Adriano Galiani premton një Milan të madh për sezonin e ardhshëm.
Administratori i deleguar i kuqezinjëve ka qetësuar të gjithë tifozët duke deklaruar se Milani do të zhvillojë një merkato cilësore për tu kthyer sërish në rrugën e sukseseve:
“Presideni Berluskoni ka shumë dëshirë për ta kthyer sërish skuadrën protagoniste në futbollin italian dhe atë europian dhe unë jam i sigurt që do të zhvillojmë një merkato të fuqishme.
Në 10 vitet e fundit kemi luajtur 3 herë në finalen e Championsit duke e fituar 2 herë trofeun, ndërkohë që kemi qenë edhe një herë në gjysmëfinale dhe në 1 rast në cerekfinale.
Shpresoj të rikthehemi në ato nivele.
Për një gjë të jeni të sigurtë, që Milani i ardhshëm do të jetë më shumë italian”.
Më pas Galiani foli për gabimet e klasës arbitrale në ndeshjen ndaj Sasuolos, që kuqezinjtë e humbën me rezultatin 3-2:
“Për fat të mirë që nga sezoni i ardhshëm do të kemi një strukturë të saktë që do të përcaktojë nëse është gol apo jo.
Nuk dua të flas shumë për vendimet e arbitrave sepse ishin të gjitha shumë të vështira për tu marrë.
Ne u ndëshkuam me dy gola që nuk ishin, pasi në rastin e të parit topi nuk e kaloi vijën fatale ndërsa goli i dytë ishte në pozicion jashtë loje.
Gjithsesi edhe arbirtrat nuk e kishin të thjeshtë të merrnin vendime të sakta”.
Në fund një mendim i Gallanit për Pirlon dhe Tevez që do të luajnë në finalen e Championsit me Juventusin.
I pari u largua nga Milani përpara 4 vitesh sepse kuqezinjtë nuk i ofruan rinovimin e kontratës ndërsa Apashi edhe pse ndodhej shumë pranë Milanit, u transferua te bardhezinjtë:
“E shkuara nuk ka kthim pas.
Është më mirë të shikojmë përpara dhe të përqëndrojmë vëmendjen nga e ardhmja.
Jam i lumtur për ata të dy, por jam i lumtur edhe për Juventusin.
Në kupat e Europës kush luan mirë fiton.
Avancimi i Juves deri në finale është dicka pozitive edhe për skuadrat e tjera të Serisë A”.