Shkëlzen Gashi te Lacio, nëse kryeqytetasit kualifikohen në Champions

22 Maj 2015, 15:41Sport TEMA

Derbi i Romës të hënën në orën 18:00 mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi.

Një fakt i tillë nuk është aspak i çuditshëm, edhe pse Gashi aktualisht është pjesë e skuadrës së Baselit.

Sipas faqes së specializuar të merkatos, Tuttomercatoweb.it, bomberi kuqezi do të transferohet te Lacio në rast se bardhkaltërit sigurojnë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm dhe në këtë optikë, sfida e së hënës është jetike për këtë objektiv.

Sipas informacioneve mediatike nga përtej Adriatikut, sulmuesi i Baselit ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili do ta nisë një ofensivë gjatë merkatos së verës për ta spostuar në “Olimpiko”.

21 golat e realizuar gjatë këtij sezoni me kampionët e Zvicrës nuk kanë kaluar pa rënë në sy, pasi Gashi ndiqet edhe nga disa klube të tjera europiane.

Aktualisht, Lacio mban vendin e tretë në klasifikimin e Serie A me dy javë nga fundi i sezonit dhe ruajtja e këtij pozicioni, ose rikthimi në vendin e dytë, do të rezultonte një sezon i suksesshëm dhe në këtë mënyrë, presidenti Lotito do të kishte dorë të lirë për të shpenzuar shumën e kërkuar nga Baseli për lojtarin shqiptar.

2 komente në “Shkëlzen Gashi te Lacio, nëse kryeqytetasit kualifikohen në Champions”

  1. Pelasgian says:

    Bravo , shpresojme te luaje , jo si t’ia bejne si me Berishen qe e lene ne stol pa e merituar.

    1. Eno says:

      Berisha e meriton te luaje por edhe Marchetti eshte nje portier i madh.Milani e kerkoi me insistim por Lazio nuk e shiti e keshtu Ancelotti u “dhuroi” Diego Lopez qe i kishte zene vendin e titullarit Iker Kaziasit te Real Madrid.Nuk eshte e lehte te behesh titullar te Lazio,Tare ka bere blerje shume te mira dhe ka shuuuume konkurence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje