Manjani: Votoni Veliajn dhe LSI

5 Qershor 2015, 12:38Politika TEMA

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këshillin bashkiak të Tiranës, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të njësisë 6 në zonën e Kombinatit, u angazhuan për zgjidhjen e problematikave të tyre.

I pranishëm në këtë bashkëbisedim, nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ftoi qytetarët që të votojnë për LSI-në dhe Erjon Veliaj, pasi janë zgjedhja e duhur.

“Ne kemi një sfidë për të realizuar, pasi duam që shërbimet e qytetarëve, punësimi, shërbimi, mirëqenia e urbanizimi, të jenë në duart tuaja e jo në duart tona”, tha Manjani, ndërsa kërkoi dhe mbështetjen për kandidatin e përbashkët të ASHE-së në zgjedhjet vendore.

Në fjalën e saj, kandidatja për këshillin bashkiak, Brunilda Paskali, tha se pjesëmarrja dhe mbështetja masive e të rinjve është tregues i vizionit për të parë përpara. Ajo më tej vlerësoi dhe rolin e grave dhe vajzave në jetën politike të vendit, përfshirjen e të cilave LSI e ka parë me prioritet.

“Që në vitin 2012 LSI vendosi që në të gjitha organet e veta drejtuese të kishte 50 me 50 për qind gratë me burrat, duke qënë në pararojë të të gjitha partive të tjera politike në Shqipëri në këtë aspekt. Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të përfshihen më shumë në jetën politike e atë shoqërore, sepse aftësitë dhe mundësitë janë të mëdha”, tha Paskali.

Ndërkohë, kandidati tjetër i LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ardit Çela, shprehu mbështetjen për kandidatin e mazhorancës, Erion Veliaj, duke theksuar se është drejtimi i duhur për Tiranën.

“Ne do e mbështesim maksimalisht projektin e tij për një Tiranë me më shumë shërbime dhe më shumë punësim për qytetarët”, tha Çela, ndërsa premtoi se “do të jetë zëri i banorëve të Kombinatit në zgjidhjen e problemve të tyre”

2 komente në “Manjani: Votoni Veliajn dhe LSI”

  1. Tili says:

    Likja Likja Monika Monika

  2. Une dua tja votoj Monikes,vetem keshtu ndihem i integruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje