Kristian Asllani
Të shumtë janë shqiptarët që kanë arritur të bëjnë emër në futbollin ndërkombëtar, falë talentit dhe këmbënguljes së tyre për të ecur përpara. Nuk do të përmend emra edhe pse ata janë gjithmonë të lakuar në media dhe që shquhen nëpër skuadra të ndryshme të huaja, në të gjithë botën, duke na bërë të ndihemi krenarë.
Por, në botë ka edhe nga ata të rinj shqiptarë, të cilët edhe pse në një moshë të re, aspirojnë të krijojnë një identitet të fortë në futboll.
Disa javë më parë, në rajonin e Toskanës, në Itali, patëm fatin të ndjekim nga afër punën e këtyre aspirantëve të futbollit, të cilët janë pjesë e skuadrave të këtij rajoni italian. Redaksia jonë ka përzgjedhur dy prej tyre, Kristian Asllani dhe Kevin Sallillari.
Prezantimi i tyre në skedat e mëposhtme:
Kristian Asllani
Kristian Asllani, i datëlindjes 2002, ka nisur të luajë futboll që prej moshës 5-vjeçare, duke luajtur nëpër ambiente të ndryshme familjare. Më pas ai u bë pjesë e Klubit Sportiv të TAU ku luajti për një periudhë një vjeçare, si mesfushor.
Aktualisht, prej 6 vitesh është pjesë e skuadrës së Empoli, po në rolin e mesfushorit.
Teknika dhe shkathtësia në fushë, spikasin tek Asllani, i cili ka arritur të fitojë edhe çmimin Topi i Artë në La Spezia (Rajon i Liguria-s)
Gazetat italiane e kanë cilësuar si një lojtar që çon topin në rrjetë me një saktësi të rrallë. Që ka një shpejtësi atletike dhe mendore, aq sa të bëjë topin e futbollit të “udhëtojë” vërtetë shumë fort në fushë.
Kevin Sallillari i datëlindjes 2002, ka nisur hapat e parë në një fushë futbolli, duke qenë pjesë e
Klubit Sportiv të qytetit të Empolit, në Provincën e Firences, në Itali.
Pas dy vitesh formimi me Empolin, Kevin Sallillari, u përzgjodh nga skuadra e futbollit të Pontedera-s, në rajonin e Toskanës, ku për një vit me rradhë ka luajtur si sulmues. Më pas, Sallillari, kalon në skuadrën e futbollit të Pizës, ku vazhdon të jetë ende në rolin e sulmuesit.
Vëzhguesit dhe profesionistët e futbollit, e kanë cilësuar si një lojtar shumë të shpejtë në fushë, me një forcë fizike dhe teknikë të admirueshme, ku spikat edhe si golshënues i mirë. Zëra të ndryshëm, thonë se këta dy aspirantë futbollistë shqiptarë edhe pse vetëm 13-vjeç, kanë premisa për të arritur nivele shumë të larta në fushën e futbollit në nivel ndërkombëtar. Por deri në momentin që emrat e tyre t’u bashkangjiten yjeve të futbollit, do të duhen shumë vite formimi dhe perfeksioni si futbollistë, duke ngjitur shkallët e profesionalizmit, falë zotësisë, talentit dhe një pune të madhe. Duke mos u ndalur përpara pengesave të shumta që do të hasin dhe duke ndjekur një disiplinë strikte në respekt të pasionit për futbollin.
vdes per njicik krenari (pordh) shqiptari!!!
Qente le te lehin, karvani te vazhdoje perpara!
O GREK DERRI MOS I PI PORDHET E SHQIPETARIT PO NUK TE PELQIEN KE TE DREJTEN TENDE TI ZGJEDHESH EDHE PORDHET
Po mire mor vlla, ju paskeni ba nje vizite tek empoli e zbuluat dy talente. Nese kaloni nga Torino, Milano, Roma, Brescia ju siguroj se do shihni shqiptare qe ta “fshehin” topin. Im bir eshte 2002 e per koincidence dhe luan mesfushor ne nje skuader (aneks) te Milanit ne zonen periferike te qytetit. Ka dy medalje ne shtepi dhe nje kupe te vogel si me i miri i nje turneu me periferine, eshte teper i vleresuar nga trajneret. Por kjo nuk e ben ate nje talent te futbollit nderkombetar. Jane me qindra shqiptare ne itali si djali im dhe po me qindra ne gjermani e france. Me vjen mire qe gezoni sadopak ata dy femije per te cilet keni shkruar por me duket vertete e tepruar nga ju. Flm.
nj ashtu asht o shkodran!
nuk flutrohet me pras n myth ,thot nji fjal
sepse ne vend se me i ndihmu kta shqiptar te vegjel per me u rrit ,i demto duke i fry me levdata limonata kasata qe sapo del djelli shkrijn…
shkodrani ka te drejt se edhe djali im eshte 13 vjec e luan shum mir me nje skuader dhe e kan kerkuar edhe skuadra te tjera por ju uroj nga zemra qe te gjith ketyre djemve qe luajn futboll tu plotesohen endrrat e tyre kudo qe ndodhen
Gazeta Tema ben mire te citoni edhe nga eshte marre ky shkrim sepse nuk ka dale redaksia juaj. Kjo tregon joprofesionalizem nga ana juaj…
http://gazetamelajmetereja.altervista.org/itali-13-vjecaret-shqiptare-talentet-e-reja-te-futbollit-nderkombetar/