Crown Agents sjell ndeshje kriketi dhe mbrëmje humori me Tony Hawks

18 Maj 2015, 12:17Sport TEMA

Crown Agents do organizoje dy aktivitete gjate ketyre dy javeve, ne kuadrin e Komponentit te Pergjegjesise Sociale te programit.

Aktiviteti i pare eshte nje mbremje humori me komedianin britanik Tony Hawks, e cila do te zhvillohet ne daten 22 maj, prej ores 20.30, tek Hotel Rogner. Te gjitha te ardhurat qe do te mblidhen nga mbremja do t’i shkojne per bamiresi nje qendre kujdesi per persona me nevoja te vecanta dhe aftesi ndryshe. Mbremja do te perfshije humor, tregime, filmime te shkurtra nga udhetimet e Tonit ne vende te ndryshme, perfshire Shqiperine ne vitin 1991, etj. Toni do te shkruaje gjithashtu edhe nje artikull per Shqiperine ne pragun e sezonit turistik, pas vizitave ne qytete te ndryshme te  Shqiperise. Artikulli do te publikohet ne britaniken The Sunday Times.

Aktiviteti i dyte ka te beje me promovimin e sportit te kriketit (cricket) ne Shqiperi. Aktualisht po formohen dhe trajnohen dy skuadra te cilat do te luajne ndeshjen e pare ‘nderkombetare’ te kriketit ne Shqiperi, ne daten 24 maj, ne oren 16.00. Pas kesaj ndeshjeje, nga dita e Hene (25 maj) deri te Premten (29 maj), ky sport do te promovohet ne disa shkolla publike ne Tirane, ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Sporteve.

2 komente në “Crown Agents sjell ndeshje kriketi dhe mbrëmje humori me Tony Hawks”

  1. lili says:

    Kur te shohish sa na Kane kushtuar per asgje,kupton pse tallen keta me ne keshtu!

  2. but says:

    Pu pu pu sa turp, kto losin kriket dhe ne dogana vidhet e behet kontrabande haptas. Perfundimisht ky vend s behet me. Iken nje pale hajduta dhe erdhen nje pale tjere me te sofistikuar. Hallall ed rama se e ke rregullu doganen me shtylla botoni dhe xhepista pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje