Skandali i basteve në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

19 Maj 2015, 14:58Sport TEMA

Shqiptarët janë përfshirë sërish në skandalet e basteve në Itali.

Policia Italiane ka arrestuar 50 shtetas të përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kampionatin Italian, mes tyre dhe dy shqiptarë.

Edmond Nerjaku lindur më 20 maj 1973, biznesmen, si dhe Erikson Aruçi lindur më 3 maj 1990 futbollist janë në mesin e 50 të arrestuarve.

Nga hetimet e prokurorisë Italiane, ka rezultuar se këta shtetas janë përfshirë në trukimin e ndeshjeve të kategorive të ulëta, të Lega pro dhe Seria D.

Arrëestimi i këtyre personave është bërë pas lëshimit të fletarresitit të lëshuar nga prokuroria e antomafias në katanzaro të kalabrisë.

Mes të arrerstuarve gjjenden edhe drejtues klubesh, lojtarë të cilët merrnin udhëzime nga një familje mafioze në kalabri.

Mediat e vendit fqinj shtojnë më tej se, në pranga kanë rënë edhe një agjent policie dhe një eksponent i spikatur i mafias lokale, Ndrangeta, ndërkohë që kontrollet e autoriteteve janë shtrirë edhe në selitë e kompanive të futbollit.

1 komente në “Skandali i basteve në Itali, arrestohen 2 shqiptarë”

  1. GMT says:

    Megjithatë vendi i krimit është Italia,do shpreheshin disa atdhetarë?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje