Ja plani i Berluskonit për të bindur Ançelotin

26 Maj 2015, 15:34Sport TEMA

Karlo Anceloti e tha shkurt dhe qartë.

Synon të bëjë një vit pushim dhe më pas do të vendosë për të ardhmen.

Por ky qëndrim nuk e demoralizon presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni, i cili kërkon që Adriano Galiani të bëjë gjithçka për ta bindur ish- trajnerin e Realit të Madridit, raporton Sport News.

Mandzukic, Jackson Martinez dhe Kondogbia janë tre emrat në objektivin e Milanit për të bindur Ancelotin.

Të tre këta lojtarë janë të lidhur me kompaninë Doyen që menaxhon kartonët e tyre dhe Milani ka marrëdhënie të shkëlqyera me kompaninë me qendër në Maltë.

Në një intervistë dhënë për “Radio Capital”, numri 1 i klubit kuqezi theksoi se është optimist por nuk përjashtoi mundësinë e alternativave të tjera.

“Kemi 4 emra të tjerë në listë, njëri prej tyre është i huaj dhe 3 të tjetër italianë”, qartësoi Berluskoni, duke lënë të kuptohet se kontaktet me Unai Emeri kanë nisur.

Një qëndrim ky që konfirmon dëshirën e Berluskonit për të mos hequr dorë nga presidenca e Milanit dhe këtë e konfirmon vetë manjati italian kur shton:

“Nuk kam menduar asnjëherë ta shes shoqërinë, sepse qëllimi im është një partner që të më ndihmojë për të mbështetuir financiarisht klubin”.

Ndërkohë, Adriano Galiani vazhdon të ushtrojë presion ndaj Ancelotit.

Alternativa më e mundshme brenda Italisë mbetet Vincenzo Montela, i cili do t’i japë lamtumirën Fiorentinës në fund të këtij sezoni.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje