Ançeloti: Besoj se do të qëndroj te Reali

22 Maj 2015, 15:44Sport TEMA

Do të qëndrojë apo jo Karlo Anceloti në stolin e Realit të Madridit?

Gjithcka do zbulohet mes ditës së dielë dhe asaj të hënë, kur është programuar një takim mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit 55-vjecar.

Kompanitë e basteve e japin si të sigurtë kalimin e Ancelotit te Milani në verë, por vetë tekniku emilian nuk ndan të njëjtin mendim me ata që në lojë vënë paratë.

Anceloti  shpreson dhe beson ende se do të qëndrojë në stolin e Los Blancos:

“Ende nuk kam folur me klubin dhe as drejtuesit nuk kanë biseduar me mua.

Vazhdoj të mendoj se do të jem unë trajneri i Realit të Madridit edhe në të ardhmen, derisa klubi të më thotë dicka tjetër.

Të dielën ose të hënën do të mblidhemi me drejtuesit dhe ata do të marrin një vendim përsa i përket të ardhmes time.

Nëse qëndroj do të ishte dicka fantastike, pasi kjo është edhe dëshira ime.

Nëse jo atëherë do ti kujtoj gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme dy vitet që kalova këtu”.

Në konferencën për shtyp nuk u fol fare për ndeshjen e radhës që Reali do ta ketë ndaj Getafes këtë të shtunë.

Më pas Anceloti u përpoq ti vendosë një notë sezonit që ka zhvilluar Reali, si dhe dha opionionin e tij për disa fubollistë në vecanti:

“Notën është më mirë ta vendosë klubi.

Pjesa e parë e sezonit ishte një rekord më vete për ne.

Ndërsa më pas mund të kishim bërë edhe më mirë.

Luftuam deri në fund por fakti është se e mbyllëm sezonin pa asnjë trofe.

Kros dhe Hames Rodriguez?

Kanë zhvilluar një sezon të mirë. Ishte vetëm viti i parë për ta në Madrid dhe u përshtatën shumë mirë.

Besoj se të dy e kanë ndihmuar jashtëzakonisht ekipin. Reali ka blerë dy futbollistë që do ti shërbejnë shumë në të ardhmen.

Ronaldo? Nuk mbaj mend se sa shumë gola ka shënuar ai.

Kristiano bëri gjithcka për ekipin, nuk mund të kërkonin më shumë nga Ronaldo”.

4 komente në “Ançeloti: Besoj se do të qëndroj te Reali”

  1. GMT says:

    Të qëndrosh por jo nëse shikohesh me syrin e njerkës.Të qëndrosh por si i ftuar dhe jo si konkurent.

  2. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Ne fakt me shume se c’beri ANCELOTI tek REALI nuk bente dot ,sepse Reali e mbeshtet lojen tek individi jo tek kplektivi ,prandaj doli duar-bosh .
    Ne se BARCA do te vazhdonte qe te fokusohej tek golat e MESSIT do kishte ngelur pa trofe .
    Une dua qe ANCELOTI te iki qe BARCA te jete e lire qe ti mare disa trofe vitin qe vjen ,kushdo qofte trajneri i ri i REALIT,duke pat parasysh emrat qe lakohen .
    Por Zotni ,Autoritar ,Teknicien , Adapt ,Filozof ,Psikolog ,REALI kurre nuk do te gjeje sikur ANCELOTI .
    Ate dhe kur e shikon ne fytyre rrezaton Miresi njellloj si DEL BOSQUE !

  3. england says:

    Eshte fakt qe ne Spanje edhe gazetaret e dine pothuajse te gjithe qe Anceloti do te largohet!Dhe pas ketyre largimeve nga klube gjigande sic eshte Reali,qe e ka ngritur lart trofeun e Champions League me teper nga te gjithe skuadrat e tjera(gati dy here me shume se dhe rivalja Barcelona)gjithmone ka nje bilanc ne fund per punen e trajnerit,qe te gjykoj une ketu Ancelotin do ishte e tepert,por nese klubi vendos ta largoje nuk eshte se do beje ndonje mekat,pasi rezultatet ja japin kete mundesi,skuadra te tilla si Reali ne fund te sezonit nuk mund te dalin duar bosh nga aktivitetet me shumat e parave qe derdhen,per te ofruar ne kete klub lojtare kualtative.
    Reali Madridit eshte nje skuader qe ndjek politika te tilla ku lojtaret te jene 100% efektive ne pozicionet ku luajne,ne lojen e Realit dominon grinda dhe shpirti(ndryshe nga rivalja Barcelone qe luan nje futboll te tipit tika-taka ne zona te ngushta)ku skuadra eshte e ndertuar te rreshtohet ne fushen e blerte per nje loje te tipit klasik,kam parasysh forcen ne mbrojtje dhe mesfushe me shpejtesine dhe kundersulmin e sulmit tipik per kete skuader!dhe po ti hedhesh nje sy Realit ka qene gjithmone keshtu,dhe sipas kesaj strategjie ka zgjedhur dhe trajneret.Ne pergjithesi ata qe kane drejtuar Realin kane qene lojtare te pregatitur fizikisht dhe puntore ne fushen e lojes,pra lojtare te karakterit te forte(jo per shembull si Guardiola tipik teknik dhe intelegjent) duke filluar nga italianet Kapelo dhe Anceloti,por dhe Pelegrini apo dhe Mourinjo,pa harruar dhe Camachon e Toshack,duke permendur ketu dhe Del Bosquen!
    Pra mendoj se kushdo qe do vije te Reali do perzgjidhet nje trajner tipik per te punuar me ate grup lojtaresh me kete strategji te krijuar nga klubi,ndryshe nga rivalet e Barcelones ku si trajner pershtaten me lojen e Iniestas dhe Ksavit,dhe meqe ra fjala keta te fundit do jene trajnere ideale pas disa vitesh per Barcen,ne fund te aktiviteteve do fitoje ajo skuader qe bejne me pak gabime,dhe ai grup ku mbizoteron harmonia dhe gjitheperfshirja,pa percarje dhe individualizma,se ne fund te fundit futbolli eshte skuader ku perfshihen me teper se 22 futbolliste gjate gjithe edicionit,nuk eshte si atletika ku nje individ ne fund te gares keput shiritin e finishit i vetem pas nje pune individuale.Suksese Ancelotit kudo qe do shkoje,apo nese qendron.

  4. marki prej kaftallit says:

    o ingliz paske ba monologjin e vagjines bre .qat realin tand ta ka palu qajo barcalona .shkoni mu zhagit se mana per qet vit u ka cof ora ,keni merdhif ua kem fut te gatin cak tuk te dy vrimat dhe jem tuj hap nje vrime te re permidis kurrizit .
    shko he te q..fsha p…dhin e satam se pak e kie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje