Detajet e abuzimit 500 mijë euro me barnat e rimbursueshme

6 Qershor 2015, 18:59Politika TEMA

Prokuroria zbardh rolet e 9 të arrestuarve dhe 2 të shpallurve në kërkim për skandalin e rimburësimit të ilaçeve për 4 farmacitë Berzhita, Lundra, Adelina dhe Nutrimed.

ABC News ka mësuar se pronar i 4 farmacive fiktive është i arrestuari Hysni Roci, i cili e ka pranuar mashtrimin me ilaçet e rimbursueshme. Hetuesit thonë se 46-vjeçari Roci, në bashkëpunim me drejtorin rajonal të Fondit të Sigurimeve të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Pjerin Xhuvani dhe vartësit e këtij të fundit ka përfituar rreth 500 mijë euro.

Kjo shumë, është rimbursuar me firmën e drejtorit Xhuvani brenda pak dite nga moment i dorëzimit të recetave të falsifikuara nga farmacisti Roci.

Prokurorët dyshojnë se të arrestuarit e tjerë të kësaj drejtorie, Edlira Mara, me detyrën juriste, ekonomistja Keti Mahmutaj dhe specialistët e kontrollit Frida Lamçe dhe i shpallur në kërkim Fatbardh Budo në detyra të ndryshme nën urdhërat e drejtorit Xhuvani dhe kundrejt përfitimeve vetjake kanë favorizuar 4 farmacite fiktive.

Ata kanë firmosur kontratat për ilaçe të rimbursueshme në mungesë të dokumenteve të nevojshme, kanë rimbursuar këto ilaçe në mungesë të një verifikimi si dhe kanë përpiluar procesverbale fiktive të kontrollit në teren të këtyre farmacive që nuk eksistonin në ndonjë vend.

12 komente në “Detajet e abuzimit 500 mijë euro me barnat e rimbursueshme”

  1. Vlashi says:

    Rrofte e qofte LSI me e krye Moniken dhe Ilirin.

  2. Likja says:

    LSI, nje bande qe po shkaterron Shqiperine. Lutjuni zotit per te hequr qafe kete monster te rrezikeshme.

  3. ilir lushnjari says:

    Ne rast se doni te beni para shkoni tek LSI

  4. toni says:

    nje marreveshje mund te arrihet. Kthe 500 mije euro mbrapsh dhe do kesh lehtesira.

  5. A.k says:

    Nuk kuptoj se c’eshte kjo epidemi e punonjesve te shtetit per te vjedhur?
    ketu duhet nje nderhyrje emergjente,pasi ne cdo hap kerkohet te fitohet ne menyre te pa drejte.duke filluar nga spitalet, ku ne kete drejtim nuk eshte bere asgje dhe duke perfunduar tek tenderat qe gjoja behen te fshehur.
    Mendoj qe e keqja fillon nga pagesa e vendit te punes ne shtet.Ky eshte krim kunder vendit dhe si i tille duhet gjykuar,pasi ai qe hyn ne pune duke paguar mendon se ka te drejte te abuzoje ose te vjedhi per te zevendesuar leket qe ka dhene. Ne ate grup te arrestuar ka njerez shume te rregullt qe as ne mendje nuk ju shkon te vjedhin .Mos behet dhe ketu ndonje shou qe te shpetojne hadutet e vertete? Te shohim…..

    1. Zigur Qarri says:

      Jo epidemi e punonjesve te Shtetit,por e militanteve partiake,gangrenes se shoqerise shqiptare,qe e kan degjeneruar Shqiperine.
      Militanti i LSI Pjerin Xhuvani,mbasi beri pisllekun duke mbrojtur
      kriminelin Kostandin Xhuvani ne psikiatrine e Elbasanit,per plagosjen me arme ne Gjinokaster,u emerua Drejtor ne Tirane nga LSI.
      Menjehere sa u emerua,largoi nga puna me te zotet dhe te ndershmit(pa Parti)dhe mori maskarenjt,hajdutet dhe injorantet per te vjedhur pa problem.
      Ka pasur plot njerez te ndershem dhe te zot ne administraten shtetrore,
      por sistemi politik ne Shqiperi si pleh qe eshte,i ka menjanuar,sepse nuk jan bere pale me maskarallekun.

  6. stili> says:

    E RENDESISHME ESHTE TE RIKTHEHEN PARATE E VJEDHURA,,,Pastaj ata qe e kane lene te lire porten e rrjedhjes parave prej te cilevave kane perfituar edhe vete ,te ngordhin ne burgje.Garen e korrupsionit me merite e kryeson LSI ,Me pd.fitonin “te gjithe”,kurse me lsi,vetem kreret.Turp,shteti ti shkele me kembe hajdutet kriminele e beseprere.Puna duhet thelluar ne cdo sektor ku ka leseista ka edhe hajni.

  7. xhateli says:

    e cfare ndodhi me hajnin fullani dhe 40 hajdutet e tij? nje vere ne uje, parate iken ne lloto, populli u grabit.
    ja, 25 vjet shtet hajdut, vrases, mashtrues, shtet ministrash porno, qe shesin detin
    Skenderbeu per 25 vjet korri 22 e ca beteja kunder hordhive perandorake, keta grabisin pasurite kombetare dhe sfilitin popullin.
    Burri tjeter i kombit per 25 vjet zhduku analfabetizmin, malarjen, kenetat, ngriti spitale, shkolla, universitet e hidrocentrale qe akoma i japin drite ketij populli, kurse keta e rropen popullin duke paguar per bathoret e tokes se xanun.
    Kurre nuk do behet me keta shqiperia, o milet. Vidh sot e vidh vjet vendi po kthehet ne ferr, por megahajdutve, qe nga saliu, basha, bode, imami, e te tjere gjingjoner te debil nishanit, s’po i hyn ne kembe nje ferre.
    Deri kur ma? Ora kater, kater, tre, tre, dy, dy, dhe njeSHI, sa te nisi, shtetareve e hajduteve te 25 vjeteve u ben derman vec isisi, SE DREJTESIA LLALLE KA HIPUR MAJE LISI E VESHTRON VILAT E LLOGARITE BANKARE TE HAJDUTEVE TELENDARE.

    1. Vezhguesi says:

      …paske harruar kryehajdutin Ilir-floririn dhe bashkepunetorin e tij gjatoshin Edvin…ndoshta pa qelllim! Po keta jane pjese e mafies se tanishme sikurse ishin ata qe qeverisen deri dje>

  8. Opinionisti says:

    Slogani i LSI-së ne zgjedhjet e fundit:

    “TE ECIM ME SHPEJT”

    Hajt në kokë të shoferit!

  9. altin says:

    Skema e perdorur per te pervetesuar eshte banale heret a vone do te kapeshin.

    Skema qe perdoret nga punonjesit e shtetit qe punojne tek Fondi eshte hapja e farmacive nen emrin e ndonje personi tjeter dhe berja presoin e mjekeve me stil (qe ta kesh mire me drejtorin) dergoji recetat te kjo farmacia e re qe eshte hap se eshte ketu afer.

    Dhe mjeket e shkete si dele…

  10. mehdi tara says:

    germoni germoni se do gjeni aq shume dhe aq te korruptuar sa do habsni boten shendetsia ha miliarda dhe kete e hane vet institucionet e shtetit qe vjedhin te parat se ska ligje tamam ose nuk zbatohen skandale pa fund do kemi gjithmon po nuk ben shtet me ligje dhe prokurori si duhet.vjedhjet do vazhdojne kontrolli larter i shtet mbyll syte sa here ka kap vjedhje dhe asgje ska ndodh .institucion qe ska snje fuqi dhe kotrollet i ben formal ktu duhet shkrire gjith shteti dhe t filloj cdo gje nga e para se jane t gjith per burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje