Igli Tare këmbëngul për ta afruar Hysjan tek Lazio

21 Maj 2015, 14:49Sport TEMA

Elseid Hysaj, është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar nga ekipet Italiane.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, me paraqitjetet e shkëlqyera në Serinë A, me skuadrën e Empolit ka bërë që një sërë ekipesh të interesohen për të.

Një ndër to, është edhe ekipi i Lazios, pasi drejtori sportive Igli Tare, e kërkon me ngulm ta afrojë pranë bardhekaltërve.

Lajmi është raportuar edhe nga portal “Lalaziosiamonoi.it”, ku Igli Tare ka rinisur sërish kontaktet me Empolin, për ti bindur sa më shpejt pasi vlera e kartonit të tij pritet të rritet me afrimin e merkatos së verës, duke pasur parasysh interesim e shumë skuadrave.

Sipas disa zërave pritet që Tare të arrijë një marrveshje me shifrën e 3 milionë eurove, por që ende nuk ka dicka konkrete.

Për Hysajn, disa javë më parë u përfol se është në listën e dy prej skuadrave më të mëdha të kampionatit Italiun, Interi dhe Milani, por që ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për ta afruar në Milano./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje