“Tërmet” në FIFA

27 Maj 2015, 11:21Sport TEMA

Në Zvicër janë arrestuar 6 funksionarë të lartë të FIFA-s, me kërkesë të Departamentit të Shtetit të SHBA. Në shënjestër të hetuesve kanë qenë 20 vitet e fundit të menaxhimit të organit qeverisës të FIFA-s, duke iu referuar në mënyrë të veçantë garave për dhënien e kampionateve botërorë të vitit 2018 dhe 2022 (respektivisht Rusisë dhe Katarit), ashtu sikurse dhe marrëveshjet për marketingun dhe të drejtat televizive.

Operacioni është kryer në mëngjesin e sotëm, pa zbardhur dita, në hotelin luksoz Baur au Lac, me pamje nga Alpet dhe liqeni i Zyrihut, ku sot drejtuesit e FIFA-s do të takohen për kongresin e përvitshëm me presidentin Sep Blatter, i cili duhet të përballet në sfidën për rizgjedhjen e tij (nëse fiton do të ishte mandati i pestë), me princin jordanez, Ali bin Al Hussein.

Agjentët zviceranë, me veshje civile, kanë kërkuar çelësat e dhomave nga sporteli i Hotellit dhe kanë vazhduar me njëherë në katet respektivë për të kryer arrestimet. Askush nuk bëri rezistencë, ndërkohë që disa prej funksionarëve dolën nga hoteli pa pranga. Siç raportojnë mediat amerikane, Blatteri është nën hetim, por për momentin ai nuk është nën akuzë.

Operacioni i policisë ka vënë në shënjestër dhjetëra vetë, mes të cilëve komponentë të sotëm dhe të mëparshëm të komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Mes tyre, siç bën të ditur e përditshmja amerikane New York Times, është edhe Jeffrey Webb, i Ishujve Kaiman, edhe ai zëvendës president dhe deri në vitin 2014, president i Conmebol, shoqata e futbollit amerikano-jugore; Jack Warner, i Trinidad Tobagos, ish pjesëtar i komitetit dhe president i Concacaf mes viteve 1990 dhe 2011, konfederatës që qeveris futbollin në Amerikën qendrore dhe jugore dhe në Karaibe. Eduardo Lisë, të Kosta Rikës, i është lejuar që të dalë nga një derë anësore e hotelit dhe ai është parë të dalë me bagazhe, shumë prej tyre me logo të FIFA-s.

Detajet e operacionit do të bëhen të ditur në orët e ardhshme, gjatë një konference për shtyp që do të mbajë në Neë York prokurorja e përgjithshme e SHBA, Loretta Lynch dhe kreu i FBI, James Comey.

Një përshpejtim hetimeve u ka dhënë vendimi i ish prokurorit, Michael Garcia, i cili mori distancë nga FIFA pasi ishte ftuar nga organizata që të kryente një hetim të brendshëm.

14 komente në ““Tërmet” në FIFA”

  1. tafil guri says:

    nonat ne pejtht me krye platinin e qelbur.

    1. GMT says:

      @tafil guri,
      Platini është president i UEFAS dhe jo i FIFAS.
      Kalofsh mes mirēsive.

  2. GMT says:

    Këtu qëndron e tërë “madhështia”e Sep Blaterit.Të gjitha këto pisllëqe janë gatuar në kuzhinën e tij,larg shtëpisë së tij,pa lënë gjurmë apo si quhet në artin e gjuetisë:”të humbasësh gjurmët” dhe ai si gjithnjë shpëton pa një gjemb në këmbë.Tani i rezervohet edhe një pleqëri e qetë në pension me të gjitha mëkatet që ka bërë.Filmi “the wolf of wall street”do duhej të quhej “the wolf of Fifa” me kryeprotagonistin Sepin matuf & hamshor.

  3. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Si mundet qe te rrije per nje kohe kaq te gjate nje person prej afro 20 vjetesh n ekrye te FIFA-s .
    “‘ Me ndihmoni sepse do gaboj perseri “”-thoshte Mao Ce Tungu .
    Tani me thoni ju mua ,cfare komenti te bej per BALTEN-BLATER te cilin e kam cilesuar m ekete epitet qe ne mes te vitit 2013 .
    Ti leme qe te gjitha ,si kandidatren e RUSISE per 2018 ,po ashtu dhe kandidaturen e KATARIT te ketij vendi te vogel qe BLATERI yne ky pervers donte qe ta zhvillonte Boterorin ne VERE ku temoeratura ne hije shenon as me pak dhe as me shume por PLOT 50 GRADE CELSIUS .
    Dhe e gjithe kjo vetem se ai mori sa i deshi menderja euro .
    Nje pervers i tille do te merej dhe me PISLLEQE te tjera ku me sinjifikativja do te ishte DHENJA e Trofeut te Topit te Arte RONALDOS ,posacerisht ne 2013 ,natyrisht nga EUROT e po nje tjeter QELBESIRE sikur PEREZI .
    Ai, BLATERI ja arriti qe ne daten 16 Nentor 2013 kur ishte mbyllur votimi per Trofeun me keto rezultate :
    1-MESSI ………………..44 %
    2-RIBERY ………………27 %
    3-RONALDA …………..22 %,
    Te bente nje RIVOTIM te ri dhe pos qe u beri presion federatave perkatese boterore ,por NDRYSHOI 100 % Renditjen ,vetem per faktin se MESSI ishte bere monoton dhe per ate tjetren se per bukurite femerore ,buzkat e kuqe dhe flockat e krehur si te VICIT te PALEPIRE ,RONALDES ,sponsorizoheshin nga kompanite e marketingut
    Por HAKA VAJTI tek i ZOTI dhe MESSI eshte fituesi ABSOLUT i TOPIT te PESTE te ARTE ,kurse BENJAMINJA e dyshes QELBANIKE BLATER-PEREZ nuk mori asnje Trofe sido qe shenoi 61 gola dhe qe 6 Gola i shenoi ndaj 2 Ekipeve te “”KREVATIT” ne 2 javet e fundit kur BARCA e kishte mare La-Ligen .
    Edhe JOHANSONI ne kohen e tij nuk ishte me i mire se ky Blateri ,sepse dhe JOHANSONI dukshem perkrahu nje KOMBETARE FUTBOLLI duke ja shtruar rrugen per ne finalet e te pakten 2 Boteroreve por dhe duke ja “PASTRUAR ” rrugen .

  4. UEFA says:

    JONANSON ka qene drejtues i UEFA-s, dhe jo i FIFA-s, mos i ngaterro gjerat.
    Drejtues i FiFa-s per 24 vjet, nga 70′-94′, ka qene Zhoa Avelanzh nga Brazili, dhe Blater ishte Sekretar i Pergjithshem ne fund te karrieres se Avelanzh.

  5. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Dakord “UEFA ” ,por une e dija kete por njihja dhe Pa-fuqine e Avelanzhit dhe ate cka kam thene per CARIN JOHANSON ,nuk i heq asnje pike per ekipin qe e ka ndihmuar jo ne 2 por ne tre evenimente .
    BLATERI ka qene shefi dhe Avelanzhi ka qene ciraku ne ate panair pa shkelqim .

    1. Best says:

      Pershendetje miqte e mi Totila, GMT, Maradona dhe ndonje tjeter qe mund ta harroj, edhe “armiqte”
      Ju kam pershendet edhe dje dhe pardje, por duket se Admini ketu me ka marre dhe mua me sy te keq
      gjithsesi ju pershendes edhe sot per ato dy ditet e para…..

      Sic e ka thene Totila, vajti haku tek i Zoti
      Por duhet te pranojme se FIFA eshte si qeveri potente lekesh dhe normale qe Blateri ka mbijetuar dhe mbijeton fal ketyre manovrave se i sherben interesave, ndan edhe titujt, dmth Boteroret dhe te gjithe te kenaqur
      Une them se u vendos drejtesi per vendet amerikano-latine qe jane persekutuar ketu e 10 vjet
      vertet jam tifoz argjentinas, por jam i sigurt se ky palaco Blatter e ka marre me qafe dy here, 2006 kur nderroi vendin e Boterorit dhe kenaqi gjermanine me te gjitha te mirat dhe ne 2014 ku e kenaqi perseri
      Ju siguroj me 100 per qind, se Blater nese nuk do kishte mbeshtetjen e Gjermanise, as nje mandat nuk do dominonte
      Por gjermanet (mos te preken tifozet por ky eshte realiteti se e dime qe kjo gjermani ska kellqe) si te zgjuar qe jane, komandojne drejtimin duke mos qene vete drejtues, sepse ashtu perfitojne
      ata jane te kenaqur te kene nje boteror ne 3 te zhvilluar apo nje champions ne 4 apo 5 te zhvilluar
      Ketu fshihej pislliku edhe i finales se Boterorit Gjermani-Argjentine
      Te gjithe e kuptuan qe kur u vendos Ricoli albiter
      se po te ishte vendosur nje anglez apo spanjoll, holandez a ku di une
      do kishte marre fund qe gjysme oren e pare ajo ndeshje
      por nejse, haka vete te i zoti kur thote Totila
      jam dakort se per kete shkak dominimi monotonie Blater iu pergjigj interesave te marketingut duke futur duart ne rezultat per 2013, sepse te vitit qe jemi Ronaldo e meritoi, nuk vodhi asgje
      Por ndaj eshte qeveri futbolli
      Amerikanet nderhyne por shume vone
      sepse tani iu poqen interesat SHBA
      E shikoni qe ne loje eshte sheiku princi i famshem
      SHBA jane finoker
      te zoterosh qeverine e futbollit zoteron edhe diplomacine politike
      Me sheikun arab ne krye te FIFA zbutet bota arabe, amerika deperton me lule ne ate zone si Ducja ne shqiperi ne 1939
      e keshtu me radhe
      i jep nonje boteror atyre vendeve, si kines psh…. apo arabise dhe te gjithe te kenaqur
      Mire t’i behet ketij mostres tifoz leshi
      se kur plakesh te lene trute larte dhe poshte, sidomos nga paraja (se kam me shtresen e ndershme te pensionisteve)
      Jo me kot Maradona e sulmon kete monster
      sepse i hoqi Boterorin 1990
      nuk ka as tifoz gjerman qe se kupton qe ate boteror ua dhuroi mafiozi blater qe po vinte ne pushtetin futbollistik
      Madje edhe ne 1994
      Argjentina ishte favoritja
      dhe kur e kuptuan, i futen sterkembeshin
      FIFA e dinte qe maradona ishte i varur nga droga por veproi atehere kur ndjeu rrezikun se ky njeri edhe me nje boteror mund te behej shkateruesi i endrave te mafiozeve te brendshem ne FIFA e UEFA
      dhe ja rezultati

  6. GMT says:

    @BEST,TOTILA NEPRIKOSNOVENI,MARADONA, Përshëndetje me ngrohtësinë e një përqafimi vëllazëror.
    Sa finale e bukur ishte ajo e vitit 1986 në stadiumin “Acteka” Mexico.A ju kujtohet si filloi ndeshja kur në minutat e para në avantazh kaluan Argjentinasit me sa mbaj mënd me golin e Bravos.Pastaj në 2:0 një gol nga Jorge Buruchaga.Shifrat në 2:1 i zbriti Karl Heinz Rumenige që pak më vonë ta barazojë rezultatin Ridiger Rudi Voeller.Por çfarë ndodhi pastaj;një pasim i mrekullueshëm nga El Pibe MARADONA,Jorge Valdanos dhe 3:2 Argjentina kampion bote.

  7. UEFA says:

    Paskeni nevoje te gjithe per korrigjime sot. Or ti GMT, golin e dyte e beri Valdano, dhe te tretin Borrucaga, prandaj ki kujdes kur komenton.

    1. GMT says:

      @UEFA,ke plotësisht të drejtë.
      Përshëndetje.

  8. Best says:

    Po GMT po
    por shiko finalet e mepasme nga 90 dhe ketej si kane rezultuar
    1990 pisllik i gjalle me penallti inekzistente
    1994 me penallti qe fiton kush fiton quhet fitues, dmth varja spektaklit
    1998 me ate semundjen e cuditshme te Ronaldos dhe 3-0 te frances
    2002 haku i kthyer Brazilit me ate gjermani rakitike as emocione asgje, thjesht baste dynjaja
    2006 e pame vete si vajti, nga koka e zidanes, tek traversa e trezegeu dhe penalltite si gjithnje, se italani vetem penalltite di
    2010 po e perjashtoj se ne fakt dhuroi emocione per hir te se vertetes
    kurse 2014 ishte lere mos e perfshi fare ne diskutim
    me shume show me llafe se me top
    dhe rezultati u pa
    Futbolli po behet cdo dite dhe me shume para, asgje me shume
    Kur edhe Messi nuk fiton dot nje Boteror, kuptoheni vete si eshte bere futbolli
    dhe mendoj se po nuk fitoi nje te tille as ne 2018, do jete cudia me e madhe ne historine e futbollit, qe lojtari me i mire i te gjitha koherave mos te fitoje nje te tille
    Ndaj mendoj se do bejne si do bejne dhe ne Rusi do e marri argjentina, me apo pa te shtyt
    Pra mbase sdo e meritoje, por do ia japin
    politike hesapi

  9. UEFA says:

    @Best
    Argjentina e meritonte te merrte Boterorin e 90??????????????. Me vjen keq te te them, po qenke idioti me i madh qe kam pare ndonjehere te diskutoje per futbollin.

    1. best says:

      Nuk thashe e meritonte UEFA
      e lexove komentin tim, se permend ne asnje rresht e meritonte
      Po te them se as gjermania finalen se meritonte a kuptove
      Argjentina ishte cope cope po kjo sdo te thote ti japesh penallti inekzistente nje ekipi sepse ashtu duan mafiozet
      a kuptove????
      fol per finalen e 2014 po deshe……
      hajt ma se futbolli eshte bere biznes dhe politike lobimi varja
      po flas per fenomenin
      Pse gjermanise ne 90 iu dha penalltia inekzistente dhe Argjentines ne 2014 nuk iu dha penalltia e Higuanin me kasapin nojer????
      argjentina lozi me mire finalen nga gjermania, ecurine pothuajse njelloj e paten nga grupi deri ne finale
      si ne golavarazh e fitore pothuajse
      apo pse ashtu donte mama Merkeli dhe papa Blatteri
      E jke pyet ndonjehere veten pse Blatter u shpreh pas finales se Messi nuk e meritonte cmimin lojtari me i mire????
      Nuk kishte pse ta thonte
      Per aq sa pame ne Boteror ai ishte me i miri se e mori vetem argjentinen ne shpatulla
      kurse gjermanine e mori Mama Merkeli dhe as nojer as ozil as kedira dhe as Gotze
      kaq kuptoje
      e kam shkruajtur me siper\
      Boteroret moren fund ne 1986
      ai eshte i fundit boteror i rregullt dhe i bukur
      me pas jane vetem korrupsion dhe baste

  10. UEFA says:

    Penalltia e Gjermanise ne minuten e 85′ vertet mund te mos ishte, pro duhet te jesh koshient qe perpara asaj penalltie, Gjermanise ju kane mohuar mbi 3-4 penallti. Kjo eshte qe te jesh korrekt me ate qe ka ndodhur. Nuk kam qene tifoz me Gjermanine ne ate ndeshje, perkundrazi. Arbitri nuk kishte c’te bente me, ishte i detyruar ta jepte ate penallti, pas gjithe atyre qe nuk dha. Gjermania ka pasur nje nga skuadrat e veta me te mira te te gjitha koherave ne 90′, dhe mos harro qe Argjentina ka luajtur pa 7 lojtare qe kishin marre te verdha me kile ne ndeshjen me Italine, te cilen Maradona e eleminoi vete personalisht(dhe italianet s’ja falen). Atehere si mund te mendosh qe Gjermania mund te mos ta merrte ate finale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje