teper se nje gol er ndeshje qe kur eshte te Barcelona dhe ky eshte fakt.
          Personalisht nuk krahasoj Messi me Ronaldo pasi e konsideroj veten me fat qe shoh fenomene te tille te luajne futboll ne te njeten kohe.
          Jane mediat ato qe kerkojne ti krahasojne per te shitur tirazhe.

          @fusha. Maradona ka fituar kupen e botes dhe eshte shume e vertet por nuk ka luajtur kurre me konstancen qe luajne Messi e Ronaldo sot. Maradona ishte gjeni, fantastik po kurre nuk ka patur stabilitetin e as statistikat e Messi me Ronaldo.

  4. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Ne nje kohe te dyte me te pershtateshme do tu bje nje analize rreth konkurences artificiale Ronaldo -MESSI ,per tu treguar njehere e pergjithmone kush eshte MESSI dhe kush eshte Penalda- Red-nalda ,Ronalda ,me shifra dhe krahasime midis tyre ,por vetem per periudhen qysh RonaldA u shfaq ne Bernabeu ne gusht 2009 ,duke inkluduar te gjitha si golat si trofete ,ekipore dhe individuale ,Vlerat e golave ,piket qe i kane siguruar ekipit me golat ,kualifikimet, skualifikimet , kontributi i golave ne marjen e trofeve ,asistet ,presingun ,mbrojtjen ,rrugen deri tek goli ,koeficientin e veshtiresise se golit ,gjeografine e golave ,sa ndeshje kane shenuar pa u ndalur ,shperndarjen e golave ,sa me aksion te rregullt ,sa me loje te ndaluar ,sa nga PIKA e Bardhe ,sa nga Goditjet e denimit ,sa eshte numri i kartonave te mare ,sa te verdhe ,sa te kuq ,sa kane ndihmuar golat ne marjen e trofeve ,sjelljen ne fushe ,sjelljen me kundershtarin ,sjelljen me shoket e skuadres ,cili eshte kontributi me kombetaret respektive ,cili e coi direkt ne Boteror kombetaren ,cili e coi e Play-Off , cili u skuaifikua qe ne fillim dhe cili beri rruge me te gjate ,kush nga ekipet e te dyve mori humbje me turperuese ,cili jo ,sa eshte mesatarje e golave t shenuar ,cili ka thyer me shume rekorde te pathyera ndonjehere , si dhe qysh jane mare Trofete e “”Topave te Arte ” ,cili ka mare me shume La-Liga per 6 vjet dhe sa ,cili ka mare me pak ,cili ka luhatje ne shenimin e golave ,cili jo .
    ,Do t’me duhet nje fare kohe per kete pune dhe ti mbyll njehere e mire diskutimet shterpe qe mese shumti vijne nga xhelozia dhe nga SINDROMI i INSIFICIENCES
    Sa per garniture :
    RonaldA nuk ka problem vetem me Ramosin (( qe vete ky Ramosi ,Arbeloa ,Alonso ,Koentrao ,Marcelo ,Ronaldo ) u perdoren nga karagjozi Murinjo gjate kohes qe ky trajnoi Realin 2010-2013) por dhe me Legjnden KASIJAS ,BALEN e ndonje tjeter .
    Por nuk eshte vetem kjo ,por ka dhe te tjera gjera qe as u duket MAJA e AISBERGUT ,n elidhje me merkaton ,SHITJEN dhe BLERJEN ,perfitimet e PEREZIT ,deri tek Kompanite qe lobojne artificialisht per RONALDON deri tek Turpi i Blerjes dhe dhenjes pa asnje merite e 2 Topave te Arte RonaldEs etjera .
    Do t’a gjeje kohen por perpara se te filloje Kampionati i Amerikes Latine .

    1. Argita_B says:

      @Totilla,
      Ti flet per xhelozi, per insificiences..!!! Harron qe ben te njeten gje kur flet per Ronaldo. Sot ne bote vetem nje lojtar ka fituar me shume topa te arte se Ronaldo. Sa per vitet qe kaluan dhe Ronaldo fitoi topin e arte, ti thua se i bleu, kurse faktet thone se ishte golashenuesi me i mire ne Evrope, theu rekordin e golave te shenuar ne Ligen e Kapioneve, fitoi Ligen e kampionove, ne nje kohe qe Messi nuk realizoi asnje nga keto, ndaj dhe doli i dyti.
      A e kupton sa qesharak behesh kur mbush çarçafe me faqe ketu dhe shkruan per mardheniet e Ronaldos me Ramos, Kasijas e shoke!!!
      Je teper i indoktrinuar nga sistemi komunist dhe i fiksuar te biografia e futbollisteve. Sportdashesve nuk i intereson shume a zhkon mire nje futbollist me nje tjeter, pasi keto jane lajme per gazetat people e jo ato sportive.
      Ronaldo do apo nuk do ti, me fakte do te jete per disa jave lojtari me i madh i te gjitha koherve te Reali, pasi me statistika ka arritur ate qe me te medhenjte e gistorise se Realit realizuan duke luajtur dyfishin e ndeshjeve qe ka luajtur Ronaldo te Real.
      Te mohosh fakte kaq evidente sa keto duhet te kesh probleme psiqike!!
      Te te mos te pelqeje Ronaldo, stili lojes, tipi i tij kjo nuk ka ndonje gje jo normale, po te transformosh te verteten, vetem ti e mer guximin dhe e ben.

      1. sefer ziu says:

        biogarfia u behet njerzeve dhe jo roboteve, prandaj me dukesh pak mangut nga pikpamja e njohjes humane,zonja argita, nuk besoj se je e saliut?

      2. TOTILA DIREKT PRENOST says:

        “ARGITA ” ta kam HIPUR dhe nuk do te ZBRES me KURRE deri sa te jesh gjalle si Gjallese apo gjitar !

  5. al says:

    hajde o Ramos se ti vete je per te shit hudhra ke pazari i ri, po he…

  6. shaban says:

    Po Ramos nuk e ka pare te filmuar ndeshjen mbas perfundimit dhe te krahasoje lojen e tij si ne mesfushe ashtu dhe ne mbrojtje pastaj te flase per ndeshjet e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje