Ai vdiq pa e ditur se ishte fituesi i medaljes së argjendtë në Olimpiadën e 1970 në Siegen të Gjermanisë. Nënkampioni i botës lënë në hije.
Nga Marsida T. Najdeni
Absurditetet e Shqipërisë komuniste shumë herë për ne brezin e ri, që fatmirsisht nuk e jetuam atë kohë, janë të pakuptueshme. Sado që përpiqemi t’i japim kuptim çmendurisë kolektive të shqiptarëve të asaj kohe nuk arrijmë dot ta kuptojmë thellësisht gjendjen katastrofike në të cilën jetuan prindrit e gjyshrit tanë. E tillë është dhe kjo histori që do t’përpiqem ta kallxoj ashtu siç e zbulova duke lexuar studiuesin Dr. Giovanni Armillotta dhe të madhin e gazetarisë sportive Besnik Dizdarin, gjithashtu dhe si e përjetova nga afër.
Pak biografi
Eqrem Konçi lindi në një familje qytetare tiranase më 1937 dhe vdiq më 1997. Kreu “Tekniken” e mesme, dikur “Harry Fultz”, por që ia ndërruan emrin komunistët. Nga nevoja për inxhiniera ai filloi punë tek Elektromjeksorja dhe paralel me punën kreu Universitetin për Inxhinieri Elektrike. Shahu ishte pasion i hershëm i tij nga vogëlia. Një Zot e di sa orë, ditë, javë e vite pafund ka kaluar pranë klubit Tirana duke luajtur shah. Me bindje them se jeta e tij u nda ndërmjet shahut dhe ndërmarrjes së Elektromjeksores, ku ai bashk me një grup inxhinierësh nuk lanë aparaturë mjeksore pa montuar dhe mirëmbajtur në të gjithë Shqipërinë. Kushtet primitive me të cilën ata inxhinierë dhe teknikë e mbajtën gjallë mjeksinë shqiptare për afro 50 vjet meriton një artikull më vete, nëmos dhe medalje nga shteti. Babai i tij, Musai, ishte tregtar dhe njihej në Tiranë për depot e tij të mëdha me mallra nga perëndimi, prej ku furnizoheshin shumë dyqane në Tiranën e viteve ’20-’40, derisa iu konfiskua çdo gjë prej pushtetit totalitar. Ndërsa e ëma, Nadilja, rridhte nga familja patriotike tiranase me mbiemrin e mirënjohur Pazari. Duke parë rrënjët e Eqremit është afër mendjes të kuptosh se ky njeri çdo jetë që preku arriti ta ndikoi për mirë duke lënë mbresa kudo.
Si e njohu Giovanni dhe Besniku kampionin shahist Eqrem Konçi
Giovanni Armillotta është studiues i kahershëm i sportit shqiptarë. Aktualisht ai është drejtor përgjegjës për revistën shkencore në lëmin e historisë, politikës e gjeografisë “Africana”, revistë për studime ekstraeuropiane, themeluar nga Prof. Salvadorini; “Africana” është njëra ndër të vetmet periodikët italianë që konsultohet nga “Index Islamicus” e Universitetit prestigjoz të Cambridge në Angli. Ai, është dhe drejtori i revistës online (webzine) “Metodo” mbi arkitekturën, politikën ndërkombëtare, historinë dhe shkencën (Armand Plaka, Revista Shqip, 2007). Ndërsa, Besnik Dizdari gazetar, një ndër themeluesit dhe presidenti i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv. Dizdari, e ka filluar karrierën si një anëtar i stafit të përditshmes “Bashkimi i Tiranës” në vitet gjashtëdhjetë, dhe më pas për 17 vjet, ai ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës më të vjetër sportive në Shqipëri, ” Sporti Shqiptar”. Ai, publikon revistën e vetme sportive në Shqipëri “Futbolli Shqiptar” dhe ka botuar rreth 18 libra shqip sportiv me historinë e sportit shqiptar (marrë nga kopertina e një prej librave të tij).
E pashë të nevojshme t’i përmendja shumë shkurtimisht disa nga arritjet e dy personave më lart, për t’i vlersuar ato, por edhe për ta bërë de-facto arritjen e Eqrem Konçit në fushën e shahut. Armillotta shkruan për Eqremin: “Po kush është Eqrem Konçi? Ai ka marrë pjesë në tre Olimpiada me rrezultate mbi mesataren; 42 gara 17 + 15 = 10-, 58.3%. 1960: 6+6 = 6-, 50.0%. 1962: 6+5=3-, 60.7%. 1970: 5+4=1-, 70.0%. Një kulminim i shkëlqyer. Ai ka qenë fituesi i “Turneut Internacional të Tiranës” më 1965, ku doli barazim me Bujar Hoxhën. Më 1967 shpallet Kampion i Shqipërisë. Arritje këto, që duke i bashkangjitur dhe medaljen e argjendtë të Siegen e ngrenë atë ndër shahistët më të mirë të historisë shqiptare.” (Giovanni Armillotta, Dalla Olimpiade 1960 alla medaglia d’argento di Eqrem Konçi nel 1970 (Storia degli scacchi albanesi: parte II), 2009).
Giovanni e zbuloi Eqremin, shkruajti gjatë për këtë gjë. Gjithsesi, ne kurrë s’do ta merrnim vesh arritjen historike të Eqrem Konçit nëqoftëse s’do të ishte për Besnik Dizdarin. Ky i fundit do të shkruante: “Duke vazhduar me botimet në faqet e “Bota Shqiptare”, Nr. 138 (15 tetor 2005), Dr. Armillottà zbuloi një titull tjetër të madh ndërkombëtar në sportin shqiptar: i injoruar në atdheun e vet. Medalja e argjendit në Olimpiadën XIX të shahut në Siegen të Gjermanisë në vitin 1970, marrë nga Eqrem Konçi në tavolinë R2: Nënkampion olimpik!” (Besnik Dizdari, Befasi e madhe e Dr. Giovanni Armillota, 2009). Po të futemi në uebsitin www.olimpbase.org, që është enciklopedia e shahut online, mund të shohim mjaft qart emrin e Eqrem Konçit dhe renditjen nr 2. Gjithsesi, unë po e bashkangjis dhe foton nga ky uebsit.
Pra Shqipëria ka një nënkampion olimpik dhe nuk begenis as ta përmend. Po shtete si ShBA, Anglia, Gjermania që i kanë medaljet me qindra do të kishin bërë luftë për ta patur dhe një medalje më tepër. Sepse medaljet janë krenari kombtare, nuk shkelen me këmbë, as nuk harrohen.
Ja dhe tabela e ndeshjeve, ku u shpall nënkampion.
Si e njoha unë
“Erdhi xhaj Qeremi, erdhi xhaj Qeremi!” – bërtisja nëpër oborr sa herë e dëgjoja motorrçikletën e tij teksa zbriste në rrugicën tonë të shtëpisë. Ai, ashtu i qeshur dhe pse gjithmonë melankolik, përpiqej të hynte në oborrin tonë më tre rrotakun zhurmues. Tre rrotaku ishte falë luftës së miqve të tij inxhinierë tek elektromjeksorja, por dhe doktorë, që mezi ia siguruan, mëpas ata e modifikuan duke u përpjekë ta bënin sa më të rehatshëm për të. Ai ishte i paralizuar prej vitesh, kështu tre rrotakun e kishte mjet transporti personal. Ishte i vetmi person që njihja asokohe të paralizuar (sakat) dhe ky fakt ishte shumë mbreslënës tek unë përgjatë fëmirisë sime. Ende s’e kuptoj pse më bënte aq përshtypje?! Unë nga natyra isha fëmi shumë kureshtar, dhe ai e shihte këtë natyrë çapkëne dhe kështu më dhuronte gjithmonë shëtitje pafund mbi tre rrotakun. Ishte një rutinë e këndshme, sepse fill mbas shëtitjes unë vrapoja në shtëpi merrja kutinë e vogël të shahut, s’di sa nga ju e mbajnë mend, ku gurët e lojës nguleshin si kunja në fushën e shahut me vrima, me ngjyra bardh e zi. Ndër vite arrita ta “perfeksionoj” lëvizjen mat me tre lëvizje falë xhaj Qeremit. Ende sot në skutat e shtëpisë time të vjetër në Tiranë janë librat pafund mbi shahun dhe kutiat e shumta që Eqremi më dhuronte mua e tim vëllai. I shkruajta këto pak rreshta me dashurinë atnore karshi xhaj Qeremit, i cili nuk pati fatin të bëhej baba, por që iu dedikua mbesave të tija pa kursim. Në veçanti Anila Konçit, të cilës dhe ia dedikoj këtë artikull shumë modest. I thashë këto fjali se i ndjeva shpirtërisht për një njeri të zgjuar e shumë të thjeshtë si Eqrem Konçi. Edukata dhe përulja që ai tregonte me këdo ishin virtyte që gdhendën tek unë veç cilësi të mira. Edhe pse tashmë ka vite që është ndarë nga jeta, ai ishte dhe mbetet një nga miqt më të afërt të tim eti.
Përse ky mohim?
Eqrem Konçi është krenari atdhetare për një vend të vogël si Shqipëria, e cila arritjet në sport përtej kufijve tanë kombtar i ka me kokrra. Ai është kampion absolut! Ndër të parët e të rrallët shqiptarë që ka marrë medalje në gara internacionale. Atëhëre përse ky mohim? Mbase komunistave nuk i shkonte për shtat fitorja Eqremit, duke qenë se nuk rridhte nga një familje komuniste. Apo përse përfaqsonte ekipin Tirana, të deklasuarit e shekullit. Ose thjesht injoranca, tipike shqiptare në të tilla raste. Po mbas ’90 përse vazhdon ta injoroi shteti shqiptar këtë kampion? Sepse ne jemi shtet rrumpall! A nuk është mjaftueshmërisht e trishtë fakti se atij kurrë nuk iu komunikua se ishte fitues me medalje argjendi në një Olimpiadë? Them se po, është e tmerrshme t’i dedikosh jetën një sporti, të kapësh majat, e të ta privojnë kënaqësinë. Këtë gjë nuk e përtyp dot as Dr. Armillotta, i cili në të njëjtin shkrim të përmendur më lart shkruan: “Nuk e kishte vënë re as Teodor Siliqi, i cili në librin e tij “Fitoret tona me shahistët e 5 kontinentëve” (Tirana, 8 Nëntori, 1980) shkruan se në Siegen “suksesin më të rëndësishëm në klasifikim individual midis shahistëve tanë e arriti mjeshtrin Konçi më 70% të ndeshjeve të fituara duke zënë vendin e 7-të midis 57 shahistëve të tavolinës së vet” (f. 150). Më vjen keq që Konçi vdiq pa e ditur se ai kishte fituar medaljen e argjendtë.” Një pikëpyetje e madhe. Përse ende në 2015 nuk e vlerësojmë këtë sportist, paçka se Besnik Dizdari është përpjekur nëpër zyra që ta njohin arritjen historike të Eqrem Konçit, i cili nga inxhinier elektromjeksorë na del përcipërisht nënkampion bote. Uroj të bëhet drejtësi! Uroj të mësojmë nga gabimet! Mjaft më e trajtuam elitën si dorë e tretë.
Konci me te emen
E kam pas komshi . Nga shahu smar vesh shum e di qe ka qene shahist po me sa mbaj mend mire i ka pas duret flori . Ishte nje gjeni shpikte sajonte modifikonte cdo gje .Te gjithe kur kishin dicka per te bere e qe si ecte ke ky perplaseshin e ta jepte zgjidhjen per cdo gje
Ne fakt, si ne shume ngjarje te tjera, edhe ketu thuhen disa gjera qe nuk jane “plotesisht” te verteta. Turneu i viti 1970 ishte i organizuar ne 4 tavolina “standarte” dhe 2 tavolina “rezerve”. Mjeshter Eqrem Konci doli i dyti ne tabelen e dyte rezerve, por kjo nuk e ben “Nenkampion Olimpik”. Ai mori medalje per kete vend te dyte, por ta quash kete medalje te barabarte me N/Kampionin Olimpik, eshte foshnjarake.
Ne fakt, ne renditjen individuale, Konci u rendit i 18-i me 7.5 pike, por renditjet ne shah kane nje sistem te komplikuar, dhe renditja kryesore eshte ajo ekipore, ku ne vend te pare doli BS, ndjekur nga Hungaria dhe Jugosllavia.
Sa per info, renditja e tavolines se pare ishte si me poshte, keshtu mund te gjykohet edhe se per lojtare te cilit kaliber behet fjale:
Tavolina 1:
1. Boris Spassky – GM
2. Bobby Fischer – GM
3. Bent Larsen – GM
ndersa ne tavolinat e tjera luanin GM Ivkov, GM Schmid, GM Matulovic, GM Korchnoi, GM Polugaevsky, GM Lombardy, GM Smyslov.
Sic shikohet, niveli i pjesemarrjes ishte me i larti, dhe sinqerisht nuk arrij te kuptoj pse Mjeshter Koncit, me gjithe aftesite e tij, i atribuohet pa te drejte titulli “Nenkampion Olimpik”. Nuk eshte e drejte, biles eshte shume provinciale dhe deshmon padituri mbi te gjitha.
Ne shenje proteste ndaj Apartheidit ekipi yne nuk pranoi te luante me ekipin e Afrikes se Jugut. Besoj qe paraqitja e Shqiperise ne kete Olimpiade ishte mese dinjitoze, por duhet t’i pranojme gjerat ashtu sic jane, e te mos i mveshim vetes merita te paqena…
faleminderit albi per informacioni.
Ja pra qe shqiptaret nuk paskan qene nje turme e çuditeshme dhe regjimi i atehershem absurd,por paska tani “dy rrotakesh” naiv qe entusiazmohen nga emisioni “Vellai i madh”!!!!
Sa ngrohte ndjehen komunistet ketu tek Tema,,,,te lumte Mero,kur duam gallate,i hedhim ndonje sy pacavures tende
çdo lloj alibie e bukur eshte e pershtatshme per te hedhur balte mbi regjimin e atehershem. T’ju vije turp qe sajoni histori te paqena, “Konçi nuk vinte nga familje komuniste” apo “Klubi Tirana nuk ishte klub komunistash”! Po pse Ymer Pampuri qe mori medaljen e arte ne Olimpjade valle vinte nga familje komuniste? Jo e jo, qe nga mengjezi e deri ne darke shanin sistemin, por ai sistem e mbajti Ymerin si me qen Mbret. Ju nuk arrini te kuptoni çmendurine e kolektive te asaj kohe? Po çmendurine e 25 vjeteve te fundit ku beni pjese edhe ju e kuptoni? Jo, fare, edhe ky shkrim ben pjese ne debil-llekun e epokes pas komunitse, sebashku me ju zoterij.
Ymer Pampurit nuk ja njohu njeri medaljen. I eshte njohur mbas 90. Cfare dreqin po flet? Ymer Pampuri u perjashtu nga Sporti pse i kishin dhuruar nje televizor portativ. E ke pare dokumentarin ku flet vet Pampuri? Shko gjeje Pampurin se gjalle e ke dhe shiko cdo te tregoje si e kane trajtu. Rri urte zotni e mos fol marrzina.
Te falenderoj per menyren qytetare te nje llogjike krejt te huaj per ditet e sotshme ne llumin e injorances dhe te pa diturise.Te faleminderit albi qe me dhe te kuptoj qe egzistojne qytetar akoma
Nuk me duket e drejte te quash nje vajze te re, te studiuar ne Amerike, me tre diploma, edhe 10 vjet mbi supe studim mbi historine e Tiranes, llum. Sic e thote dhe Albi, i cili e ka futur ne thonjza fjalen “pothuajse”. Pra ai medalje silver, nenkampioni per tavolinen e tij ka fituar. Njerezia e ka kuptuar gabim Marsiden, edhe mbase Marsida u ka shpreh gabim. Por per ne shqiptaret nje medalje silver ne Olimpik sidomos vitet 70 ishtet GJE SHUME E MADHE. Eshte gje e madhe sot, jo me 40 e kusur vjet te shkuara. Pytja qe ben Marsida, me te drejte, eshte perse xhaxhait tim ju mohua kjo medalje? Keq apo mire eshte i vetmi shahist shqiptare qe ka marre dicka, pra fituar. Ju lutem mjaft me ofendime. Eshte mungese e theksuar edukate. Une Marsiden e kam kusherire, ajo e njeh 100% me mire xhaxhain tim se sa ju. Faleminderit!
Tani, pasi lexon kete artikullin e “gazetares” dhe kete komentin e Albit, ku te dy shprehen shume te bindur per versionin e tyre, te lind dilema, dhe shkon edhe ben nje kerkim…
Kerkimin e bera tek websiti qe na ofroi “gazetarja” ne artikullin e saj me larte. Klikoni ketu per te pare rezultatin dhe shkoni pak poshte te shikoni tabelat:
http://www.olimpbase.org/1970/1970in.html
Sic mund te shikoni, jane rezultatet e 6 tavolinave. Ne tavolinen e fundit, qe eshte tavolina rezerve, duket edhe emri i zt. Konci si fitues i vendit te dyte. Pra konfirmohet totalisht ajo qe shpjegon Albi me lart. Zt. Konci ka zene vendin e dyte, por tek tavolina rezerve, jo vendin e dyte ne te gjithe kampjonatin.
Me lind pyetja: perse gazetarja na jep adresen e websitit per tu bere me e besueshme dhe nuk e merr vete nje here mundimin te beje nje kerkim para se te shkruaje nje artikull kaq te gjate dhe kaq bosh?!
Nga libri i Armillottes: http://i61.tinypic.com/rmqvsp.png
Nga websiti ne fjale: https://mtn150.files.wordpress.com/2015/05/b06.jpg
Pra shihet qarte qe medalje silver ka fituar.
Une jam mbesa e Qeremit, ketu po shoh dhe qe ja mohojne se ka dal Kampion Shqiperie. ESHTE CMENDURI! Me vjen turp kur shoh si pa pike turpi ofendohet nje vajze e re, me te ardhmen perpara, perse ka thene dicka qe e ka lexuar diku, e per dike qe e ka njohur nga afer.
E dashur Anila,
mua sinqerisht me vjen shume keq nese ju ndjeheni e prekur per te afermin tuaj. NJe gje eshte e sigurte, qe po ti lexoni me vemendje komentet, as une dhe as komentuesit e tjere, nuk thone dhe nuk kane per qellim te thone dicka negative mbi zt. Konci. Perkundrazi ketu ka shume komente pozitive mbi te, te cilat edhe une i besoj.
Komentet qe ju Anila lexoni i drejtohen te gjitha gazetares se ketij artikulli. Nese ju ndjeni keqardhje per gazetaren, atehere me vjen keq po ketu nuk ju jap dot mbeshtetjen time. Te jesh gazetare, do te thote jo vetem te merresh me llafe e te perhapesh llafe qe ke degjuar, por te besh kerkime dhe te jesh shume e sakte dhe e bindur. Te mendohesh shume mire para se te marresh lapsin ne dore e para se te nxjerresh mllefe dhe te mendohesh akoma dhe me mire para se ta publikosh, sepse lexuesi nuk eshte nje turme pa mend ne koke, por eshte nje grup njerezish qe dine te te bejne vleresimin e informacionit. Une vete nuk e kisha fare idene e kesaj ngjarje… Por perdora websitin qe na jepte gazetarja, dhe atje bera kerkimin tim. Nje kerkim qe gazetarja nuk e kishte marre mundimin ta bente… Tek ai kerkim, zt. Konci nuk rezulton te kete zene vend te dyte ne rang olimpiade, por vendin e dyte tek tavolina e dyte rezerve.
Me respekt,
une
Kjo cupa perdor nje fjalor shume te dobet per nje artikull gazete. Duket sikur po flet me miqte e saj ne kafene, apo ne klub, jo sikur shkruan nje artikull. Me shume e ka mbushur shkrimin me idotsira kunder asaj kohe, sa sa te flet per jeten e ketij njeriu te perkushtuar ndaj punes dhe talentit te tij. Eshte bere mode tashti, qe sa me shume fjalor kunder asaj kohe aq me shume garipa e te mencem ju duket vetja. Se sot po kenaqet rinia duke shpenzuar kohe kafeneve e klubeve e duke pasur “one night stands) ;-(. Na rrofsh o rini qe nuk e njohe ate kohe, se po njeh kohen e qefit pa bere asgje.
Nje falenderim per shpjegimin qe jep Albi.
miri ka shume te drejte …. mjeshtri Konci ka qene i nderuar edhe ate kohe , te cilen shume driteshkurter mundohen ta nxijne me shume se c’ i takon … Edhe sqarimi i Albit nuk calon ne asnje pike…!
Albi te lutem Lexo librin e Italianit dhe shkrimet e Besnik Dizdarit.
Albi te falenderoj, une u bera kurioze dhe hyra ta shikoj.
Shoh qe ketij artikulli i mungon tabela. Edhe e gjeta.
Te lutem hidhi nje sy, sepse ktu qartasi thote qe Shqiperia doli e 38-ta, ndersa individualja ka qene 2-ta.
https://mtn150.files.wordpress.com/2015/05/b06.jpg
PO ate thote edhe albi, mjeshtri une Eqerem Konci (per te cilin respekti eshte i madh) doli i dyti ne tavolinen rezerve.I cili mori medalje per kete vend te dyte ne tavolinen perkatese, kurse ne renditjen e pergjitheshme vendin e 18.Arsyetimi i albit mese i qarte dhe i kuptushem.Nderim dhe respekt per z Konci dhe per shume te tjere te asaj periudhe te cilet nuk kane qene te pakte ne sporte arte dhe profesione te ndryshme
ka zene vendin e dyte rezerva pra..hape dhe njehere tabelen ke 2 res..
ju te gjithe paskeni pire sot pervec albit trimit
Albi per tavolinen qe doli Qeremi, ai u shpall nen kampion.
http://i61.tinypic.com/rmqvsp.png (nga libri i Armillottes.
Une kam qene vete ne Siegel te Gjermanise. Une ne Siegel pres te marre nje certifikate te rrezultateve per xhaxhain tim. Edhe asgje thene nga Marsida, ime kusherire, nuk eshte genjeshter. Nuk e kuptoj pse e ofendojne njerezia pa piken e turpit. Shyqyr qe na erdhi kjo dite te shprehemi sic ndjehemi. Edhe nese ka bere gabim, nqse ju mendoni se ka bere, a nuk eshte e turpshme ta sulmojme nje person kaq turpshem? Kjo tregon nivelin e dobet ku gjendet populli jone. Mbase nuk ka ditur ta interpretoje ne menyre specifike si nje specialist shahu, epo s’eshte fusha e saj, por qe po thote te verteten po e thote. Ka lexuar nje gazetare si Armillotta, i cili e ka ne librin e tij. Ka lexuar Besnik Dizdarin, i cili disa vite te shkuara ka botuar dhjetra artikuj per xhaxhain tim. Ketu lexoj disa qe thone se as kampion Shqiperie nuk ka qene, eshte dyfish maskarallek.
Te falenderoj me mirsjellje. Paci jeten e gjate.
@Albi
Po te shkruaj se shqiptaret, gjaku i gjakut tim, jane te cuditcem. Une kam sjell faktet, por besojne ty me nje koment. Asgje personale, sepse nuk ke dal me emer e mbiemer ta di kush je. Ec e merre vesh?! Une kam lexuar libra Shahu, une kam lexuar artikujt e Armillottes, une kam lexuar Besnik Dizdarin, une kam bredhur internetit per statistikat, por shqiptaret te marrin e te besojne ty me nje koment, qe eshte dhe ofendues. 90% e ketyre qe shajn e ofendojne pa te drejte thjesht pse u shahet Baba i tyre Spiritual Dulla dhe sistemi totalitar. Eshte e drejta ime ne 2015 te shpreh mendimet, idete, ndjenjat e mia, u iku koha teorive “bej e mendo sic te thote Partia”.
Foshnjarake? A nuk eshte foshnjarake qe ende perpiqemi t’i mohojm te drejten absolute zotni Koncit? PO! A more mundimin te lexosh rregulloren e 1970 te Siegen? JO! Ne Siegen cdo grup merrte medalje. Sic e kane thene dhe disa te tjere ketu, qe ka qene me kategori ne 1970, sic eshte boksi. Maywaeather – thoshte njeri – eshte kampion bote ne kategorine e tij te mesme, normale qe s’eshte kampion bote ne pesha te renda. Edhe Eqrem Konci eshte KAMPION ABSOLUT ME MEDALJE ARGJENDTI NE NJE OLIMPIADE TE 1970 NE TAVOLINEN (KATEGORINE) 6. Ku e shikon genjeshtren? Gara e Shahut ne Siegen te Gjermanise ka qene (Closed) pra jo OPEN, edhe Shahistet mund te merrnin pjese vetem ne Grupet perkatese. Po te ishte OPEN, atehere si ne tenis (French Open), qe shikon fitues kupash nga 26 here me lojtare pa asnje kupe. Une me te mbesen, trashigimtaren direkte, qe edhe bie kusherire, jam konsultuar dhe ajo ka kryher vizite ne Siegen, ku keto qe permend me lart jane te mbeshtetura 100% nga zyrat e shahut. Kjo thjesht per t’ju bashkangjitur fakteve qe kam dhene me lart.
Cfare eshte foshnjarake eshte se Eqremin nuk e shikojme ne Olimpiaden e rradhes, qe i binte te kishte nje tavoline (grup/kategori) me lart, duke qene fitues i medaljes se argjendtit. Kjo eshte foshnjarake. Foshnjarake eshte qe po e akuzojne se as ka fituar titullin Kampion i Shqiperise, kur une e kam pa me syte e mi. Qesharake eshte qe nuk merren me perdhosjen qe i eshte bere z. Koncit, pa te drejte, por ende mbrojne kriminelet e nje lufte te pashoqe qe na mesoi vlla vrasjen per gjysem shekulli. Atdheu jone SHQIPERIA tek websiti qe kam sjelle del me 1 medalje argjendti, vetem 1. As 20, as 30, por 1. Edhe ate e ka fituar Eqrem Konci, pra de facto per ne nenKampion Bote. Metaforiken shpirterore dhe krenarine kombetare e keni lene gjithe neper xhepa kur lexuat artikullin? Sa e veshtire qenka? Me pare besojme prrallat me mret, duam ta perlyejm edhe me shume atje ne varr ku eshte, sesa t’i japim hakun. Ta vlersojme mbas vdekjes per kete arritje. T’i veme emrin ndonje salle shahistesh, salla Eqrem Konci… E di, Albi, qe shume shahist dilnin jasht shteti per gara dhe vinin mesonin tek Konci? Kete e di si buka qe hahet sepse vete e tregonte xhaj Qeremi. Shahista qe Partia i mbante me te miret, ama gjithe vrapin mbanin te Konci.
Falenderoj ato njerez qytetare e te mire qe e kane vlersuar gjithcka kam thene per te madhin e shahut Konci. Cdo gje qe kam thene s’eshte shpikur nga une, por eshte jetuar nga Konci, studiuar nga shume burra te mencem, une thjesht sa e kam risjelle duke qene se me dhemb shpirti se sot e kesaj dite nuk ka edukaten populli vet ta vlersoi kete figure. Nderkohe merreni duke me ofenduar mua, qe as ju njoh dhe as me njihni. Keni ngaterruar kategori, se nuk jam as femi komunisteje me krahet e ngrohta, nuk jam as femi politikani te 25 vjeteve, nuk jam as femi mafiozi biznesmeni apo vrasteri. Jam thjeshte shqiptare, puro shqiptare. Cdo gje me forca dhe ndershmeri sepse nuk ma lejon geni mbi te gjitha dhe menyra si jam rritur e edukuar nga familja dhe rrethi shoqeror i familjes time apo rrethi im. Vlersojini njerezit dhe mos i shkelni ato me kemb, kushdo qofte. Une jam shqiptare as Kineze, Ruse etj, jo armiku juaj nuk jam. Armiqt tuaj e timet bashk jane atje ne parlament duke e vjedh ket vend. Sa per komunistet? Nexhin gjalle e keni, shkoni vendosini ndonje lule Enverit. Ndryshymi i komunisteve dhe anti- komunisteve eshte, se komunistet dhe ne varrret e tyre nuk i lane njerezit rehat. Gjergj Fishtes ja moren komunistat eshtrat ja hodhen ne lum… kurse anti-komunistet Dulles nuk ja kemi prek eshtrat. Ja ky eshte ndryshimi.
Albi te falenderoj qe je perpjek ta kuptosh dhe ta shpjegosh, sinqerisht faleminderit, me vjen mire, por mendoj se ke arritur deri ne gjysem. Te uroj fat e mbaresi ne jete. Nuk ja dua asnje shqiptari te keqen, i dua te gjithe shqiptaret e ndershem po aq sa dua familjen time. Gjithashtu, redaksia nuk ka botuar dhe disa foto tabelash tjera. Kjo perseri nuk ja heq arritjen Eqremit. Suksese kujtedo qe jeton e punon me ndershmeri pa i marre hakun tjetrit dhe pa shkel kerkend me kemb.
Ti o Gazeruçe qënke një idjote koplet. Ti duhet të lexosh shum që të kuptosh të kaluaren dhe të sotmen. Kush shkruan si Ju të vjen per të vjell.
Un nuk e di. Por di të them që shteti e paska çuar në Gjermani per të luajtur. Të tjerat jan anë teknike. Idjote e lindur qenke
Nuk ka patur “Sporti Shqiptar” Besniku ka qene drejtuesi i “Sportit Popullor” Gabime ke plot, por qellimin e kishe te mire.
E mor zoti Qytetar me fal shoku qytetar puna eshte se medaljet shoqerohen dhe me vleresime monetare qe sdihet ku kane perfunduar ,prandaj te djeg ty. Po dihet qe ne kohen e vet Dulla nuk rropi vetem popullin shqiptar brenda Shqiperise po edhe gjithshka mundete nga emigrantet ne Europe dhe USA….. . Dhe keto bema as qe jane diskutuar ndonjehere dhe fale qytetareve te devotshem te asaj kohe si puna jote nuk do te hapaen kurre.
ne nje vend ku antivlerat vleresohen ne 24 ore te dites ,duke filluar nga cdo nivel shoqeror eshte luks i madh te permendesh njerezit me vlera ,edhe neqoftese kjo ndodh njerezve nuk u ben pershtypje se ushqehen cdo dite me antivlera politike ekonomike ,nje thas miell per vote,dhe ps njerzeve te administrates po u mban nga rroga 25 mije leke per rimbursimin e harxhimit per fushate,LSI e ka shifren 3500 leke gjithashtu per rimbursim te fushates , mendoj se ka ndodhur nje mrekulli qe se ka marre vesh per medaljen,
Xhaj Qeremin e njoha prej artikullit te mesiperm.Nga ky artill kuptoj qe nuk mori titullin qe i takonte per shahun,por kuptoj qe xhaj Qeremi ka mare vleresimin dhe respekyin e komshinjeve dhe njerezve qe e njihnin.JU qe keni bere kete artikull duhet te kembengulni qe Titullin e Nenkapionit Olimpik qe nuk e morri sa qe gjalle te pakten ta marrin mbesat e tij dhe te nderohen e xhaxhane e tyre.Anila Koncit mbeses se tij edhe pse nuk e njoh do ti lutesha te beje maksimumin per te bere te mundur qe ti njihet ky Titull Xhaxhait te vet.Respekte per xhaj Qreremin dhe Ju zoteri qe keni bere kete artikull.
Me vjen keq me njerezit qe njohin shahistin Konçi, te cilet vazhdojne te kerkojne me ngulm medaljen e argjendit, mbasi nuk kane lexuar versionin e vertete te fakteve ne komentin e sakte te bere nga Alibi. Eshte e trishtueshme sepse behen qesharake te pafajshem, fale injorances se nje personeje qe ka servirur artikullin me fakte te paqena.
Hap nje liber e Lexo ndonje artikull mos u merr me vajzën. Ato qe ka lexu nga dy gazetare te medhenj sportist ate tha dhe ajo. Nuk e polli nga mendja.
Shume e trishtueshme. Do te ishte edheme e trishtueshme nese vazhdon te mos njihet…
Respekte per Qerimin por ti nok qeke gzetare
Hre tjeter meso te shkrish
Nje her flet per diktaturen nje her per dizdaret
Nje her per italjanin e veprat e tij…….
Thash nuk po e lexoj deri ne fund artikullin
Dhe smora vesh gje per Qerimin.
Hajt Pune shqiptqrexh
meso te shkruash shqip njehere pastaj gjyko gazetaret ore Barbone se qenke analfabet
respekt per kete shahist te panjohur .
por do te kujtoj matcet e amplifikuara midis spaski-fisher te asaj kohe .
…per cilat mace e ke llafin ti mo derman se na ngrive gjakun? Kur ka amplifikuar macen Fisheri, kushedi ca u bente qenve Xhelil Gjoni!!!
Shermberime monstruoze te pjellave te zgafellave te shoqerise shqiptare te shekullit 20
Moj gazetare marsida te kristali je diplomuar ??
Cmenduri kolektive !!!!!
Cfare eshte kjo shprehje, kush je ti te gjykosh nje brez te ter. Moj aguridhe
Komunizmi nuk discutohet qe la pas an negative por che pozitive. Dhe kjo nuk ben te cmendur nje brez.
Bile capiralizmi la me shum cane negative
Nje artikull i politizuar dhe me te paverteta – si pasoje, dhe qe behet shkak per te mos’kapur qellimin per te cilen eshte shkruar.
Keqardhje per kete “gazetare”, megjithate si e re uroj te reagoje seriozisht per gjithcka qe do te nxjerre prej mendjes se saj dhe qe do te kete fatin e botimit.
IK moj vajz se le nam me kte autobiografi qe lavderon veten,kjo gje esht ber mod sot ne SHQIPRI njerez me te kaluar qe le per te deshiruar kan filluar bejn autobiografi me shkrime neper gazeta e revista per familjet e veta, qe te fitojn kohen e humbur dhe per tju afruar turmes qe nuk ka nevoj per autobiografi,kte njeri qe ti e prezanton gjeni dhe bos ne kohen e zogut ku ka dal fotografi ne ate stol si mos me keq mos naj mbaj per te pasur dhe familje pasanikesh se ne qoftese pasaniket e kohes zogut jetonin ne kte menyr duhet te ken turp kur shajn sistemin e shkuar qe i beri njerez i futi neper shkolla, se para luftes i mbyste morri nga te kater anet mos na trego zengjinet e TIRANAS te asaj kohe qe me i famshmi kishte nje carac ne shpi dhe nje katruve te thyme ne hale ose me bosi kishte mon ne oborr,nuk dua te paragjykoj kte njeri te mir per te cilin flet ti ne kte rast, vet ky mund te ket qen njeri i shkelqyer,por e kam me ju qe vini pas tij qe kerkoni te mburreni me mirsit e te tjerve dhe del e na ben politik te shpifur me kte artikull, lere sistemin qe kaloj mjaft u treguat mosmirnjohes se ishte ai sistem qe na beri njerez ne shqiptarve se te paret tan rrinin si ne kabul po mos kishte mbyllur fen dhe hapur shkollat xhaxhi ne sot te ter do ishim ne isis, po mos te ter TIRANSIT ELBASANLLIT KAVAJSIT DHE GJYSMA SHKODRES TE SIGUROJ UN QE ATJE DO ISHIN SONTE,ne kemi dy dekada qe i kemi len te lira kishat dhe xhamit dhe po lem nam jo te ishim vazhdusit e te parve tan te kohes zogut, a keni fotografi te shikoni si kan jetuar te paret tuaj ne kohen e zogut apo jo,si ne avganistan vetem teneqexhi kishte tirana dhe katundar qe shisnin çaj dhe dhall dhe sot bejn sikur kan pasur pasurui te mdha ku ishin kto pasuri kur vetem nje fabrik mielli ne durres trashguam nga koha zogut, po si nuk te vjen zor qe pa patur njohuri fare per te kaluaren e popullit ton, na servir nje politik ordinere e te shpifur mjaft me kto gjera mos u mburr me te tjeret po ke gje per veten na trego,nuk ka byth sot kerkush te krahasoet me sistemin dhe shtetin ton ne deri 50te vjet pas çlirimit dhe kta sot jan vite drite mbrapa ati sistemi as nuk i afrohen kurr, se kan 25 vjet qe shkaterrojn vjedhin xhdo gje qe gjeten nga sitemi kaluar dhe nuk kan te baruara veprat qe lam ne ne sistemin qe kaloj kur them ne them per brezin ton qe punuam dit nat dhe sot shikoni njeri tjetrin naten vetem nga energjia qe la sistemi shkuar se te ishte per kta sot do ishim me pish,pyet njeher para se te hedhesh balt aty ku nuk duhet pastaj bej politik ,nuk ngeli injorant e budalla ne kte vend e qe te ter te japin mend sot.
Kur nje zgjebarak si puna jote sha TIRONEN,,,quhet levdate
Dava inferioresh,dava plenash
Po perse duhej qe tia thonte Shteti Komunist fitoren e vendit te dyte?! Nuk besoj se sportisti yne nuk ka ditur se me ke luan dhe per cfare, ose artikulli juaj nuk eshte i sakte. Shume i sakte Albi, dhe shume i qarte. Eshte Turp qe lejohen keto artikuj gazetarucesh qe duan te shtojne numrin e te persekutuarve.
Kush e organizoi, kur dhe ku Olimpiaden? Hitleri, nazizmi, pushtuesi, shfarosesi i dhjetra miliona njerezve ne bote. Fakti ka dy pamje, Sportin, dhe prag Luften e Dyte Boterore. Te dyja duhen analizuar vec e vec si: struktura, sjellje, nderveprime. Pastaj arrihet ne disa perfundime objektive. Zonjusha apo zonja e ka pare faktin vetem nga ana sentimentale, dhe mire ka bere per ate qellim qe ajo i ka vene vetes se saj, te arrije, me shkrimin ne fjale.
Per cfare Olimpiade flet ti oj gopiana ciciana? Kur esht bere kjo Olimpiade Shaju Hitleri i kishte plot vite qe kishte cof. Hajde Canabis hajde, apo i jep ndonje vize nga ajo e bardha?
Gazetare koti. Genje e shpif pas oreksit.
Nje shahist ka arritur kulmin po jo nen kampjon.
Muco i madh i durrsit qe svjen me.
nderime maksimale per Eqerem Koncin.
nuk kam pare shqipshkruese me idiote se kjo marsida najdeni..
nqs se ka histeri kolektive eshte sot kur I jane versulur enver hoxhes kanibalet e cdo ngjyre,rrace dhe lloji.
ai system ne kete rast cdo lloj fitore sportive te ketij niveli e egzagjerante si arritje te tij dhe jo ta neglizhonte.
me vjen keq qe ky lloj shkrimi ne vend ti ngreje lavdine Koncit…po na le shije te keqe…
ky fakt sportive eshte kthyer shemtueshem ne nje lufte politike..
turp e neveri per kete marsiden qe e ndegjon per here te pare
Ja dhe nji “antikomuniste” e oreve te para qe i ka thone llogjikes ik pirdhu. Aspirante per tu fut te grupi kullerave tip bushati, lubonja & Co qe sdine as formulen kimike te ujit, po dine me te fol per armet kimike, per urbanistiken, zgjedhjet ne Gjermani, borxhin grek etj etj.
Po kur gjejne kara qe i degjojne dhe ia botojne pacavuret pse jo…..
Kjo Marsida Najdeni eshte nje idiote e pashoqe. Sado qe s’ka jetuar asnje dite ne komunizem (prej moshes qe ka) dhe sado qe jeten e ben ne Amerike, nje e dy vetem vjell duke share komunizmin. Nuk ka teme qe hap, ne te cilen nuk shan komunizmin qorrazi. Edhe tani, sado qe ky artikull i saj eshte nje bllof, sepse mjeshtri yne nuk doli nenkampion ne ate Olimpiade, kjo perseri e lidh me aniciren e saj ndaj komunizmit. Kur ne fakt, ishte e vetmja periudhe kur sporti, baleti, muzika, etnografia, etj shqiptare, arriti majat e saj dhe kishte vemendje kryesore nga shteti.
Kjo vajze e mjere qe llap pa pushim, duhet te pyese paraardhesen e saj, nje nder komunistet e para femra, dhe e para qe hoqi publikisht ferexhene islamike dhe doli me fytyre zbuluar. E kjo, fale bindjeve te saj komuniste, qe i hapen syte dhe e bene femer te emancipuar.
Por me keto artikuj idiote e bajate, miss Marsida e shumta mund te marre ca “like” tek faqja e saj “Gege e toske”. Edhe ato, prej gamoreve anti-kamuniste.
Turp per ty o B.
1. Nqse e ke fjalen per Meribanin, une qe jam xhaja Marsides as nuk e di ca e kam ate grua, brez i 6. E kam takuar Meribanin ne jeten time 1-2 here. Imagjino tani ti se cfare e lidh Marsiden me Meribanin duke qene ngrof me nje diell. Familja Najdeni jane disa barqe dhe shumica nder to as nuk njihen me njeri tjetrin. Barku i Marsides ka 5 breza ne Tirone. Meribani shume mir bëri qe besoi tek komunistet, pastaj e hengri si mos me keq ku burri i bëri 38 vjet burg.
2. Eqrem Konci eshte i vetmi shahist qe ka arritur keto rrezultate ne arenen nderkombtare. Pra per ne shqiptaret ai eshte nenkampion bote. Mbase Marsida duke mos e njohur shahun ne detaje ka marre te mirqena shprehjet e dy gazetareve te medhenj sportiv si Armillotta dhe Dizdari, ku edhe i ka cituar se nga ku i ka marre. Nga mendja nuk i shpiku. Eshte fakt qe Qeremi ka fituar medalje argjendi ne grupin e tij. Prandaj per ne eshte nenkampion bote se nje medalje argjendi ja ka sjell popullit te vet. Packa se nuk doni ta kuptoni dhe kapeni mbas vogelsirave. Apo ndonje titulli bombastik per te marr interesin e publikut. Arritjen e Qeremit e njohin dhe ne Siegen ku e mbesa ka udhetuar disa here. Nuk i bie dot gomarit e po merresh me samarin zotrote. Dili tek per tek Marsides.
3. Me vjen keq qe nje burre i moshuar si ty, qe e njeh Marsiden dhe nga afer, nuk ke guximin ta ofendosh te pakten me emrin tend te vertete. Aq me pak te sajosh karshi nje vajze te re me te ardhmen perpara. Marsida nuk eshte rritur dosido ku rafsha mos u vrafsha, por nga dy familje te medhaja ne Tirane dhe nga prinder qe ja vlerson gjithe shoqeria. Ajo ka nje studim Amerikan ku si gjithe emigrantet e thjesht ka sakrifikuar e vuajtur shume. Jemi ne 2015 dhe ka te drejten te shprehet si te doje sepse jeton ne nje shtet te lire e demokratik. Ty nese nuk te pelqen mos e lexo, por mos guxo ta shash per mendimet dhe besimet e saja. Te shash dike pse mendon ndryshe nga Ty eshte turp. I iku koha femive te komunistave ku thonin “bej e mendo sic ju themi ne”.
gazetarja nuk e jetoi, por ja thane dhe nuk eshte ashtu si ka qene loja, por si e interpreton kjo shkruasja e artikullit. Ai ka qene njeri i mire, specialist i mire, shahiqt i mire, por ama mos u tallni me te ju gjoja gazetaret vetem e vetem per te share ata komnuistat, duke genjyer se ja qe paska akoma gjalle njerez qe i dine me mire ato pune. Mos merrni per baze gjithnje falet e komunistit Sali berisha se une e dija se vetem ai flet keshtu, por ja paska dhe gazetare tek gazeta e Meros. Respekt per Konçin, por mos i besoni keta njerez te sotem te letrave se as vete nuk dine çfare thone e çfare shkruajne.
Ky artikull per mendimin tim eshte koti fare.
Me nder pordhe me rigon nga nje loje ne tavoline etj… nenkampion olimpik! Edhe sikut te jete e vertete kujt i plasi.
Pastaj ketu flitet per nje rezultat sportiv e vazhdohet jo kete shkolle e kete prejardhje e magazina me mallra perendimore te konfiskuara etj. brockulla. Kur nuk shkruan se token ku kishte magazinat qe e kishte ble gjyshi me flori ja zune te ardhmit nga veriu qe i pru Sala e per kete a ne proces gjyqsore ne Strasburg, pastaj femijte po rregullojne edhe ca prona qe si kan dite te shkretet siper varrit bamit ngjit me Bamir Topin qe kur i erdhi ene atij gjyshi prej Dibre etj….
-nuk ka ndodhur kurre qe deri tani jane bere 26 komente kunder artikull shkrueses
MTN dhe nga ana tjeter te gjithe komentuesin shprehin vleresim maksimal per kete shahist dhe intelektual fisnik.
–nqs kjo vuvuzela “gazetare” jeton ne amerike sic thote nje lexues me siper kjo ose eshte idiote vampiroide e lindur komunisto-fagos,ose ka sindromin “elezbiberaj” qe eshte nje nga shqipfolesit me te medhenj, antishqiptar dhe antiamerikan
—te perdorehs nje vdekje aksidentale para 50 vjetesh per te luftuar “kamunizmin e leshit” eshte kanibalizem
Shahu eshte ndjekur shume me pasion por edhe eshte luajtur i organizuar edhe ne nivele amatore sidomos ne vitet 70-80. Cdo shahist ndiqej me vemendje sidomos kur luhej jashte. Nese sistemit nuk do i pelqente apo kishte nje arsye per biografine nuk kishte ndonje ngurrim te mos e dergonte ne Olimpiade. Eshte komplet nonsens. Nga ana sportive qe nga kundershtaret kuptohet niveli i tavolines qe eshte luajtur.
Nderkohe qe beje artikullin mos ishe duke bere dhe “selfie” ne hale moj çupe? Nuk po perseris ato qe kane shkruar komentuesit e tjere se eshte shume e qarte historia e “nenkampionit”.
Sa per historine dhe histerine e komunizmit, keto 25 vite “demokraci” kane qene deri tani me keq se 45 vitet e diktatures. Nese i ve ne peshore mund te thuash qe gjate diktatures pervec dhunes dhe terrorit qe nuk mund te mohohet nga njera ane, nga ana tjeter pati nje zhvillim te gjithanshem te vendit. Nga nje vend feudal u kthyem ne nje vend te industrializuar, u ngriten shkolla dhe universitete, instutute kerkimi ne cdo sektor. Universiteti i Tiranes prodhonte profesioniste te vertete ndryshe nga universitetet e sotme qe prodhojne vec diploma pa vlere. U emancipuan (aq sa munden) njerezit. U rrit roli i gruas ne jeten e vendit. Gruaja shqiptare nga e mbyllur ne shtepi me ferexhe hoqi carcafin dhe u be aktive ne shoqeri dhe familje. U ngriten shkolla arti, patem Opera, Balet dhe Kinematografi. Te gjitha keto nga sketerra ku ndodheshim pas luftes jane shume. Kishte plot ane te zeza, vertete arti u censurua gjithnje e me shume deri ne mediokritet por ama ekzistonte, ashtu ne menyren e vet. U bene krime nga regjimi, u zhduken pa lene gjurme mijra vete, kundershtare te tij. Po ne keto 25 vjet sa vete kane humbur jeten prej mungeses se shtetit? A e mban mend Tiranen e para 1991? Sa gjelberim kishte? Ku eshte tani? Po uzinat, fabrikat, dhe bujqesia e para 1990 ku jane? Po plazhet e virgjera ku jane? ne 25 vjet vetem kemi shkaterruar sic nuk ka mundur te shkaterroje asnje pushtues keto 2500 vitet e fundit kete vend. E c’vlere ka liria e shprehjes (edhe kjo e censuruar disa here ne saje te S. Berishes) kur zeri im e i yti bie ne vesh te shurdhet?
Padyshim qe Enver Hoxha ishte nje diktator mizor. Edhe Bonaparti ishte nje i tille, por Franca e nderon sot e perjete sepse luajti nje rol unifikues dhe shtetformues.
A duhet ta nderojme Enver Hoxhen sot? Them se jo, eshte akoma heret per ta gjykuar. Duhet te leme brezat qe do vine qe ta gjykojne per te mirat dhe te keqiat. Ashtu sic ne sot gjykojme rolin pozitiv te Ali Pashes si nje katalizator per ndergjegjesimin e shqiptareve ne ideimin e Rilindjes Kombetare. Pa harruar qe ky ishte nje sundimtar gjakatar, qe sundonte nepermjet frikes dhe terrorit.
I njderi ka qenë shahist i mirë.Asnjëherë nuk ka qenë kampioni i vendit dhe ca më shumë:nënkampion bote! Turp për artikullshkruesen.
Me vjen keq z. Hysi se jeni dhe gazetare. Xhaxhai im i ndjere ka qene Kampion ne Shqiperi. Edhe medalje argjendi ne Siegel ka fituar ne tavolinen e tij. Nuk ka qene nenkampion i gjithe turneut, por medalje argjendi ne tavolinen e tij 100% ka fituar sepse kam qene vete ne Siegel te Gjermanise tek zyrat. Prandaj nuk e di ku e shikoni turpin…?!
Armillotta shkruan për Eqremin: “Po kush është Eqrem Konçi? Ai ka marrë pjesë në tre Olimpiada me rrezultate mbi mesataren; 42 gara 17 + 15 = 10-, 58.3%. 1960: 6+6 = 6-, 50.0%. 1962: 6+5=3-, 60.7%. 1970: 5+4=1-, 70.0%. Një kulminim i shkëlqyer. Ai ka qenë fituesi i “Turneut Internacional të Tiranës” më 1965, ku doli barazim me Bujar Hoxhën. Më 1967 shpallet Kampion i Shqipërisë. Arritje këto, që duke i bashkangjitur dhe medaljen e argjendtë të Siegen e ngrenë atë ndër shahistët më të mirë të historisë shqiptare.” (Giovanni Armillotta, Dalla Olimpiade 1960 alla medaglia d’argento di Eqrem Konçi nel 1970 (Storia degli scacchi albanesi: parte II), 2009).
Nuk e di po ne shqipet jena njesha per te hedhur balte.
Dmth sipas jush Floyd Mayweather, Jr. nuk eshte kampion bote meqe nuk ka mundur Klitschko-n (Kampion I peshave te renda IBF, WBO, WBA, The Ring) apo Deontay Wilder (WBC). Po keto nuk kane lidhje!
Per ata qe pertojne http://www.olimpbase.org/1970/1970in.html.
Tavolinat nuk kane lidhje te drejtperdrejte me njera tjetren!
Per Sqarim Panelet e jo tavolinat jane me experience ne Chess Olimiads qe do te thote nese une marr pjese sot patjeter jam ne Panelin e dyte rezerve, heres tjeter ne panelin e pare rezerve e me rradhe.
Shko ore palle hap internetin. S’ngeli njeri pa dhon men.
Turp Shoku Hysi. Duhet ta konsultoni internetin dhe librarine pak me shpesh.
Artikullin e plote e gjeta tek blogu personal i goces, edhe per mu nuk ka kurrfare genjeshtre.
Konci ka fitu medalje argjendti ne grupin e tij.
Kush shahist shqiptare e ka bo ket qe ka bo Konci? Kerkush!
Turp ene per kto qe thojn s’ka qen kampion bote.
Nenkampion bote merr nuanca metaforike sepse jetojme ne boten e marketingut.
Maskarenjt e internetit qe merren me nje femer.
https://mtn150.wordpress.com/2015/05/24/shqiptari-qe-vdiq-pa-e-ditur-qe-kishte-fituar-medalje-ne-olimpiade/
Korigjim: Jo kampion bote por kampion Shqipnie.
https://mtn150.wordpress.com/
Per asgje nuk ka genjyer se nuk e ka shpikur nga mendja e vet. Ai medalje argjendi ka fituar ne grupin e vet. Me thoni ndonje shahist tjeter qe ka dale me mire se Konçi. Edhe nese eshte thene nenkampion bote per ne shqiptaret i tille eshte, nenkampion olimpik se askush tjeter se ka marre nje medalje me pare ne shah.
Blin ka qene NenKampion Bote! Konsiderohet ne Shah si i tille!
Duhet kuptuar qe ai nuk mund te ndeshej edhe pse mund ta mundte me Boris Spassky sepse nuk ja lejonte modeli i Olimpiades (Not Open).
Ne Panelin e 2-te rezerve sepse merrte pjese per here te pare. Ka patur te drejten te prezantohet ne edicionin tjeter ne Panelin e 1-re rezerve etc.
O korabi bravo cdo fjal e shkruajtur e jotja esht e sakt.
Per menimin tim ke bo gabim qi ke perdor Qeremin n’ket menyr. PO deshe me sha komunizmin gjej noj emer tjeter. Lene Qeremin atje ku i kan ra kockat
Pasi lexova artikullin per shahistin shqiptar dhe komentet (ose me mire sharjet) e lexuesve vendosa te bej nje kerkim per te pare nese faktet dhe burimet qe gazetarja citon ne artikull jane te verteta. E verteta eshte qe te gjitha burimet e cituara jane te verteta dhe shahisti shqiptar ka mare nje medalje argjendi ne olimpiaden e 1970. Ja dhe faktet:
Sipas rregullores se olimpiades se shahut te asaj kohe, kampionati boteror per ekipt kombetare kerkonte qe te ishin 6 tavolina. Ne tavolinen e pare luanin shahistet e pare te skuadrave. Ne tavolinen 2 luanin te dytet dhe keshtu me rradhe deri ne tavolinen reserve te pare dhe te dyte. Shahisti shqiptar luante ne tavolinen e gjashte. Sipas rregullores se asaj kohe, tre vendet e para te cdo tavoline merrnin medalje olimpike (ar, argjend dhe bronx). Eqrem Konçi zuri vendin e dyte ne tavolinen e gjashte dhe mori medalje argjendi ne tavolinen (“kategorine”) e tij.
Sipas statistikave ne http://www.olimpbase.org/teams/alb_tea.html Shqiperia ka nje medalje argjendi qe eshte medalja e fituar nga Eqrem Konçi. Shikoni edhe
http://www.olimpbase.org/1970/1970alb.html
http://www.olimpbase.org/players/2a6owkac.html dhe http://it.wikipedia.org/wiki/Olimpiadi_degli_scacchi_del_1970
Ka dhe shume burime te tjera ku citohet medalja e argjendid e Eqrem Konçit.
Ne perfundim, Shqiperia ka nje nenkampion olimpik dhe Eqerem Konçi ka marre nje medalje argjendi ne olimpiaden e vitit 1970 (ne kategorine e rezervave pa dyshim). Po kjo nuk do te thote qe ne nuk duhet te ndjehemi krenar per kete fakt pasi kjo mbetet me sa duket e vetmja medalje argjendi qe Shqiperia ka marre ndonje here ne arenen nderkombetare te shahut.
Ne nje koment ishin cituar vetem tre fituesit e tavolines se pare. Duke qene se ne kete tavoline luanin te paret e skuadrave ato konsiderohen te jene tre fituesit e pare te olimpiades. Asnje komentues nuk mori mundimin te lexonte se si ka qene rregullorja e kohes dhe cfare ndodhi me pese tavolinat e tjera. Eshte me e lehte te harxhosh kohen duke share sesa te lexosh faktet dhe statistikat.
Nuk bohet Shqiperia me Shqiptar.
A hajn pyk derrat? Klyshat e Azbi Kadriut? Une kam njoft Bujar Hoxhen dhe Pustinen shahista mjeshtra dhe thonin se Eqrem Konci kishte stilin mo te holle ne Shqiperi por nga biografia nuk e lejshin me ça perpara.
nje mesazh dashamires per
Anila Koncin & Astrit Najdenin.
Mos u merakosni te nderuar se 100% e atyre qe e quajne veten dhe jane Shqiptare kane respect per Eqerem Koncin dhe jane krenare me arritjet e ketij aristokrati shume dimensional dhe njeri fisnik.
Ku problem qe irritohen njerzit me kete shkrim:
E PARA:
Te jepet pershtypja se ai “regjim I tmerrshem mizor” nuk ja ka njohur vlerat dhe kete arritje si nen kampion ne Siegen.
Kjo jo vetem eshte idiotizem por artikullshkruesja tregohet maniake antikomuniste e shkalles psikopatike PSE ?
po te ishte se qenka “klase borgjeze antikoministe” ai system nuk do ta kishte cuar ne 1970 ne R.F. Gjermane.
E DYTA:
Duhet te ndahet problemi teknik dhe sportive nga ai politik…sepse kur qeveria e Enver Hoxhes paska lene kete “reaksionar” te shkoje ne Gjermanine federale..atehere I takon Enverhoxhes ta pergezojnme per zbutje te luftes klasave
E FUNDIT.
Do ju lutesha miqesisht gjithe ketyre enverofageve qe shkruajne nga Amerika,qofte brezi I vjeter me sindromen “elez biberaj” qofte te rinjte pas 1992 me sindromin “pellumb kurvlla”.
Nderpriteni fushaten kanibaleske ndaj komunizmit dhe enver hoxhes se me shume po ja ngrini vleren ketij te fundit…kujtoni si sillet amerika zyrtare me mao ce dunin apo dhe fidel kastron…..pse kaq vampiroide me enver hoxhen ???
Per kete shikoni dhe krahesoni madheshtine e sportit te Shahut ne vitet 1946-1990 me ate te periudhen e 1992-2015…..eshte zero e madhe…..dhe jo vetem shahu,jo vetem sporti por dhe shteti ,morali dhe dinjiteti I shqiptareve eshte nen zero…
Ju lutem te afermeve te Koncit te madh..mos e poshtroni njeriun tuaj me keto artikuj ne kete menyre.
Zotrote dil me emer se u lodhem me ju anonimet. Turp e faqja zeze. Une shume mir mund t’ju shaj Enverofil. Shko qaji babit tek varri.
Ore te gjithe pisa e klysha sigurimsish jeni ju? Ju hongshin qent! Bastarda te Enverit komunista te ndyre. Jo po 50 vjet paskemi jetuar ne parajse sipas jush? Nuk ju ka faj kush se jeni gjith bajgaxhi e erdhet ne Tirone per tu bo njerez. Po folni nje here me njerzit qe u vran e burgosen, qe ja moren pasurine etj. Ne 1990 Shqiperia ishte vendi i trete nga fundi per varferi. A mer njerez koti. Dilni me emra e mbiemra mer delenxhinj klysha te Dulles.
A hani gjith bar apo si? Ore njerez pa vlefta ju kan hup trute. A shahet nji femen pa e njoft e pa e dit? Funia t’verteten e ka than. 1970 ne Siegen kan ken 6 kategori. Sic i ka boksi kategori te nryshme njashtu shahu e peshngritja etj. z Konci ka fitu medalje argjenti dhe ne kategorine e tij pra 6ten asht shpallun nen kampion. Lexoni rregulloren se mjafton nji kerkim i thjesht e dalin llafet e gazetares t’verteta. Po ju jeni nji tuf klysha oficerash e komunistash ktu e kapeni mas pislliqeve. Artikulli asht shum i mir. Mjer ju meshkaruca anonima.
kjo histori qenka si puna e asaj ” tek ferrra e vogel fshihet lepuri i madh”. Cfare duan te fshehin ketu tere keta ishsigurimsa qe po hidhen perpjete sikur i ka kafshuar gjarpri …..
Ne fillim u versulen tu thon qe ja ka fut kot gazetarja. Kur doli qe e paska pas me verte ene na paska pas qene nji medalje argjendi nuk diten ca me bo dhe dolen ke tema vet e preferume qe kamunizmi nuk ka qene edhe aq i keq. Harrun qe kamunizmi dhe Dulla ja u bon nonat. Po si thote ajo shprehja e mencme: Boja nonat qe te te njofin per babe.
Pershendes me respekt familjen Konci dhe gjithe pjesetaret e saj, si dhe lexuesit e gazetes Tema.
Dua te sqaroj disa gjera.
1. Mjeshtri Eqrem Konci fitoi medalje individuale per tavolinen perkatese te rezervave sipas websajtit te shoqates jofitimprurese, Olimbase. Sipas vete tyre, ata nuk jane te lidhur me FIDE-n (shih http://www.olimpbase.org/index.html). Pra jane nje burim jo i sigurt per kete ceshtje, pasi FIDE ishte organizatorja e turneut.
2. FIDE nuk ka dhene asnje medalje individuale per ata te tavolinave te 2-ta, te 3-ta, 4-ta, apo tavolinave rezerve. Keta jane kategori inferiore, pasi maten me njeri tjetrin shahiste me koeficente me te ulet ELO, kurse tavolina e pare ka gjithmone shahistin e skuadres me koeficent me te larte. FIDE nuk jep asnje informacion per medalje individuale per tavolina te ndryshme. Mjeshtri Konci nuk luajti bile as ne 4 tavolinat e para, po luajti ne ate te rezervave.
3. Si rrjedhim nuk mund te quajme Mjeshtrin Konci nenkampion olimpik, pasi na qeshin bota, po ta bejme. Do ishte sikur ne futboll te krahasoheshin rezervat ne nje ndeshje, ku rezervat e skuadres humbese te thone qe luajten me mire se rezervat e skuadres fituese, dhe te marrin nje medalje: qesharake, dhe e pakuptimte. Dhe medalje te tilla individuale nuk jane dhene, me sa di une, se gjermanet i bejne punet tamam dhe Mjeshtri Konci do e dinte nese do e kishte marre.
Keto ngaterresa pra i ben Olimpbase, dhe Armilotta, pa u thelluar shume, flet per medalje, po medalje nuk ka pasur. Eshte problemi i Olimpbase qe nxjerr absurditete per medalje.
3. Asnjeri nuk i mohon te verteten qe Mjeshtri Konci ka fituar me merite te plote kampionatin kombetar ne 1967. Websajti i FSHSH e pasqyronte kete, po tani nuk punon.
Me te mira, dhe mos u merzisni. Asgje nuk mund t’ia heqi shkelqimin Mjeshtrit te mire Konci, i cili gjithsesi eshte perjetesuar me cmimin e larte te Kampionit Kombetar dhe perfaqesime jashtezakonisht te bukura nderkombetare. Po mos e quani nenkampion olimpik, per respekt te kujtimit te tij.
Shkelqesia,