Simeone: Finalja e Champions do jetë e vështirë, por për Barcelonën

20 Maj 2015, 15:28Sport TEMA

Diego Simeone beson se Barcelona do të ketë një mision tepër të vështirë kundër Juventusit në finalen e Champions League.

Gjithsesi, për trajnerin e Atletikos së Madridit, blaugranat janë favoritë në supersfidën e 6 Qershorit.

“E shikoj këtë finale jashtëzakonisht të vështirë dhe këtu e kam fjalën për Barcelonën.

Juventusi është një skuadër kupash, një rival shumë i fortë në takime të tilla.

E kam thënë gjithmonë se nëse italianët do të shkonin larg, atëherë duhet patur kujdes prej tyre.

Juventusi është si ato skuadra në Kupën e Botës, si Italia për shembull, që njerëzit thonë se pati fat, por pastaj është favorit për të fituar.

Megjithatë, mendoj se Barça ka më shumë shanse se Juve”.

Nga Championsi në kampionatin spanjoll.

Si e vlerëson argjentinasi sezonin e ekipit të tij dhe çfarë mund të ndodhë në të ardhmen?

“Kemi kaluar një sezon të vështirë për shkak të ndryshimeve të shumta.

Deri sa të mbyllet kampionati nuk mund të jap një vlerësim.

Në lidhje me të ardhmen mund të them se unë e dua klubin dhe dua më të mirën për të”.

Në fund, Simeone dha një mesazh të qartë në mbrojtje të një rivali e kolegu njëkohësisht:

“E vlerësoj Ancelotin dhe shpresoj që të qëndrojë.

Eshtë kampioni i Europës për vitin e shkuar.

Nuk jam përfaqësues i tij, por irritohem kur në një situatë nuk vlerësohet gjithçka”.

5 komente në “Simeone: Finalja e Champions do jetë e vështirë, por për Barcelonën”

  1. Forza Juveeee! says:

    Ka ardhur momenti qe Juventusi ta ngreje kupen e Champions! Do jete shume e veshtire por Juve ne fund do ja dali! Forza Juveeee!

  2. Best says:

    Po c’moment ka ardhur a derezi
    se kupton qe eshte vetem show
    nuk e di cfare duhet te ndodhe ate dite qe te fitoje Juventusi trofeun, me gjithe respektin qe kam per kete skuader, se e kam simpatizuar gjithnje si ekip luftarak, pragmatist dhe triumfues
    Dihet raporti qe ka Juvja me finalet Champions
    del shume lehte ne finale, por s’di t’i fitoje
    Te thuash fiton Juvja, duhet te thuash qe do e lere messi ndeshjen se mundesi tjeter s’ka
    dihet se ai po qe ne superforme, nuk le kurre finale t’i shkasin per duarsh
    pastaj te mendosh per atra dy te tjeret, Suarez e nejmar
    Gjithsesi ne futboll ka edhe supriza, por une e shoh 60-40 per barcen

    1. Gjithmone Forza Juve!!! says:

      Flm edhe per 40%! Une jam tifoz edhe 0.00001% te kete un do them gjithmone qe do fitoj skuadra ime…Dje morrem edhe kupen e Italise…Non c’e’ due senza tre” thone italianet ? ( pas dyshit vjen gjithmon treshi) …FORZA JUVE…ESHTE MOMENTI YT!

  3. Realist says:

    Po vjet me Gjermanine Messi e paska lene vete dmth finalen? Apo ishte e shitme dhe ajo?

  4. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Gjermanet pas lemerise qe i bene Brazilit nuk kishte MESS,CRUIF ,MARADONA ,MULLER apo ku di une qe ti ndalonte .
    Argjentinasit qe per mua ekipin me te mire kombetar te te gjithra koherave kane patur ate te ’78 me emra sugjestionues ,luajne jo mire ne grup ,pavarsisht se kane patur elementet me te mire te te gjitha koherave .
    MESSI luajti ne finale me mungese te theksuar BESIMI ne vehte-vehte ,por ai ua shebeu shokeve te pakten 4 raste te 100 per qindta per gol qe ata i shperdoruan + qe NOJERI ne rastin e HIGUAINIT duhej nxjerre automatikosht me karton te akuq dhe te akordohej penallti .
    Gjermanet e ritheksoj se e MERITUAN BOTERORIN !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje