Paraja nuk sjell lumturinë dhe nuk garanton as titujt.
Ky paralelizëm mund të përdoret shumë mirë kur krahason trajektoren e dy gjigandëve të futbollit spanjoll Barcelonës dhe Realit të Madridit përgjatë 15 viteve të fundit.
Invistimet kanë qenë të mëdhaja nga të dy kampet por suksesi sportiv ka shoqëruar në pjesën më të madhe të kohës Barcelonën edhe pse katalanasit kanë shpenzuar më pak para se Reali i Madridit në merkato.
Në 15 vitet e fundit blaugranat kryesojnë 7-5 përsa i përket titujve kampion në Spanjë ndaj Los Blancos, ndërsa në Champions Barca ka triumfuar 3 herë ndërsa Reali 2 herë, pa përmendur këtu finalen e këtij sezoni që skuadra e Luis Enriques do të ketë kundër Juventusit në Berlin, ku do të synojë të fitojë trofeun e saj të 5-të në historinë e këtij kompeticioni.
Për një total prej 22 trofesh në një dekadë e gjysmë drejtuesit e Barcelonës kanë shpenzuar në merkato 1 miliardë e 49 milionë euro, ndërsa plot 400 milionë euro më shumë ka nxjerrë nga arka e tij Reali.
Blerjet më të mëdha të Realit kanë qenë ato të Bale, Ronaldos, James Rodriguez, Zidane, Kaka dhe Figos, ndërsa Barca ka shpenzuar shifra marramendëse për lojtarë të tillë si Suarez, Neymar, Ronaldinho, Ibrahimovic, Dani Alves etj.
Edhe përsa i përket trofeve të tjerë dhe më pak të rëndësishëm si Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës, Superkupa e Europës apo edhe Botërori i klubeve është Barca që kryeson 12-10.
Në total nga 2001 deri në 2015-n katalanasit kanë fituar 5 trofe më shumë se Reali edhe pse kanë shpenzuar 400 milionë Euro më pak se madrilenët.
Të gjitha këto statistika do të përkufizoheshin më mirë me shprehjen, në futbollin spanjoll është Barcelona skuadra që komandon.
I meriton
Bayerni është klubi financiarisht më i organizuari.Të gjitha klubet e mëdha kanë borxhe me përjashtim të klubit bavarez.