Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Kukës, Has dhe Tropojë. Basha u njoh me shqetësimet e banorëve dhe tregtarëve për papunësinë, rënien e fuqisë blerëse, rritjen e taksave dhe çmimit të energjisë.
“Ne besojmë ta zgjidhim me votë, duke ulur taksat, çmimin e energjisë, duke qëndruar në krahun tuaj si sipërmarrës, si biznes i vogël e jo përballë jush me kërbaç e me gjoba dhe me fatura”, tha Basha.
Sipas tij, kjo situatë kërkon zgjidhje konkrete dhe Partia Demokratike ka ofertën e shpëtimit. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë, kthimi në skemën e ndihmës ekonomike të personave që janë hequr me pa të drejtë dhe ndihmë për ata në varfëri ekomomike janë disa nga pikat e platformës së Partisë Demokratike.
“Ju meritoni zgjidhje konkrete, ne do japim zgjidhje konkrete, duke nisur me problemin më të madh, me papunësinë, me varfërinë, me pamundësinë për të mbyllur muajin që janë sot problemet më të mëdha në Shqipëri. Mbështetje për biznesin e vogël, mbështetje totale për fermerët dhe blegtorët e Tropojës, fond mbështetje për punësimin e të rinjve, për rininë tropojane, fonde për turizmin dhe për infrastrukturën”, tha Basha.
Kryetari i Partië Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në prezantimin e platformës së kandidatit për kryetar të Bashkisë së Mirditës, Gjergj Prenga.
Ulja e taksave, mbështetja e familjeve në nevojë, fonde të veçanta për mbështetjen e të rinjve që duan të hapin biznese të reja ishin disa nga pikat e platformës së Gjergj Prengës. Basha ka vlerësuar se vota e 21 qershorit është shumë e rëndësishme për të ndalur të keqen dhe për të mundësuar realizimin e platformës së zgjidhjes së problemeve të qytetarëve në nivel vendor dhe qendror.
“Ata që në 23 qershor votuan rilindjen sepse besuan se do të kishin vende pune dhe sot nuk kanë punë, ata që votuan rilindjen sepse u premtoi që do u ulte çmimet dhe sot nuk dinë nga t’ia mbajnë se u është dyfishuar lista nëpër ushqimore, të gjithë atyre unë u them sot, gënjeshtra erdhi me votë, mashtrimi erdhi me votë, me votë do e largojmë, me votë do ta ndalim”, tha Basha.
Një tjetër takim elektoral, kreu demokrat e zhvilloi në Vorë, ku theksoi se, “në 25 vjet pluralizëm, kurrë nuk ka ndodhur që një kandidat, e aq më pak një kandidat i opozitës, të detyrohet të zgjedhë mes biznesit dhe mandatit”.
Sipas Bashës, ky është një presion i papranueshëm i një stili korruptiv.
“Ne jemi sot më besimplotë se kurrë në fitoren tonë fitoren e qytetarëve të Vorës, e mishëruar në kandidaturën tonë fituese me personin me qytetarin me integritet të lartë, në drejtuesin që ka prodhuar të mira dhe shërbime për Vorën, me Fiqiri Ismaili”, tha Basha.
Sot, vijoi Basha, ne kemi informuar të gjitha institucionet ndërkombëtare për këtë gjëmë, për këtë tentative për të shkatërruar zgjedhjet në Vorë. “Ne jemi në një përballje pa kthim për Shqipërinë e standardeve Euro-Atlantike, për Shqipërinë e standardeve Europiane”, tha Basha.
“Shqipëria dhe Vora do të ecin përpara dhe ju do të mbeteni prapa si hijet më të zeza të së kaluarës kriminale dhe korruptive të një regjimi që do të shembet me votën e qytetarëve më 21 qershor”, theksoi Basha.
genjeshtrat dhe mashtrimet e tua zoti basha do te marrin fund ne 21qershor
ka me genjtar se ju o zoti basha.. si arrini te beni fushat duke then qe do ulni cmimin e energjis etje etj . mqs e keni bashkin ne dore pse nuk e ulni qe tani pse nuk i reguloni rruget tani pse nuk vini ca kapak ne puseta… nme vjen keq po ne 21 qershor ju dhe skuadra juaj do largoheni dhe me ne fund vendi do shpetoj nga mashtrimet dhe genjeshtrat tuaja
zoti basha ju erdhi fundi ne 21 qershor behuni gati te largoheniju dhe skuadra juaj e ti lini vendin atyre qe duan me te vertet te punojne per tiranen dhe gjithe shqiperine
Mendja eshte gje e madhe – thone. Luli me shoke e kane humbur fare lidhjen me realitetin, vetem delirojne dhe as e kuptojne ca thone, por te gjitha deri me sot kane rezultuar vetem mashtrime, sa premtime ka mbajtur nga ato qe premtoi ne 2011, asnje? Sa nga premtimet e sotme jane reale? Asnje. Ai ngaterron kompetencat e qeverisjes lokale me ate qendrore.
Me 21 qershor do te largojme perfundimisht partine demokratike, dhe do katandiset nje parti ne minorance si Milo e Gjinushi. 1 milion shkelma tashme, per te gjitha premtimet e pambajtura, per bllokimin qe i bejne reformave te vendit, keta jane njerez qe pushtetin e perdorin per ti shpetuar drejtesise jo per t’i sherbyer popullit.
Ky del e derdellis lart e poshte neper Shqiperi, a thua se nuk e njohin te gjithe shqiptaret, qe ai eshte i paafte te beje nje gje te vetme, te gjithe shqiptareve u ka rene rruga minimalisht njehere ne keto 4 vjet ne Tirane dhe jane perballur me plerat, pluhurin, llumin e zhulin dhe trafikun e Tiranes, si pasoje e nje kryetari inekzistent qe ka qene Basha.
sa mire e din se kete pune po ben te njejten loje si pasardhesit tuaj njeri qe skuptoi asnje here nga gabimet e veta i pandreqshem i pabese e kriminel:Valle cfar po ndodheme drejtesine ne Shqiperine,deri kure keshtu?
po bashe di largojm…te gjitha mashtrimet qe bere ti para 4 vjetesh o hajdut qe braktise tironen 4 vjet
Lulzim Basha, pertaci i Tiranes. Njeriu qe premtoi kartat e studentit, krijimin e hapsirave te gjelberta, Tramin, hapjen e qendrave rinore, Terminalin, hipotekat per shume apartamente, asnje nga keto nuk i realizoi. Eh pertaci Lul.
Eja ne Tirane e bej ndonje pune per kryeqytetin. E ke lene ne meshire te fatit. Ne qytet mungojne kazanet e plehrave, mungojne kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon.
..-nuk ke shanse..