Berardi, “macja e zezë e Milanit

17 Maj 2015, 16:48Sport TEMA

Milani konfirmon edhe njëherë tjetër sezonin shumë negativ që po zhvillon duke humbur edhe në transfertën e Reggio Emilias përballë Sassuolos.

Domenico Berardi, Milanin e ka skuadrën e tij të preferuar dhe pasi shkarkoi Massimiliano Allegrin nga detyra 16 muaj më parë me më një poker golash sulmuesi i talentuar i Sassuolos realizoi tre herë edhe mesditën e kësaj të diele duke i dhënë fitoren 3-2 skuadrës së Di Francescos.

Në Mapei Stadium ku në stolin e Milanit u rishfaq edhe Stephan El Sharaawy pas dëmtimit 6-mujor ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të.

Një goditje pa shumë pretendime e Berardit nga distanca nuk u prit sic duhet nga Diego Lopez që arriti ta kontrollonte topin kur pjesa më e madhe e tij e kishte kaluar vijën fatale.

Për asistenin e vijës fundore ishte gol, gafë më të vërtetë e rëndë e Diego Lopez, Milani duhet të niste gjithcka nga disavantazhi 1-0.

Reagimi i kuqezinjëve mungoi dhe në të 31-tën Berardi shënoi edhe golin e dytë personal duke i cuar shifrat në 2-0.

Por pa kaluar ende 2 minuta Bonaventura riktheu skuadrën e Inzaghit në ndeshje duke rihapur takim me golin e 2-1.

Milani arriti të gjente barazimin në minutën e 51-të me mbrojtësin brazilian Alex, por ndeshja u vështirësua për kuqezinjtë kur Bonaventura 6 minuta më pas mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me një lojtar më pak.

Nga ky moment ndeshja foli e gjitha për Sassuolon që gjeti golin e fitores sërish me Berardin në të 78-tën duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Në fund Milani mbeti me lojtarë pasi kryesori Guida i tregoi në fytyrë kartonin e kuq edhe Susos për një ndërhyrje të rëndë ndaj Maganellit.

Për tu përmendur rikthimi i El Sharaawy-it në fushat blerta, me sulmuesin e kombëtares italiane që hyri në fushë në minutën e 78-të.

1 komente në “Berardi, “macja e zezë e Milanit”

  1. s.h. says:

    Kush je ti qe ben kete koment ; do jesh ndonje interist , sepse nuk gjykon objektivisht ; dy golat e pare ishin , i pari pa kaluar vijen , dhe i dyti nisur nga nje pozicion dukshem ofsajt …MIlani vec krizes personale vuan edhe padrejtesite e gjykimeve …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje