UEFA presion FIFA-s: Të iki Blater. Skandali i arrestimeve, FIFA rrezikon të mbetet pa sponsorë

28 Maj 2015, 14:57Sport TEMA

UEFA,  ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë natës duke bërë presion mbi Sepp Blatter dhe duke u bërë thirrje që FIFA të shtyjë zgjedhjet e saj presidenciale me gjashtë muaj.

UEFA tha se zhvillimet e ditës së mërkurë ishin “një katastrofë për FIFA-n” dhe bëri thirrje për një ndryshim të udhëheqjes. Një deklaratë UEFA thekson “Këto ngjarje tregojnë, edhe një herë, se korrupsioni është rrënjosur thellë në kulturën e FIFA-së”.

Kongresi i ardhshëm i FIFA rrezikon të shndërrohet në një farsë dhe për këtë arsye shoqatat evropiane të futbollit do të duhet ta konsiderojnë me kujdes nëse duhet edhe të marrin pjesë në këtë Kongres dhe shmangin  gabimet në sistem, i cili  në qoftë se nuk ndalet, në fund  do të vrasë futbollin.

Anëtarët e komitetit ekzekutiv të UEFA janë të bindur se ekziston një nevojë e madhe për ndryshimin në presidencën e  FIFA dhe fuqimisht besojmë se Kongresi i FIFA-s duhet të shtyhet dhe që  zgjedhjet e reja presidenciale të FIFA, të organizohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm”, thuhet në reagimin e UEFA.

Nga ana tjetër edhe qeveria britanike ka kërkuar largimin e presidentit të FIFA-s, Step Blater. Sipas britanikëve ai është fajtori kryesor për skandalin e korrupsionit në institucionin më të lartë të futbollit. Sekretari i jashtëm i Britanisë Philip Hammond tha se miliona dhe miliarda fansa të futbollit dëshirojnë të shikojnë një lojë të pastër jo të manipuluar nga presidenti i FIFA-s,  i cili duhet të largohet sa më parë.

Skandali i FIFA-s rrezikon jo vetëm drejtuesit dhe strukturën e saj drejtuese, por edhe financat. Kompanitë e mëdha si Koka Kola, Adidas, Viza, Hondai apo Mekdonalds po mendojnë të largohen dhe të mos bëjnë marketinga me institucionin më të lartë të futbollit, FIFA-s

 

7 komente në “UEFA presion FIFA-s: Të iki Blater. Skandali i arrestimeve, FIFA rrezikon të mbetet pa sponsorë”

  1. enter''" says:

    I futi hundet ne futboll ameriqia…

    1. daf says:

      Zagaret jane ne ofensive per te anulluar kampionatin boteror ne Rusi. Bejne sikur po ju qan zemra per korrupsionin legenave.

    2. Mezani Celo says:

      O Enter, bashe me kete Dafin poshte. Amerika po provon edhe nje here qe eshte garancia me e madhe ne bote per demokracine dhe zhvillimin. Kush nuk e kupton eshte qorr ose shpirtzi (ose te dyja bashke).

      Kompionati ne Rusi nuk anullohet me. Blater e ktheu FIFA ne organ mafioz dhe ne nje miniere ari per vete dhe miqte e tij. Nen shembullin e tij e tille po behet edhe UEFA.

      Britania i tha Blaterit e kaperceve vijen e kuqe dhe jep doreheqjen qe te zhvillohen hetime te pavarura. Blateri i manipuloi te gjithe auditet e brendshme. Britania u detyrua te merrte ndihme tek Daj Samin, sepse vetem nuk ja dilte dot.
      Si gjithmone ne boten Perendimore, truri eshte Anglia, muskujt jane USA.
      Nuk besoj qe keni harru qe clirimin e Kosoves e projektoi Blair dhe e zbatoi Clinton.

  2. ufot says:

    Eh mor Blater mor Blater ndyresira, kujtove se jau fusje te gjitheve ehhh. Ti nuk ke ditur nje gje, se po tu vu Washingtoni ne shpine e ke te humbur betejen or çun, nuk eshte bo bytha jote me dhjame te talle bolet me ata qe bejne ligjin ne kete planet. Bile edhe deri tani ta kane zgjatur shume, thjesht fakti qe nuk te kane levizur nga ai post qe prej 20 vjetesh tregon se Evropa eshte e ndyre dhe me pazare, them Evropa se ajo ka peshen me te madhe dhe po te kishin dashur mund ta kishin hequr me kohe. Por parate, pazaret, dallaveret kane bere qe ky fytyre bythe te jete akoma ne krye te FIFA-s. Ja qe Washingtoni mendon pak me ndryshe dhe kur zemerohet i ben punet shpejt……

  3. tarabosh tarasbulba says:

    jo “te ike”!
    po “ne burg krimineli zvicerran Blatter”!
    sepse,
    po t jesh zvicerran
    t tana i ban
    edhe carin e han!
    ka thon aqif capertoni

  4. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Platinia duhet te iki per vete.
    Mafioz

  5. argenti says:

    Mafiozi i kerkon mafiozit te jape doreheqje haha sa e forte…te dy ju qelbanik duhet te jepni doreheqje dhe jo vetem kaq,ne burg e keni vendin kujtoi ky plak matuf se ja futi Anglis…. ti daf duhet te jesh ndonje klysh rus patjeter…..rrofte AMERIKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje