Tronditet Shqipëria, Mavraj dëmtohet 5 muaj

28 Maj 2015, 11:43Sport TEMA

Dëmtim i rëndë për Mërgim Mavrajn.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim të rëndë në Gjermani me Kolnin, i cili rrezikon ta mbajë për plot 5 muaj larg fushës së blertë, raporton Super Sport.

Është ky një lajm shokues jo vetëm për mbrojtësin, por edhe për trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biassi, i cili me shumë mundësi nuk do ta ketë qendëmbrojtësin në ndeshjet vendimtare të këtij edicioni ku Shqipëria luan shanset e saj për t’u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion madhor sic është kampionati Europian Francë 2016.

Përvec takimit të 13 qershorit me Francën, i cili nuk do të kete vlerë për sa i përket llogarive të pikëve në Grupin I, Shqipëria do të luajë në 4 Shtator një ndeshje vendimtare me Danimarkën,  pas vetëm 3 ditësh pret në Tiranë Portugalinë, 8 Tetori është një datë për t’u shënuar me të kuqe pasi do të jetë dita e përballjes në shtëpi me Serbinë, dhe gjithcka mbyllet me udhëtimin në Armeni për ndeshjen e 11 Tetorit.

Përtej llogarive të ftohta për Kombëtaren që rrezikon të humbasë kështu një ndër pikat kryesore të referimit në mbrojtje, lajmi i dëmtimit për Mavrajn është vërtet trishtues.

Qendëmbrojtësi është shndërruar prej kohësh në benjaminin e tifozerisë Kuq e Zi, falë edhe sakrificës së tij në ndeshjen e “Elbasan Arenas” me Armeninë ku u fut në fushë dhe shënoi duke sakrifikuar, pasi luajti pa u rikuperuar ende nga një dëmtim që nëse rëndohej rrezikonte t’i mbyllte karrierën.

2 komente në “Tronditet Shqipëria, Mavraj dëmtohet 5 muaj”

  1. Zamorano says:

    thirrni xhemshitin. ja nje rast i mire per ta thirrur.

  2. Pelasgian says:

    po pse rrezikove o lal..kolni qendroi ne b.liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje