Një gjyqtar ka dhënë një vendim surprizë, ndaj një gruaje e cila kishte dalë para gjyqit se nuk kishte paguar taksinë.
Gjyqtari e dënoi gruan me 30 ditë burg, ose për të shmangur këtë denim, ajo duhet të bënte në këmbë rrugën që kishte bërë me taksi pa e paguar.
Victoria Bascom nga Lake County në Ohajo, po udhëtonte mes Cleveland dhe Painsevile, kur ajo u largua nga taksia pa bërë pagesën prej 100 dollarësh.
Gjyqtari Michael A. Cicconetti, i njohur për dënimet e tij “krijuese”, e urdhëroi zonjën Bascom për të shlyer 30 ditë burg për krimin e saj, para se t’i jepte shansin e pazakontë.
Gjyqtari Cicconetti i tha zonjes Bascom: “Nëse ju nuk mund të përballoni një taksi çfarë do të bëni? Do të ecni. Ndaj unë mendoj se është e përshtatshme që ju të ecni 30 milje, në vend që të beni burg.
Dhe gruaja e ka pranuar me kënaqësi dënimin dhe brenda 48 orësh ajo duhet të përshkruaj distancën për të cilën nuk pagoi lekët.
Ajo veç kësaj do paguajë 100 dollarshin e taksisë dhe do shërbejë 3 ditë në komunitet.
Kjo është drejtësi!/j.h
There you go!
Vendimi me i llogjikshem!
Ketu te ne te marin edhe taksine,jo me pa paguar.
……te kishte qene burre……do ta conin direkt ne burg!!!………ku eshte barazia ketu?
per barazine gjinore flasin vetem kur kane interes e nevoje.. normal gruaja eshte grua dhe duhet te kete disa favore por te vjen inat me disa shoqata qe dite e nate i bien daulles per barazi po ne fakt ne perendim grate kane shume here me te drejta se burrat dhe favorizohen shume normal te ishte burre denimi do ishte shume here me i rende
pasi te ecte “maratonen” do kishte edhe detyrim ndaj taxistit edhe nji t Q.
kshu po!
te dy palet do ngeleshin te knaqme nga drejtsija.
Beni mire te beni kujdes me titujt e lajmeve
Titulli i keti lajmi nuk eshte ai qe i vini ju. Ne fakt, Gjyqtari i dha shans te zgjedh midis dy denimeve.
Është e vërtetë se këtu në Ohio, përsa i përket trajtimit, nga gjithe njerzit apo institucionet, në rradhë të parë është trajtimi i gruas (femrës në përgjithësi), në vendin e dytë është qeni, dhe në fund është burri, i cili nuk ka asnjë shans apo ka pak shanse te fitojë ndonje çështje ndaj një femre apo ndaj një qeni.
Po tkfgos ku hyn? Te burri apo qeni?
Denim I pershtatshem.
Shume denim i mire! Dhe i logjikshem!