FOTOT/ Dita që tronditi dhe ndryshoi botën e futbollit

29 Maj 2015, 12:43Sport TEMA
FOTOT/ Dita që tronditi dhe ndryshoi botën e futbollit

Ajo konsiderohet si një ndër tragjeditë më të mëdha në futbollin botëror.

Ishte data 29 maj e vitit 1985 dhe në stadiumin “Heysel” të kryeqytetit belg, zhvillohej finalja mes Juventusit dhe Liverpulit.

Por, huliganët anglezë rrëzuan një kolonë të stadiumit dhe për këtë arsye, 39 persona humbën jetën.

32 ishin tifozë të Juventusit, ndërsa 7 të Liverpulit.

Edhe pse ndodhi kjo tragjedi, UEFA vendosi që finalja të luhej.

Ajo u fitua 1-0 nga Juventusi.

Pas këtij incidenti, ekipet angleze u përjashtuan për 5 vite nga kompeticionet europiane.

Sot mbushen 30 vite nga kjo tragjedi, e cila ndryshoi njëherë e mirë futbollin dhe sidomos tifozët anglezë, të cilët sot konsiderohen si model./b.l

 

2 komente në “FOTOT/ Dita që tronditi dhe ndryshoi botën e futbollit”

  1. 29052015 says:

    e mbaj mend kete ndeshje, tragjedi e madhe. Te nesermen boniek, polaku qe luante me juventusin diten e kaluar erdhi ne tirane dhe na futi nje gol …

    1. Epirioti II says:

      Eshte pak me e rende se kaq.

      Me lobimin e forte te Juventusit, ndeshja Shqiperi-Poloni (kush fitonte shkonte ne boterorin e Meksikes, barazimi conte Belgjiken ne Boteror dhe Polonine ne playoff), u shty me 24 ore, pasi Juventusi doli ne finale te Kupes se Kampioneve. Shqiperia pranoi se nuk kish cfare bente por meqe kishte ne dore oren e ndeshjes e vuri ne 13:00 qe mos vinte Bonjek.

      Bonjek arriti nga Brukseli ne Torino me avionin e Juventusit ne 3 te mengjesit, kur akoma nuk dihej sa tifoza kishin vdekur.

      Ne oren 11:00 arrin ne Tirane me charterin e Juventusit. Ne oren 13:00 del ne fushe me ekipin. Rreth ores 14:00 na fut nje gol nga jashte zones. Ndeshja u mbyll 1:0, ndonese Shqiperia e dominoi ndeshjen. Polonia qe kish dale e treta ne boterorin e 1982 shkon perseri ne Boteror, Shqiperia me e mire e gjithe koherave eleminohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje