Dako gjate takimit në Sukth
Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi në Sukth ka publikuar platformën e tij dhe të forcës politike që ai përfaqëson lidhur me rolin e gruas në politikë dhe në jetën sociale.
Përveçse në rolin e shtrenjtë të nënës që rrit dhe edukon fëmijët tanë, për ne, gruaja është fuqia e madhe e ndryshimit dhe zhvillimit, është shprehur Dako në takim.
Më tej, duke ju rikthyer problematikës së fshatit, Dako është zotuar se deri në fund të vitit të ardhshëm, do të legalizohen të gjitha pronat e patundshme në Sukth.
“Sukthi është një pikë e rëndësishme për ne”, tha Dako, duke shtuar se “kemi projekte të rëndësishme për të realizuar në këtë zonë”.
“E tillë është rruga që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Bregdetin, e cila do të nisë së ndërtuari në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”, u shpreh Dako.
Ndërkaq, kryebashkiaku Vangjush Dako ka bërë të qartë platformën e tij lidhur me pronat në zonat rurale.
“Ka 25 vjet që shumë prona nuk janë regjistruar akoma. Shumë shpejt nis regjistrimi i tokave dhe në muajt janar dhe shkurt procesi i azhornimit do të ketë përfunduar.
Pas këtij proçesi do të nisë legalizimi i çdo pasurie në këtë zonë. Ky është një zotim i përbashkët i yni në bashkëpunim me Qeverinë. Deri në fund të vitit 2016, Sukthi do të jetë tërësisht i legalizuar,” ka thënë Dako.
Në vazhdim të takimit me gratë e Sukthit, Dako ka kritikuar opozitën se nuk ka bërë asgjë për këtë zonë edhe pse qëndroi për një kohë të gjatë në pushtet.
Ai tha se “bashkia e Sukthit nuk ka bërë asgjë për banorët e saj”.
Sipas Dakos, situate në këtë zonë është e mjerueshme dhe me mungesë të theksuar idesh për zhvillimin.
“Gjithçka në Sukth është kaos dhe rrëmujë. Në 8 vjet në qeveri, PD nuk bëri asgjë për Sukthin”, tha Dako.
Më pas, ai shtjelloi vizionin e tij për zhvillimin e Sukthit.
“Hidhini një sy Durrësit dhe do të shihni se si është transformuar çdo gjë atje. Përvojën tonë në Durrës do ta sjellim këtu. Veç Sukthit edhe Ishmi, Manza, Rrashbulli dhe Katundi i Ri, do të njohin transformime të mëdha”.
premtim qe do mbahet sepse kemi apre prova dhe kjo eshte mese e sigurt!! cdo gje do rregullohet !! bashkia duhet te jete me qeverisjen ne nje krah sepse kshu ka pbashk punime!! vuajtem shume me bashkin qe mbate basha !! thjeshte vidhte dhe bete sikur e bllokote rama!!
super projekte do kete tashi me durrsin dhe e vangjushin !! do ket fonde te plota , se me griden thjeshte do e cojm durrsin shume vite mrapa ne kohe !! sepse ajo do bej sic beri basha do vjedhi pa fund!! me dakon do ringrihet durrsi !!
shume entuziazem ka ne ket 4 vjecar qe vjen !! dako eshte drejtimi i duhur dhe kjo do bej durrsin super plazh dhe super qytet !! le te votojm me zgjedhjen e duhur sic kemi bere gjer tani !! eshte koha qe durrsin ta bojm te papame
Durrsaket gjithmone kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte kerkuar te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Edhe kesaj radhe durrsaket do votebesojne Vangjush Dakon. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore investimet ne qytetin e Durresit do jene edhe me te medha, jam i bindur.
Po c’kerkon akoma Vangjushi ne Durres…? Ne s’kemi akoma uje 24 ore, furnizohemi me bote… Pale kur del ne televizion dhe thote qe kemi zgjidhur problemin e ujit. Kam nje shtepi ne Durres, ku nuk mund te shkoj vetem prej ketij problemi dhe prej kanalizimieve qe kur shperthejne nuk te lejojne te futesh ne pallat.
Nisma te nderrmara me nje intelekt, pervoje dhe fryme pernderimore qe vetem nje lider e ka dhe ai eshte Vangjush Dako. Statistikat kan treguar qe per 8 vjete Durresi ka patur rritje me te madhe se ca mund te pritej fal Z. Dako ne ekonomi, ne mireqenien e durresakeve, ne arsim, turizem, buqesi , infrastrukte etj. Durresi eshte kthyer ne nje nga qytetet me te bukura te Shqiperise dhe me te zhvilluara dhe drejtimi i duhur per te ardhmen eshte VANGJUSH DAKO