Suksesi i dyfishtë në futbollin italian, me titullin e 4 radhazi kampion në Serinë A dhe me triumfin në finalen e Kupës së Italisë e bën tepër të papërsëritshëm sezonin e Juventusit.
Por “Zonja Vjetër” nuk kërkon të ndalet me kaq, përkundrazi synon të përforcohet edhe më shumë në merkato, për të synuar gjithcka edhe sezonin e ardhshëm.
Pas Dybalas, bardhezinjtë kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Edinson Kavanit, të cilit i kanë propozuar një kontratë 4-vjecare më një pagë 7.5 milionë euro në sezon.
Uruguajanit i ka pëlqyer ideja për t’u transferuar në Torino, por më parë duhet bindur Paris Saint Germmain, që është në dilemë nëse duhet të vazhdojë të besojë te Ibra, apo t’i japë më shumë hapësira në formacion dhe skemat e lojës, 28-vjecarit.
Përsa i përket mesfushës, emri i ri që spikat në mediat italiane është Sami Khedira, të cilit i skadon kontrata me Realin në muajin qershor.
27-vjecari kampion bote me Gjermaninë mund të jetë goditja e madhe e Marotës gjatë kësaj vere.
Khedira përfiton te Reali 3.5 milionë euro në sezon, kështu që nuk pritet të dalin probleme përsa i përket pagës.
Një tjetër emër sugjestionues është Alan i Udinezes, bisedimet për të cilin kanë avancuar ndjeshëm.
24-vjecari ka spikatur me friulanët gjatë këtij sezoni, ndaj dhe Juventusi ka nxituar ta bëjë të tijin, për të shmangur sa më shpejt konkurrencën e klubeve të tjera.
JUVENTUSI PASKA BERE PLAN TE BLEDHI TE GJITHE XHAJET E FUTBOLLIT NE SKUADER…
O fieri edhe kur morem Pirlo keshtu thoshit ju!!!
Juventus asnjehere nuk shpenzon shifra te medha per te bler lojtar por pret derisa u mbaron kontrata.
Jam dakord me “”Fierakun 4u “”
JUVENTUSI ,duhet qe te luaje edhe me shume se kaq LOJE GRUPI dhe te pershtatet me shume me skemat e ALEGRIT i cili e coi edhe me tej suksesin e kontes ,I CILI eshte me konservator se ALEGRI i cili eshye Inovator
CAVANI dhe KHEDIRA nuk do te me pelqenin ,I PARI do qe te gjithe topat ti shkojne atij ,por ne fund te fazes OFENSIVE ai ngutet shume .
KHEDIRA ka te keqen sepse nuk kthehet mbrapa qe te ndihmije skuadren .
Keshtu mendoj une qe apo u ktheve nga puna dhe nuk pashe ndonje nga”” ARMIQTE “” e mi te shfaqej ketu !
undefined