Mbështetësi i Alber Çaçit: Më prenë 40 rrënjë ullinj për të më bërë presion

5 Qershor 2015, 10:53Politika TEMA

Një nga mbështetësit e kandidatit të pavarur për Bashkine e Fierit, Albert Çaçi, ka denoncuar prerjen e 40 rrënjëve ullinj.

Ermal Mema thotë se ky është një kërcënim dhe presionit që i bëhet atij, pasi ka vendosur të mbështesë Çaçin.

Nga shtabi elektoral i kandidatit Çaçi thonë se pas një takimi të organizuar në qytezën e Levanin , Ermal Mema ka rënë pre e një akti vandal hakmarrje, që besohet se është kryer nga militantët e kampit të PS-së.

Njerëz të paidentifikuar i kanë prerë atij 40 rrënjë ulllinjsh në pronën e tij, rrënjë të mbjella prej 5 vitesh.

Presionet shkojnë deri në veprime të tilla makabre, ndërsa vazhdojnë heqjet nga puna dhe presionet fizike, si dhe bllokimi I hapësirës në media, mungesë hapësire për vendosje posterash në qytet, përjashtim nga debatet në televizione me urdhër nga lart etj”, thonë nga shtabi elektoral i zotit Çaçi.

4 komente në “Mbështetësi i Alber Çaçit: Më prenë 40 rrënjë ullinj për të më bërë presion”

  1. Lemja nga roskoveci says:

    Turp per PS dhe Edi Ramen po te jete e vertete. Keshtu vepronte vetem Saliu i pare kur rrihte dhe digjte pronat e socialisteve ne Libofshe.

    1. rama menaxher i metes says:

      Ska asnji ndryshim ky Rama nga Berisha te njejtat pislleqe bejne. I vetmi ndryshim esht qe Berisha i futi ne pune demokratet, kurse Rama fut ne pun lsistat.

  2. Tr says:

    Doni me se si po RILIND KY VEND NGA SOCIALISTET !!!

  3. coli says:

    kjo veper e bere me duarte e tua per te qene ne vemendje more kelysh bushtre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje