Masakra e Thumanës erdhi për shkak të një rrahje

7 Qershor 2015, 10:23Politika TEMA

Rrahja e një shoferi dhe konfliktet gjatë përpjekjeve për të sqaruar ngjarjen, degjenerojnë në një krim makabër, ku 4 anëtarët e familjes Kora kanë ekzekutuar tek pragu i shtëpisë pasi i kanë thirrur në emër, Arben Çekun, 44 vjeç, babanë e tij Fran Çeku, 79 vjeç, nipin Enea Rama, 20 vjeç, ndërsa e plagosur rëndë nga plumbat mbeti edhe Luçie Çeku, 66 vjeçe, bashkëshortja e Franit, që po trajtohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Policia tha se ka shpallur në kërkim si të dyshuar për krimin e rëndë vëllezërit Daniel, Pëllumb dhe Besnik Kora dhe babanë e tyre Guri Kora.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes në qendër të Thumanës në Krujë, në oborrin e shtëpisë së viktimave.

Policia ka angazhuar rreth 200 forca në terren për kapjen e 4 autorëve, ndërsa u gjetën gëzhoja automatiku dhe pistolete. Në operacion janë përfshirë edhe FNSH-të dhe specialet.

Si lindi konflikti

Nga hetimet që ka kryer Policia e Krujës dhe e Durrësit, rezulton se shkak për krimin e rëndë është bërë një sherr me motive banale.

Një muaj më parë, dy anëtarë të familjes Kora kanë rrahur një banor të Thumanës, që punonte shofer, raporton Dita.

Shkak duket se ka qenë një grindje me motive të dobëta, konkurrenca mes tyre për mjetet. Gjithsesi i dëmtuari mësohet se ka qenë mik i familjes Çeku. Lajmi është përhapur dhe është mësuar nga Arben Çeku.

Ky i fundit ka qenë në emigrim në Itali, ku edhe qëndron. Por sapo ka mësuar për rrahjen e mikut të tij është kthyer nga vendi fqinj një javë më parë. Mbrëmjen e së premtes palët janë takuar në lokalin e fshatit Thumanë, në qendër të tij.

Aty ka nisur një debat i ri mes Arbenit dhe Guriut, babait të tre autorëve të kërkuar për krimin. Madje mësohet se janë përdorur fyerje dhe kërcënime dhe ka pasur përleshje fizike.

Me ndërhyrjen e banorëve të tjerë sherri është shuar dhe palët janë ndarë, duke shkuar në banesa.

Vrasja pas thirrjes në emër

Por kur ka shkuar në shtëpi i mërzitur, Guri Kora u ka treguar familjarëve. Dyshohet se 3 djemtë e tij dhe më pas ai vetë, kanë shkuar tek banesa e familjes Çeku, që ndodhet shumë pranë.

Aty kanë thirrur në emër Arbenin që të dilte jashtë, por sapo 44-vjeçari është shfaqur në oborr, është ekzekutuar me një breshëri automatiku. Kur ka dëgjuar krismat ka dalë jashtë babai i moshuar i Arbenit, por autorët kanë zbrazur plumba ndaj tij sapo ka dalë nga dera e shtëpisë, duke e vrarë edhe Fran Çekun.

Pas gjyshit ka dalë edhe nipi Enea Rama, por edhe adoleshenti nuk i ka shpëtuar bataresë hakmarrëse të familjes Kora.

Dhe e fundit ka qenë Luçie Çeku, gruaja, nëna dhe gjyshja e tre viktimave që ka ulëritur me të madhe kur ka parë të përgjakur tre të afërmit e saj, duke kërkuar ndihmë, por autorët nuk e kursyen edhe atë, duke e plagosur rëndë.

Gruaja ka marrë 2 plagë në trup dhe u dërgua në gjendje kritike në spital, ku po bëhen përpjekje për ta mbajtur në jetë. Edhe viktimat kanë pasur nga dy apo tri plagë vdekjeprurëse në trup.

32 komente në “Masakra e Thumanës erdhi për shkak të një rrahje”

  1. lavdosh says:

    Pasojat e 1997 (hapja e depove te armeve dhe armatimi ne mas i popullates) dhe kriza e madhe sociale qe pasoje ate do vazhdojne te kene pasoja ne Shqiperi
    I propozoj S Tahirit te beje nje reforme te tille: Amnisti per Grumbullimin e Armeve. Qellimi eshte mbledhja e armeve, (te pakten shumices se tyre).
    Kjo te pakten do pakesoje ato krimet e rendomta, qe per gjene me te vogel njerezit mendojne tek kalashi qe e kane ne shtepi. Mbledhja e tyre do te jete nje fitore e madhe

    1. Sallakja says:

      Po pse more Lavdosh, edhe armet do te na heqesh tani ?
      Pune s’kemi, para s’kemi, prokopi skemi, te pakten te kemi
      pistoleta e kallazh per te mbrojtur veten.
      Po sikur te shajne nga nena ne mes te rruges, c’fare te bejme
      sipas teje te ulim koken ?
      Jo more vella, jo. Te shahu ? Vrite. Te ofendoje ? Vrite
      Biles une them te vrasesh edhe ata qe te shikojne shtrembur.

      Pastaj, ti Lavdosh je djale i mencur edhe duhet ta dishe qe
      nuk ka njeri nomal ne Shqiperi qe te mos i kete bere pyetjen
      vetes ; po mire xhanem, qeveria pse nuk i mbledh armet ?
      Te gjithe politikanet Shqiptare e dine qe armet duhen mbledhur.
      E megjithate armet nuk mblidhen.
      Pra, i dashur Lavdosh, problemi eshte pikerishte ky.
      Pse nuk mblidhen armet ?
      Kjo eshte edhe “detyra e shtepise” per sot,
      Pra si e mendoni ju Pse nuk mbldhen armet ?

      Kujdes, Mesuesja nuk jep detyra shtepie te lehta.

  2. Indrit says:

    Denim me vdekje por nuk i le Europa.

    Atehere denoi me burgim te perjetshem por…. Me pune te detyruar. Cdo dite te punojne 9-10 ore me lopate ne dore te hapin kanale dhe rruge.

    1. gjembaci says:

      mendim shume i drejte i “indritit “.

    2. a_ka_nai_ftyr_tpame? says:

      pse po nuk I la Europa ca u be…?

      denimi me vdekje eshte I detyrueshem jo vetem per vrases,
      prerja e dores po vodhe, tredhje koqesh po perdhuove..
      derisa ky pis milet te vihet ne transhe

  3. klodi says:

    O gazeta Tema Lucia nuk eshte gjyshja e tre viktimave…..????? hahahah futjani kot I thone kesaj.. Ajo eshte gruaja e Fran Cekut, nena (mama) e Arben Cekut, dhe GJYSHJA vetem e djalit te ri Enea Rama…

    hahahahahah

    1. Illyrian says:

      Ate kane shkruar gruaja neba dhe gjyshja…

    2. Al says:

      Boll ti ore loqe se u shkrive se qeshuri , njerzit u vrane ti qesh si loqe.

  4. coli says:

    mbushuni mende more te mjere para se te ngrini grushtin apo te ofendoni tjetrin ! Fatekeq esi e madhe per te dy familjet ,pacin veten ne qafe cfare mbollen edhe korren;

    1. Janaqi says:

      Patcin veten ne qafe, por qe nuk kane me as qafe tani pa?

  5. Mario says:

    Si ka mundesi qe nuk jane kapur kriminelat ata jane te fshehur ne Thumane. Policia duhet te nxjerr nga gjykata urdher kontrolli ne per shpia gjithe Thumanes.

    Edhe daja e ketyre kriminelave ka shum mundesi te jet bashk punues

    1. Sit back.. and ..relaks says:

      I ke ne londer pas pak ditesh.

  6. perivolo says:

    Tahiri dhe qeverite qe shani mund te ndihmojne pak ne zgjidhjen e problemeve te tilla,ndihmen e madhe e jep shoqeria dhe familja qe duhet te mos qellojne femijet,te mos i dhunojne,te mos i fyejne,te mos i ofendojne,te mos i perbuzin sepse ashtu mbledhin urrejtje dhe agresivitet qe nje dite do ta shfaqin.Femijet duhet te edukohen te dine te komunikojne,ti zgjidhin mosmarreveshjet me bisede,me debat,qofte dhe me debat te ashper,te respektojne dinjitetin e tyre dhe te bashkeqytetareve.Gjithashtu mburrjet e tepruara dhe perkedheljet i demtojne dhe nuk i ndihmojne ne krijimin e nje personaliteti te ekuilibruar.
    U zgjata shume por aty gjenden shkaqet kur shikoni ngjarje te tilla,gjithashtu shoqeria ka ideale te gabuara qe duhet te rregullohen.

  7. maloku i penduar says:

    O KAFSHERI, TURQI E GJALLE NGA MENDJA. CA SAIMIR TAHIRI THONI MORE POR KJO TREGON SE SA DERRRRRA JEMI NE “SHQIPETARET“ VRITEN NJEREZIT AS SI BAGETI JO SE DHE BAGETIJA NUK VRUTET ASHTU. TURRP TURP

  8. Tiku says:

    Fatkeqesi e madhe per te dy familjet. Keto fatkeqesi vijne si rezultat i dy gjerave kryesore, e para mungesa e besimit ne Zot dhe e dyta geni shqiptar i hakmarrjes dhe gjaknxehtesise.

    1. tim says:

      Po ca thu o tiku,nga mosbesimi ne zot???po tallesh?

  9. GAMORI says:

    te kthehen ne skutat e maleve te tyre nga u shkulen pas burgut dhe ti hiqet e drejta e daljes ne qytete familiarisht dhe konfiskim te prones vetem keshtu behemi njerez

  10. Opinionisti says:

    Vlera e jetes ne Shqiperi!

  11. Beni Bo says:

    Keto ndodhin per mos respektimin e kodit te jetes ,respektin per tjetrin .ne shqiptaret per nje sherr banal shkaterrojme jeten e dy fiseve .ndoshta keta vrases jane bere pishman per ate qe bene por eshte teper vone ,edhe jeta e tyre eshte e mbyllur .nuk mund te kapesh kallashin per sherr banal e te zhdukesh nje familje ,,,,per keta lloj vrasesish jam dakord me ligjin me vdekje ne mes te fshatit ,

  12. dino says:

    pse ne malesi thone po te lyp bese. sepse skane.
    burracake,spurdhjake,imorale,te trashe si gomari, dhe ajo me kryesorja qe i karakterizon te pabese ne gen.
    maloket jane shum me “seder” q..gruan gjith jeten nuk te thote asgje,vetem mos e shaj nga gruaja se te ze prite mbas ndonje ferre dhe te vret.
    kanuni i lek dukagjinit eshte dokumenti i shkruar i poshtersise se tyre si komb. zor se gjen ne planetin toke nje komb te ngjashem me ta.

    1. Dino !

      mendohu para se te flasish , mos fol sikur ke ngrene groshe te kuqe !

      sa per dijeni ata qe kane bere vrasjen nuk jane malesor , por jane Korcar te ardhur ne Thumane qe ne kohen e Enverit , nuk ka malesor me emrin Guri !

  13. Alban says:

    Epo çfare trapi. I kan rrahur nje shok dhe ai vjen qe nga Italia per te sqaruar pse ja rrafen shokun. Po shikoni o njerez punen tuaj. Ca gjera i kane te mira keta evropianet. SKa ketu as lek borxh e pastaj te vrasin pse ja dhe borxhin e spo ja merr dot as shere pse me shikon apo pse me gervishte makinen? Ne jemi shume shume mbrapa ?

  14. tfgs says:

    Ne kohen kur sunitet shqipfoles anemban vatanit masakrohen nen bresheri kalazikovesh,bombash,dhinamiti,thikash,hanxharesh apo shkojne jihadista ne ISIS,kur turma te uriturish braktisin perdite vatanin perfunduar rrugeve te evropes,politikanet dhe historianet i servirin popullit………….big albania,big xhamia,shkoll Gylen,vjersha me lot erdogani,loungo mare,island O’suma,Egnatia,korridore te 8 apo te 9,TAP-a apo south streem,naft ne detin grek[shekuj me pare Greqi]…..FATALEEEEEEEEEEE!!!!!!!!

    1. Janaqi says:

      Greqia e sateme tfgs, Pas ketyre vikyimave radha te takon ty… mundesisht me buke ne goje…

  15. shp says:

    Klodi,lexoje mir para se me shkru…megjithse nuk asht ai thelpi i shkrimit.

  16. Arben says:

    DING DONG

    DING DONG

    A DUHET KTHYER DENIMI ME VDEKJE???!!!!!

    EKZEKUTIMI I FUNDIT PUBLIK KA NDODHUR NE FIER ME 1993 DHE

    PER NJA 2-3 VITET E ARDHSHME FIERI RA QETESI.

    DING DONG

    DING DONG

  17. Ali Beu says:

    Ne Shqipetaret jemi “krenare” per keto ngjarje makabre. Nuk na ndajne shume gjera nga muxhahedinet apo talibanet. Te behemi urgjent pjese e ISIS-it….

  18. Barboni says:

    Ky derri erdhi nga Italia te bente te fortin dhe e gjetiate qe kerkonte.
    Me vjene keq per ate 20 vjecarin

  19. ilir says:

    Te dy familjet jan te ardhur ne at zon .

  20. ylli says:

    ku je enver hoxha ngriju nga vari per kta egersira .

  21. kujdestar i repartit says:

    denimi me vdekje duhet me u rikthy.
    ed roma tha qe ne nuk pyesim asnji kryeqytet te botes persa i perket ceshtjes son kombtare.
    krimi dhe vrasjet ne shqipni jan kthy tash ne “ceshtje kombtare” sepse populli shqiptar esht godit rend nga kto dhe po emigron masivisht atje ku ka shtet.
    prandaj edhe per denimin me vdekje nuk duhet pyt askush n europ. aq me teper qe amerika e ka ne fuqi dhe e zbaton sot e ksaj dite ekzekutimin .
    vecse ne shqipni duhet “rinovu” ndeshkimi kapital.
    duhet shtu edhe masa e vuajtjes se denimit.
    pra te vdes duke vuajt krimineli e jo te iki ashtu si n parajs me inxhekshen dhe pa ndje dhimbje.
    dhimbjet duhet te jen fizike dhe shpirtnore,
    per kete duhet.
    1 te qihet ne byth i denuari me vdekje per nji periudh te pakten nji javorer dhe qirja te behet botnisht live ne tv dhe ne sall te ket edhe deshmitar te demtuar.
    2 te rrifet dhe peshtyhet te pakten per nji jav rresht dhe kjo te jet java e vuajtjes fizike
    3 te lihet pa buk dhe pa uj si dhe nen tortura si ajo tortura amerikane e ujit qe i ben CIA terroristve binladena.. ti hiqen thonjt me pinca…ti priten veshet me gersher… ti digjen bolet me uj t nxeht.. ti rripet lekura me brisk rroje…
    4 dhe ne fund pasi te drobitet nga ksilloj torturash ..e te tjera te ktilla ,te futet ne karrig elektrike..apo te varet dhe njekohsisht ti futet spina elektrike ne byth..dhe menjeher te grihet ne makin grirse mishi dhe ti jepet qenve si sallam..
    pas ketij lloj ndeshkimi nuk do ket me burr none me bo krime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje