OSBE-ODIHR publikon raportin për zgjedhjet: Pikëpyetje mbi paanshmërinë e KQZ dhe përdorimin e aseteve shtetërore

5 Qershor 2015, 15:25Politika TEMA

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Në të thuhet se fushata ka qenë në përgjithësi paqësore, por e fokusuar në akuza personale, sidomos nga partitë kryesore.

“Fushata, e cila zyrtarisht nisi më 22 maj, ka qenë gjerësisht paqësore, por është fokusuar në akuza personale, veçanërisht nga partitë kryesore. Akuza që nga presioni mbi punonjësit e shtetit deri tek keqpërdorim të fondeve shtetërore.

Zyrtarë të lartë të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë shpërndarë një numër të madh certifikatash legalizimi gjatë fushatës”, thuhet në raport.

Raporti gjithashtu vëren që, edhe pse “Kodi Zgjedhor ka një sërë boshllëqesh dhe paqartësish në lidhje me zgjedhjet lokale, ai siguron një bazë të shëndoshë ligjore për zgjedhje demokratike, nëse respektohet nga palët. Amendamentet e vitit 2015 sigurojnë një përfaqësim të barabartë gjinor në listat e kandidatëve”.

Ndërsa lidhur me ankesat, raporti vëren se KQZ ka marrë 22 ankesa ndaj vendimeve të KZAZ-ve, kryesisht për regjistrimin e kandidatëve.

“Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit të Tiranës ka shqyrtuar 17 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së, dhe 6 prej vendimeve kanë lënë në fuqi verdiktin e KQZ-së”, nënvizon raporti.

“Të pyetur nga OSBE-ODIHR, disa persona kanë ngritur shqetësime rreth paanshmërisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në disa nga 90 Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor ka pasur pengesa për zhvillimin e punës”, thuhet ne raport.

Misioni, ngre shqetësimin për përdorimin e aseteve të qeverise në funksion të fushatës, siç është rasti i shpërndarjes së lejeve të legalizimit nga PS e LSI.

“Janë ngritur akuza për presion ndaj punonjësve të administratës dhe keqpërdorimin e burimeve të shtetit. Figura kryesore të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë shpërndarë çertifikata legalizimi gjatë disa prej takimeve zgjedhore”, nënvizon raporti.

Vëzhguesit ndalen edhe tek rritja fiktive e numrit të zgjedhësve.

“Prokuroritë lokale kanë hapur çështje për hetimin e rritjes së listave zgjedhore në dy Bashki të marra në pyetje nga personeli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, vijon raporti.

Sipas raportit, disa rekomandime të OSBE-ODIHR vijojnë të mbeten të paadresuara, përfshirë masat për të rritur paanshmërinë e komisonereve zgjedhore dhe transparecnën e financimit të fushatës.

Vëzhguesit veçojnë në raport edhe faktin se pavarësisht se zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje lokale, fushata është dominuar nga liderët kryesor politik.

“Fokusi i fushatës është përqendruar rreth çështjeve kombëtare, si rritja ekonomike, përmirësimi i sistemit shëndetësior a arsumor, ulja e taksave për biznesin e vogël. PS është fokuruar vecanërisht në nevejën për të luftuar koprrupsionin, ndërsa PD në largimin e personave me rekorde kriminale nga të gjitha nivelet”, thuhet ne raport.

 

1 komente në “OSBE-ODIHR publikon raportin për zgjedhjet: Pikëpyetje mbi paanshmërinë e KQZ dhe përdorimin e aseteve shtetërore”

  1. Amaraldo Golemi says:

    Beni ndonje koment o morra te kuq..Si ju duket ky raport paraprak?Si ju duken veprimet e komandantit qe dhunon zgjedhjet, domethene te drejten e cdo shqiptari per te votuar I lire , sa here hap gojen e tij te qelbur neper mitingje? Ku po e coni vendin o te droguar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje