DEBATI/ Qytetari pyet Halim Kosovën: Pse Bashkia nuk i ul që sot taksat dhe çmimet?

5 Qershor 2015, 20:34Politika TEMA

Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova, është vënë në vështirësi sot pasdite gjatë një takimi elektoral që ka pasur në zonën e Kombinatit, teksa një prej të pranishmëve në këtë takim e ka pyetur atë pse Bashkia aktuale e Tiranës nuk i ul që sot taksat dhe çmimet, ashtu siç edhe kandidatët e saj premtojnë anë e mbanë vendit. Ashtu siç ua kujton çdo ditë kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, banori i ka kujtuar Halimit se Bashkinë e Tiranës edhe sot e drejton Partia Demokratike, ndaj pse nuk ulet që sot çmimi i ujit apo edhe i taksave të tjera. I gjendur para një situate të papritur, Kosova iu përgjigj se gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës në këto 4 vite nga Lulzim Basha ka gjëra që nuk janë bërë mirë dhe që ai premton se do i bëjë më mirë.

Dialogu i plotë:

Banori: Unë dua të them këtë, dua një përgjigje të ndërgjegjshme nga ty. Që të mos më përgjigjesh shkel e shko, kam dëgjuar në ekranet e teviziorit që ju flisni gjithmonë për ulje çmimesh, ulje taksash, këtu e aty. Po mire, në dorë e ka bashkia, PD-ja e ka Tiranën, pse nuk i ulni, vjen fjala, çmimin e ujit? Paguajnë njerëzit nga 17-20 mijë lekë ujin. Pse pikërisht, ja kjo është fare, fare e thjeshtë, pse Bashkia e Tiranës nuk e ul çmimin e ujit?

Halim Kosova: Nuk jam gati për të thënë një gjë që po punojmë me intensitet, që çfarë do bëjë ai që s’ka mundësi që të paguajë ujin. Unë, në qoftë se më keni dëgjuar, kam thënë që nuk jam nga ata, pavarësisht ndryshimeve që janë bërë këto 4 vjet, por edhe 11 të tjerave, ka dhe gabime, ose gjëra që nuk janë bërë mirë, dhe që duhet të ishin bërë më mirë, të cilat kam marrë përsipër që çfarë nuk ka qenë aty, ku unë personalisht mendoj, ose ku si kryetar i Bashkisë do të kem mundësi për të rregulluar diçka, pse jo do ta ofroj. Për këtë qëllim do të ofrojë idetë e mija, mundësitë e mija, por gjithmonë me kalem në dorë

22 komente në “DEBATI/ Qytetari pyet Halim Kosovën: Pse Bashkia nuk i ul që sot taksat dhe çmimet?”

  1. AI says:

    Ngeci halim karkaleci, si paska pelqyer pyetja hahahahaha, kur te vi ky do ndodhin mbrekullite se tani qe e ka kryetari i PD bashkine nuk bejne dot gje ky eshte cudiberesi hahahaha

    1. blendi says:

      te premtosh dicka qe e ke ne dore vete dhe kishe 4 vite kohe ta beje , vetem halimin shoh, por nuk eshte vetem, kjo, mesa duket fushata e pd-se duhet te quhet fushata e premtimeve boshe

    2. liza says:

      Kta te donin edhe te dinin do i kishin bere po sduan edhe sdine. se e paten bashkine edhe e kane . qe nga 8 maji 2011 deri me sot mire qe nuk ulen taksa bashkie po nuk ben as minimalet te shtronin rruge apo te ngrohnin shkollat per femijet

      1. mad says:

        ka frik ti pergjigjet qytetarit se e di shume qe puna e bashkise apo edhe puna qe edhe berisha ka bere ne 8 vjet nuk eshte per tu mburrur por per tu share edhe nxjerr shume justifikem per tju anashkaluar pyetjes.

        1. ardfi says:

          Tirana ska nevoj per balerin qe i anashkalon pyetjet e banorve te tiranes por per nje adminsitror te zote qe ti qaje hallet e popullit edhe te tregoj se eshte per ta edhe ta coj tiranen ne drejtimin e duhur!

    3. Gufosje says:

      Hahahahha, u gufos Halimiiiiiiiiiii.. O doktoooooooooooooooooooorrr.. hahahahahahahahahaaha, nuk i iken dot te vertetes se madhe, Halim. Keni bashkine, po beni kerdine ,por jo pune.. Qytetari eshte i fundit

      1. Sfumohet Kosova says:

        turp e faqe zeze nuk thua.. Skane ca tju thone qytetareve e tane bejne gerr gerrr,, asnje pune se bene e kane nxjerre nje qofte plak qe shetit neper tirane se nuk njeh qytetin

        1. Mjerimi says:

          Populli do gjera elementare jo dengla .. Boll me.. ja si ta kthe populli surratit te verteten tende o ushtari lulit e berishes

    4. narta says:

      Po s’i ul se nuk ka vullnet politik per te bere asgje te mire per kete vend, vetem do t’i zhvase qytetaret, sic ka bere kahera, dhe keto te halimit jane mashtrimet e radhes paraelektorale. pse s’i uli halimi tarifat tek klinika e tij private per t’i ardh ne ndihme qytetareve, kur ka cmimet me te kripura ne Tirane?

      1. genti says:

        Epo e shihni qe qytetaret s’mund t’i merrni me per budallenj, ju kujtoni se e hane sapunin per djathe, por jo or jo, shqiptaret jane rrace e zgjuar dhe dine ta dallojne te vertetn nga genjeshtra.

        1. bjordi says:

          He pra, pyes dhe une si qytetar i thjeshte, pse nuk i ul taksat per ujen, taksen e gjelberimit, taksen per vendparkimet, taksat per bizneset? Pse duhet te vijne zgjedhjet e tjera qe te ule taksat? Po se nuk duan dhe nuk kane per ta bere edhe sikur prape t’i fitonin zgjedhjet.

  2. mario says:

    Sepse nuk mendojne per hallet e qytetarve po mendojne per te rrit xhepat e tyre edhe ne shume raste e kane treguar. se po te donin nuk do e benin sot as dje po do e benim qe diten e pare kur basha mori bashkine e tiranes!

    1. mario says:

      Ore pse me vjedh nickname-in

  3. andrea says:

    halimi i paska idete e qarta, deshiron te beje per tiranen ate qe ka bere dhe basha keto 4 vite, dmth asgje,ne qofte se ka gjera qe sjane bere mire, jane per faj te bashes, sepse ai e ka ne dore uljen e cmimit te ujit,por….edhe tramin e famshem qe e gjete ti tani

  4. Tiku says:

    Mendmi im per Halim Kosoven eshte ky :
    E para nuk fiton dr. Halimi si pasoje e zhgenjimit te madh te njerezve nga qeverisja e PD dhe korrupsioni galopant ne kohen e saj qe cdo dite kalon del nje marifet i papare dhe ne shuma te medha me euro pervetesime.
    E dyta, dr. Halim Kosova e meritonte mbiemrin qe ka. Ishte intelektual klas, burre tabani dhe burre i mencur. Kudo qe te jete ky person ka pergatitjen e duhur dhe deshiren e mire per tu dhene rrugen e duhur problemeve. Halim Kosova edhe pse nuk fiton do te lere nje shembull te mire ne kete fushate, i cili ka fol vetem per pune e asnje sharje per te tjeret. Bravo i qofte.

    1. Partizani says:

      Halim Kosoven e njihnim per mjek te mire e te zotin,por ne kete fushate e pame “MBRETIN” LAKURIQ:Ai jo vetem nuk eshte i zoti per kryebashkiak,por na doli se ishte me KARAGJOZ se ish prefekti i Tiranes ne kohen e pushtimit fashist Qazim Mulleti!!!
      Edhe pensionistet e fshatit kane intelekt me te madh se Halim Kosova!
      Ku i gjejne keta DALLKAUKE keta te PD-se???

  5. LORA says:

    Pyetja e qytetarit fare e thjeshte dhe e qarte ,,,,,,,pergjigja e gaztorit halim nuk eshte per pyetjen e bere,eshte nje piruete nevojtari qe nuk di te thote ndonje gje te besueshme.Ja ky eshte karari I nahijes brekedhjere,jo kater vite po plot 24-vjet.
    Kush ka zgjedhur kete karar eshte pjese integrale e banditizmit dhe kuserimit shqup-s,,,,,I cili duhet ngordhur per fare kete 21 qershor,qe te shpetoje Shqiperia.
    Tung.

  6. altin15 says:

    Mund dhe duhet te gjejme gjera positive
    gjithmone
    ky kanditat ,nuk u mor me sulme ndaj konkurenteve te tij
    sulme poshte rripit,sic i lexojme shpesh, kudo
    nga te tjere
    dhe nga fushatat e kaluara
    haku i duhet dhene
    per kete
    Respekt

  7. ari says:

    KY ESHTE NJE DEBIL ME BRIRE! KU E KANE GJETUR ME QIRI! PLERE NJERI SHKO DIL NE PENSION LERI DENGLAT SE SKE B*THEPER BASHKI TI!

  8. emigranti says:

    I varferi.Nuk ka patur rruge tjeter,vec te pshurr Lulushin.

  9. fieraku nga ferrasi says:

    Rreshti i gjate i te koteve.

  10. arjedo says:

    Zgjedhja e duhur. Pune,jo fjale. Per nje njeri te tille kemi envoje qe Tirana te ece ne rrugen e duhur. Fitore Kosova!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje