Berluskoni: Mafia, pizza dhe Milani, imazhi i Italisë në Botë

18 Maj 2015, 15:28Sport TEMA
Berluskoni: Mafia, pizza dhe Milani, imazhi i Italisë në Botë

Silvio Berluskoni rikthehet të flasë për të ardhmen e Milanit.

Presidenti i kuqezinjve thekson edhe një herë se është në kërkim të një ortaku që do të garantojë rikthimin e skuadrës në majë të futbollit Europian.

“Historia e Milanit është fantastike.

Bashkë me Realin e Madridit është skuadra më e titulluar në botë.

Gjatë 30 viteve që drejtoj klubin, kemi arritur shumë suksese me Milanin, që është shndërruar edhe në imazhin e Italisë.

Dikur në një vend të Lindjes më dhanë se tre imazhet që përfaqësojnë Italinë në botë janë mafia, pizza dhe Sofia Loren, ndërsa sot thonë mafia, pizza dhe Milani.

Kam kuptuar që Milani përfaqëson një markë të fortë.

Kemi 350 milionë tifozë në të gjithë botën.

Shpresoj të gjej një financues që mund ta cojë përpara Milanin me investime të reja.

Në të kundër do të vazhdoj të jem president dhe do të ndërtoj një Milan të gjithin italian.”

Një pyetje për Inzaghin, në një moment shumë të vështirë për kuqezinjtë, ishte e pashmangshme:

“Pippo ka ndërtuar marrëdhënie shumë të mirë me grupin, por në disa raste kemi patur vizione të ndryshme. Megjithatë kjo është një cështje që do ta diskutojmë në momentin e duhur.”

Më tej Kavalieri shtoi se i ka kërkuar Inzaghit të aktivizojë të rinjtë, për kjo kërkesë e tij nuk ka marrë një përgjigje nga trajneri.

3 komente në “Berluskoni: Mafia, pizza dhe Milani, imazhi i Italisë në Botë”

  1. GMT says:

    Është i papërsëritshëm Kavalieri.I madhërishëm edhe në vogëlsira.Hamshor i vërtetë,qefli i pandreqshëm grash.Kur një gocë e re i kërkoi numrin e telefonit Kavalieri iu përgjegj.Sa e pamëshirshme je me mua! E deklaronte hapur,thoshte unë nuk jam një shenjtor.Disa e quanin si plak të dalldisur por ajo çfarë nuk mund t’i mohohet jasht çapkënllëqeve është kontributi i tij tek Milani.Me trion gjigande;van Basten,Gullit,Rijkard e ngriti Milanin në Panteonin e më të mëdhenjve.

    1. Rubikon says:

      Ta dha numrin si perfundim ?

  2. armand_82 says:

    Mjaft Milani oo trajtohet si send,ka dale ne pazar dhe kush i paguan me sh7me,ky duhet shporrur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje