Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konventën e Industrialistëve të Rinj italianë mbajtur në Liguria të Itaisë.
Kryeministri Rama, i intervistuar nga gazetari i njohur italian, Enrico Mentana, foli për të dhëna që e bëjnë të hapur dhe konkurrues në tregun shqiptar dhe klime të favorshme për biznesin dhe investimet, njofton Ambasada e Shqipërisë në Itali përmes faqes së saj në “Facebook”.
Ndërsa kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se në vitin 2014 në Shqipëri kanë ardhur 591 kompani të huaja më shumë dhe ndër to 364 janë nga Italia.
“Sot në Konferencën e Industrialistëve të Rinj Italianë. 2014 në Shqipëri +591 kompani të huaja dhe +364 nga Italia #ShqipëriaDrejtimiiDuhur”.
Rama është shprehur se në Shqipëri hapet një biznes me vetëm një euro. Ai shpjegoi se në Shqipëri hapet një biznes brenda 8 orësh dhe vetëm me 1 euro, gjithashtu taksimi dhe kostoja e punës është e ulet.
Sipas mediave italiane, kryeministri Rama i përshkroi kushtet për të bërë biznes në Shqipëri si një lloj parajse. E shikonim Italinë si Amerikën pas 50 viteve errësirë komuniste, tha Rama.
Sot, sipas tij, integrimi kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve është i fortë dhe i përmbushur.
Kryeministri Rama shkaktoi duartrokitje dhe të qeshura në sallë me batutat referuar komikut Italian që i është futur politikes, Beppe Grillo.
“Ne nuk kemi komike që qeverisin, por komikë qe bëjnë për të qeshur njerëzit. Nëse vendosin të qeverisin, tallen me gjithë vendin”, tha Rama
Ardhja e investitoreve te huaj ne Shqiperi eshte tejet e rendesishme per faktin se shkakton impakt pozitiv ne ekonomine e vendit. Gjithashtu krijohen edhe vende te reja pune, zhvillohet zona ku investohet e per me teper investohet kapital i huaj ne vend.
Investimet e investitoreve te huaj ne vendin tone sjellom: – punesimin e mjaft njerezve
-permireson imazhin e vendit, ben te mundur ardhjen e investitoreve te tjere
-rritje ekonomike te vendit etj.
Mbaje me shkume Edvin. Kane ardhur 590 aventuriere, trecereku refugjate. Po sa investitore serioze kane ikur nga rritja e taksave te rilindjes???!!!
Edhe nje detaj: cereku qe mbetet jane mafiozet qe kane hapur “biznese” ne fushen e droges, kurvave dhe vrasjeve me pagese…
drejtimi i duhur per shqiperine,fryme e re e investimeve dhe fryma e suksesit e investorve te huaj.shqiperia po rilind dhe shqiperia ne drejtimin e duhur.
besojme ne rimekembejen ekonomike,dhe ne ringritjen e shqiperis si vend strategjik per te investuar.taksat me te uleta ne rajon,fuqi punetore e shumte si dhe pune serjoze dhe angazhim 100% ne punen qe bejne.bravo rilindjes krenar per ta.
Kjo tregon qe Shqiperia po ecen drejt rimekembjes dhe pse ka endeshume pune per te bere
Ekonomia shqiptare shume shpejt do te rimekembet pasi llumi ku qe zhytur ishte shume i thelle
Jemi ne drejtimin e duhur dhe shume shpejt ne destinacionin final ?
Edhe ky, gënjen, më keq se Berisha…(???!!!) 591 kompani të huaja shtesë më 2014-ën…???!!! “Shqipëri, baçe me lule”…që s’mbush barkun me fasule… Kur kam qënë i vogël, në fshatin tim kalonte shtëpi me shtëpi, një lypës (nga një fshat tjetër), të paktën 3 herë në javë… E mbaj mënd, kur vinte në oborrin e shtëpisë sonë, ulesh në fund të shkallëve (e mbaj mënd si tani, pa rruar, pa larë, i uritur e me rroba të grisura) dhe duke pritur diçka nga nëna ime, fillonte “historinë” e tij që e dinim përmëndësh, e cila mund të përmblidhet, si më poshtë: Dje isha tek filania (një zonjë nga fshati) dhe më vuri përpara një tepsi byrek që notonte në gjalp… Pardje isha tek filania (një zonjë tjetër) dhe më vuri përpara një bukë të ngrohtë, djath të freskët dhe një tenxhere pilaf…dhe goja i kullonte lëng. I shkreti, ngopej me historitë e tij të trilluara të të ngrënit dhe priste që të dëgjonte e zonja e shtëpisë dhe t’i jepte ndonjë kothere, që të shuante urinë…
Kaq e dita, kaq e thash…”Fabulën” e “historisë”, nxirreni vetë…!
te 5-ta comentet e mesiperme i ka shkrojtur nje dore,o tempora ,o mores…