5 të kuq në 3 minuta, federata vlerëson arbitrin

20 Maj 2015, 15:32Sport TEMA

Një ndeshje turpi. Kështu e quajtën në Peru takimin mes Alianza Lima dhe Real Garcilaso, që u skuq në fund nga një breshëri kartonash. Plot 5 herë e tregoi arbitri kartonin e kuq brenda 3 minutash ku kaosi arriti deri aty, sa ishte e nevojshme prania e forcave të sigurisë brenda tapetit të gjelbër. Nuk ishte një finale, por tensioni ishte i tillë si për një ndeshje ku vendoset fati i një titulli apo kupe. Gjithçka nisi kur kryesori Ramon Blanco dha kartonin e dytë të verdhë për Marcos Miers.

Të revoltuar, lojtarët vendas i ngritën bllokadë arbitrit kur ai po nxirrte nga xhepi kartonin tjetër të kuq për Pablo Miguez dhe të njëjtin fat patën edhe dy lojtarë të tjerë, pasi tentuan të pengonin gjyqtarin në punën e tij. Situata doli jashtë kontrollit. Trajneri i Alianza Lima, Guillermo Sanguinetti u hodh me vrap drejt fushës, por edhe ky pa ngjyrën e kuqe nga duart e arbitrit. 5 kartona në 180 sekonda në një takim që Alianza Lima e humbi ndoshta për mungesën e vetëkontrollit të lojtarëve sepse në fund të fundit Ramon Blanco doli i fituar. Arbitri mori vlerësime nga federata për punën korrekte që bëri në një ndeshje kaq problematike.

1 komente në “5 të kuq në 3 minuta, federata vlerëson arbitrin”

  1. Trimi i Xha Jahos says:

    Ka pas ndonjë bast për 5 kartona të kuq? Nuk i dihet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje