INTERVISTA/ Donald Lu: Zyrtarëve të korruptuar shqiptarë do t’u ndalohet hyrja në SHBA

5 Qershor 2015, 16:39Politika TEMA
INTERVISTA/ Donald Lu: Zyrtarëve të korruptuar shqiptarë do

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, vlerëson procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nga persona me të kaluar kriminale, pavarësisht se në to kanë mbetur ende të tillë. Në një intervistë eskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan, jep  konsideratat e tij për fushatën zgjedhore. Ai flet dhe për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Lu komenton dhe procesin e reformës në Drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Do të doja ta nisja me një pyetje rreth situatës zgjedhore. SHBA-të janë angazhuar në këto zgjedhje edhe me vëzhgues, por edhe përmes financimeve. Po mbërrijmë në pjesën e fundit, në numërimin mbrapsht drejt ditës së votimit. Ju si do ta vlerësonit ecurinë deri tani të fushatës zgjedhore?

Amb. Donald Lu: Momentet e mia të preferuara në këtë fushatë zgjedhore kanë qenë kur kam parë kandidatët të diskutojnë dhe debatojnë për çështje me të vërtetë të rëndësishme për votuesit. Kohët e fundit në Fier, Berat dhe sot në Shkodër, kemi parë forume të shkëlqyera kandidatësh për çështje të politikave vendore, përfshirë çështjet e grave dhe të fëmijëve. E ardhmja e demokracisë në Shqipëri nuk janë as politikanët kriminelë dhe as blerja e votimeve. Janë OJQ-të dhe gazetarët ata që i ndihmojnë votuesit të marrin vendime më të mira e më të informuara mbi kandidatët.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju sapo përmendët politikanë kriminelë. Në të vërtetë kjo është një cështje debati mjaft të zjarrtë. Ju në fund të muajit prill, thatë se keni identifikuar kandidatë me një të kaluar të dyshimtë. Javën e shkuar përshëndetët një veprim të Partisë demokratike, për tërheqjen e një kandidati. A jeni të kënaqur me masat që kanë marrë partitë politike, për të përjashtuar kandidatët me një të kaluar kriminale në këto zgjedhje?

Amb. Donald Lu: Një person i mençur më tha kohët e fundit se përparimi i bërë për largimin e kriminelëve nga politika është mbresëlënës. A mund ta kishim imagjinuar dy vite më parë që do të diskutonim sinqerisht mbi rolin e kriminelëve në politikë? Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, disa ditë më parë ju ishit dhe në KQZ. A u diskutua me drejtuesen e këtij komisioni rreth kandidatëve me një të kaluar të dyshimtë?

Amb. Donald Lu: Nuk kemi diskutuar çështje të veçanta që janë duke u shqyrtuar prej KQZ-së. E kam përgëzuar KQZ-në për punën e saj në respektimin e Kodit Zgjedhor dhe u thashë atyre se KQZ-ja luan një rol jetik në mbrojtjen e demokracisë shqiptare. I kemi informuar ata, gjithashtu, për planet e SHBA për vëzhgimin e zgjedhjeve, asistencën e SHBA-së në mbështetje të KQZ-së dhe për përpjekjet tona për nxitjen e partive politike për të kandiduar persona me rekorde të pastra.

Zëri i Amerikës: Përveç këtyre personave në politikë, me rekorde kriminale, një tjetër çështje shqetësuese për Shqipërinë, është korrupsioni. Pak kohë më parë në një intervistë ju deklaruat se SHBA-të po shohin mundësinë që t’i ndalojnë hyrjen në territorin e tyre, zyrtarëve të korruptuar. Kur pritet një vendim i tillë?

Amb. Donald Lu: Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti ambassador, dhe një pyetje të fundit. Korrupsioni është I lidhur shumë dhe me sisitemin gjyqësor. Aktualisht kemi një nismë për një reformë në Drejtësi. Por sa e plotë do të ishte një reformë e tillë, ndërkohë që opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi?

Amb. Donald Lu: Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për ta bërë këtë, Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita. Një reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë.

31 komente në “INTERVISTA/ Donald Lu: Zyrtarëve të korruptuar shqiptarë do t’u ndalohet hyrja në SHBA”

  1. klei says:

    me kto qe thote Lu i bie qe asnje nga ata te PD mos te shkele me ne SHBA…

    1. zamiri says:

      Ky Beqja po ja ben borxh popullit. Urdheri Hajdut i Farmacisteve po penalizon ato qe nuk kane biznese duke i hequr licensat. Kuptohet arsyeje, vetem bisneset e Diana Tomes dhe Beqes + LSI te mos preken, te tjeret le te ngordhin.
      O Sali, po ku je o vellaaaaa. Hajde se ngordhem me keq me keto BeQet

      1. @zamiri says:

        Urdheri i Farmacisteve sa per dijenine tende, nuk eshte institucion ne varesi te ministrit Beqaj, eshte i pavarur dhe madje madje nuk bashkepunon me ministrine per hir te interesave te grupit te farmacisteve dhe ajo Diana Toma, ka qene nder te parat qe ka dale kunder ministrise se shendetesise, mjafton te hapesh deklaratat.

    2. alo1 says:

      Po iliri nuk ben pjese ketu?? Po te korruptuar ka nga te dyja palet. Po ju militantet si te njeres si te tjeters pala jeni qorra

    3. sit... back..and relaks → says:

      dem te madh po ju beka qe nuk do ju jepka viza. a thua boset e korrupsionit ne shqiperi o ikin ne amerike o rashe vdiqa. po ju del e ju tepron pjesa tjeter e botes sa as ju bie nder mend ku bie amerika. vec miliona euro te kesh pa ka vende qe te lusin tju shkosh, pa permendur qe po te jesh i pasur shqiperia eshte parajsa e duhur per te jetuar, eshte amerike e kaluar amerikes.

      1. niku says:

        Po u fute te listat amerikane si njeri i padesherueshem e i korruptuar, pra hajdut,qe nuk ke te drejte te marresh vize udhetimi per ne amerike,do te thote qe nuk mund te futesh ne asnje vend qe eshte partner i tyre, e sanksionet vazhdojne me tej deri ne arrestimin e tyre.

    4. fiq me shumice says:

      Me kete llogjike I bie ta fillosh qe nga k/ministri e me rradhe

  2. kuqo says:

    Mos more lu,po pse pas 25 vjetesh strehe e krrimineleve dhe te korruptuarve te Wikilliks nuk paskeni me nevoje per SALISJANE?

  3. albani says:

    Na cate k…..,kaptinen dhe ju.
    20 here e keni dhene kete njoftim.
    I plasi bytha ketyre te korruptuarve tane.
    Ky eshte denimi maksimal per te korruptuarit Shqipetare,qe te mos udhetojne ne Amerike?
    Shtet pordhi kali,teresisht i korruptuar dhe kalbezyer.

  4. AI says:

    o zoti Lu…

    mos dil kaq shpesh se do thone shqiptaret ne menyte e tyre:

    ne mengjez…lu, recel djathe caj

    ne dreke…lu, tasqebab,sallata

    ne darke…lu,nje salcice dhe nje gote birre..

    po te jesh burre te kjo lista fut banden e miqve tuaj
    ;sali berishen,bashen, mediun dhe imam bajalldine..ne te kundert do thone…do ta kerkoni vloren gjeneral…

  5. aqifi (po i verteti ama) says:

    Mos Donald, se i trembe! Mos ja bej kete nder, se i jep Putini ose Kim Jong-un ndonje dekorate…

  6. Petro says:

    O militante te brigatave te Enverit.Po pse vetem te PD nuk do te lejohen .Po te PS? Apo jane engjej sipas jush?O jeni koke bosh ose jeni te keqje.

  7. enter''" says:

    Aahahahahah, cfare deklarate.

    Mos u bej merak, se politikanet e korruptuar shkojne ne Kube, Europe, e kudo tjeter e kenaqen me shume sesa ajo amerika juaj e shemtut

  8. coli says:

    o li a lu more ndonje urdher nga elez byberi qe dole me ket deklerate njerezit jane lire te levizin nga te done te tjerat gjera vendose drejtesia dhe zbatim ligji mos u harzho shume vetem be detyrat e tua

    1. Maryland says:

      A JANE GJYQTERET….ZYRTARE ???

  9. ik o xhaxhi says:

    tamam. po politikanet e korruptuar te vendeve te tjera perse lejohen te hyjne e dalin ne usa. keto deklaratat qe ben ky karafili tregojne qe ose usa na merr per vend majmunesh dhe na nis te tille kllouna cirku si ky zoteria ose ky vet na ka marre ne per budallenj e veten sh te zgjuar e thote mund te them cte dua se fundja kafshe jane keta. ose te dyja bashke. po mos u jepni kaq sh litar ketyre, se na jane bere ambasadoret e vendeve te tjera me te rendesishem se figurat institucionale qe personifikojne sovranitetin e shqiperise. nuk eshte se mund te dalin ambasadoret e te bejne deklarata per cdo gje.

    1. lola says:

      Per ik o xhaxhi, Megjithmend mendon se e ke kapacitetin intelektual te analizosh theniet e nje diplomati kariere amerikane si z.Lu? Kjo se paku tregon thjeshte qe je injorant.

  10. pilo pela says:

    I morët në qafë mo luke,i këputët në bythë.Po pse budallenj janë ata të venë në amerikë?Ata e kanë këtu amerikën mo luke!

  11. Uji i ftohte says:

    Kjo arrogance e ambasadorit amerikan(duke mos e shmangur miqesine e perjetshme shqiptaro-amerikane)do ti orijentoj shqiptaret drejt lindjes.I nderuari ambasador Lu a e dini se kryekrimineli eshte kryetar parlamenti,e kapen me presh ne dore,me ze e figure,pse nuk e hapish gojen te flasish kunder tij?

  12. Maryland says:

    A JANE ANETARET E KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE….ZYRTARE ???

  13. kujdestar me fshes says:

    po ky Luluja ,po ben thirrje per me kthy kogen e enver hoxhs a?
    atehere nuk lejohesh robi me shkel n amerik..

  14. Lomi says:

    Ca tju thote luja juve o majmuna?! Sa thot nje llaf ai ju i ndani njerezit me parti, doni ti beni dhe listen jo saliun e jo imamin e ku di une…. S’ka amerike qe te ftilloje injorancen e katundaret – ju doni vetem me vjedh, me pi kafe dhe me bo si politikan qe te keni arsye per sherr se s’keni ca me bo tjeter. Edhe prisni nga amerika e shani kur s’ia fut pales tjeter. Pis-milet i qelbet!!!

  15. perkthyesi says:

    I pari ne liste eshte KUMANDARI i Kuvendit te Shqypnise Komuniste, Like Floriri i Edvin Rilindjes Socialiste, sepse e pane te gjithe shqyptaret dhe Bota si merrte ryshfetin e majme nga videoja e Dritan Priftit.

  16. Rilindasi says:

    Lu po na merr ne qafe. Keshtu i bie qe vetem 5% e qeveritareve dhe deputeteve te shkelin token Amerikane.

  17. Likja says:

    Ti ja fut kot o zoti ambasador. Ti ktiminelet dhe te korruptuarit i ke lart fare, po fare ama. Mos u tallni me kete popullnese e kini prej verteti.

  18. ilir says:

    Z.Lu
    Tha disa fjale ambasada amerikane se do jepte disa emra per personat e inkriminuar nga kandidatet per kryetare te qeverisjes vendore dhe nje deadline por përfundimi ishte….
    Kjo e juaja eshte politike dhe jo argument .
    Ketu njerëzit vuajnë per buke kurse politika thote ju nje vote keni si ta bejme ne qr na ka zene halli cfare te bejme per 4 vjet…..

  19. ari says:

    Nuk do lejojne ata qe do guxojne te thone nje te drejte qe nuk upelqen ‘demokrateve’ amerikane,do u hapen dyert vetem atyre qe cojne uje ne interesat e tyre,sic eshte shumica e kastes politike ne shqiperi[prandaj ‘birbilojne’ berisha,ilir floriri,basha,rama,koqedhima,etj..etj.Keshtu qe me 21 te votojme te pavarur dhe parti qe nuk jane ne blloqe

  20. agostin says:

    Z.Ambasadore! N.q.s do te filloni te shqyrtoni rastet e te korruptuareve ,qe jane ne politike dhe gjygjesore, te siguroje se :Nga Presidenti, e gjere tek gjygjtari i shkalles me te ulet,askushe nuk merre vize per ne Amerike.Por duke pare te kaluaren, ku persona si Visho Ajazi e kompani ,jo vetem kane marre viza ,pore kane dhe shtetesi Kanadeze ose Amerikane,besoje se do te ngelet vetem nje shprehje kalimtare ajo thenja e juaj.

  21. Kris says:

    That is nothing sir, you can do better than that.

  22. Compagny 4000 says:

    Politik amerikane me shqiperine eshte nje turp ne vetveti,e kete e di fort mire ambasadori

  23. semanjaku says:

    Z LUUU po publikoje ata emra te korruptuarish dhe me rekorde kriminale,,,,,si duket ka edhe nga ata qe nuk kane thyer rekorde ne krime,,,,,,qe ta marim vesh edhe ne si popull qe te kuptojme per cilet e ke fjalen ,,per shtresen e ulet per ate te mesme apo per kupolen qe ka 24 vjet qe nuk e gjen gje. Sa per ate qe nuk i lini te shohin ameriken mos u merakosni se e kane pare me kohe.Ke kellqe te thuash emra? thuaj,mos i bjere anese anes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje