Basha: Më 21 Qershor vota për PD, ulim taksat dhe cmimin e energjisë

5 Qershor 2015, 11:21Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me banorë dhe tregtarë të Elbasanit.

Pasi u njoh me problemet e qytetarëve, Basha tha se një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin , për orizin.

“Të paktën për këto mallra, t’ua bëjmë bukën ta blejnë 20% më pak se sa çmimi i tregut sot”, tha kreu i PD, Basha.

“E kemi një zgjidhje për këtë situatë, në nivel lokal uljen e taksave për biznesin e vogël, në nivel qendror uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës, ardhjen në ndihmë të biznesit, në veçanti biznesit të vogël dhe të krijojmë vende pune, sepse shkaku i  rënies së fuqisë blerëse është rënia e punësimit”, iu përgjigj Basha shqetësimeve të ngritura.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal dhe në Qafë – Drizë të Librazhdit, ku qeveria për të mashtruar qytetarët ka vënë një tabelë për rikonstruksionin e rrugës Librazhd – Orenj.

Shikoni mbrapa çfarë thotë: Rikonstruksion i rrugës Librazhd  – Orenj – Loti  i Parë. Unë do ta përgëzoja dhe do ta uroja qeverinë e Edi Ramës në qoftë se do të ishte vërtetë kështu, por kjo është një gënjeshtër.

Nuk ka as fonde, as prokurim për këtë rrugë. Projekti është bërë nga ne. E kanë gjetur të gatshëm, por as nuk e kanë financuar, as nuk e kanë prokuruar.

Vijnë në kohë zgjedhjesh për t’i hedhur hi syve të banorëve. Pse e bëjnë këtë? Sepse s’kanë mbajtur asnjë premtim. Shiko se çfarë shënojnë: Gjatësia e projektit 18. 18 çfarë, centimetra? E kanë mendjen vetëm mashtrime.

Rrugëdalja është të ndalim me votë gënjeshtrën dhe mashtrimin që erdhi me votë para dy vitesh”, tha Basha.

Kreu demokrat  u takua dhe me banorë të Qukësit në Prrenjas. Pasi është njohur me shqetësimet e tyre, Basha kërkoi votat e qytetarëve, për të ndalur përkeqësimin e ekonomisë, rritjen e papunësisë dhe për t’i hapur  rrugën zhvillimit, mirëqenies dhe punësimit.

“Laku është shtrënguar në fytin e çdo familje shqiptare. Shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq, por dyshja Rama-Meta thotë jemi në drejtimin e duhur.

Drejtimi i duhur është që të dyfishosh faturat e energjisë? A është drejtimi i duhur, dyfishimi i listave të ushqimeve? A është drejtimi i duhur për prindërit që rrinë kokëulur para fëmijëve se s’kanë para t’u blejnë as ushqime, as veshmbathje, apo ata hallexhinj që s’kanë para t’u blejnë as ilaçe?!

Ne duam pra me votën tuaj në 21 qershor të ndalim përkeqësimin e ekonomisë, të ndalim përkeqësimin e papunësisë, të ndalim varfërimin e shqiptarëve dhe bashkërisht të hapim rrugën për punë dhe dinjitet për gjithë banorët e Qukësit, Prrenjasit, e të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

20 komente në “Basha: Më 21 Qershor vota për PD, ulim taksat dhe cmimin e energjisë”

  1. Voten Bashes???? nqse ul’l pantallonat.

    1. ina says:

      mashtrime pa mase s’ka kufij i jep gojes premton cdo lloj gjerash edhe ato qe skane lidhje me kompetencat e nje kryetari qe drejton basgjine e nje qyteti qofte ky i djathte apo i majte

    2. igli says:

      taksat vendore edhe ujin po jane e drejte e bashkive sa per keto zotimet e tjera ja fut kor ti plako se ske gjo ne dore

    3. KOSTANDIN says:

      Eja ne Tirane e bej ndonje pune per kryeqytetin, ke kater vite ne krye te bashkise e nuk ke realizuar asnje premtim. Premtove kartat e studentit, krijimin e hapsirave te gjelberta, Tramvajin, Terminalin, hapjen e qendrave rinore, premtove hipotekat, asnje nga keto premtime nuk eshte realizuar.

  2. redi says:

    o basha o mashtrus. vazhdon dhe del ne shqiperi duke mos dhen asnje llogari per punen qe bere ne tirane 4 vjet. vazhdon dhe i mashtron me cmimin e energjis kur dihet se nuk kan lidhje zgjedhjet lokale me kte gje

    1. vini says:

      o bashe po pse se ul cmimin qe tani ti meqe je kryebashkiak akoma? jeni pa strategji, pa ide dhe keni vetem mashtrimin si mundesi per te marr vota. por mendoni se do genjehen shqiptaret nga ju? se shpejti do merrni pergjigjen dhe me sh mundsi do dilni parti e 3 ne shqiperi

      1. joni says:

        laku eshte shtrenguar per ty, qe nuk di me se car flet. mashtron se bashkia do uli cmimin e energjis apo taksat. ne fakt vec taksa vendore mund te heqi bashkia dhe mesa dim ti 4 vjet nuk i ule. ti problemin e ke se nuk bere asgje per 4 vjet. nuk ndryshove asgje per qytetin. nuk shtove asnje shrbim. nuk arrite dot qe te shpenzosh buxhetin e bashkis dhe thua me bllokoi rama. ti te shpenzoj3e gjithe fondet e bashikise mund te thoje qe skishe ca me bere me, por kur se bere, del dhe shan ramen, vetem e vetem qe ti ikesh pergjegjesise dhe deshtimit

        1. joni says:

          po pra pse nuk e ul qe tani?

  3. jurasic says:

    ju lutem mesojani ketij qe dritat nuk i ul bashkia!! ju lutem se ky sdi ca rren

  4. gjyshja says:

    Mashtroi qytetaret e Tiranes per kater vite me premtime boshe, ku premtoi Tramin kartat e studentit, Terminalin etj, ndersa tenton te mashtroje shqiptaret me dokrra. Flet per cmimin e energjise nderkohe qe e dime te gjithe qe keqqeverisja tete vjecare e PD-se sistemi energjitik shkoi ne prag kolapsi. Turp, rrenacak.

  5. xxx says:

    O idiot je apo ben , taksat dhe energjine i ule vetem qeveria.

  6. arbana says:

    ky flet shume pa lidhje cfare lidhje kane ulja e cmimit te energjise me zgjedhjet per bashkine ky eshte mashtrim i hapur qe u behet qytetareve per tu marre voten

    1. dorela says:

      pse nuk premton uljen e cmimit te ujit basha kjo eshte ne dore te bashkise por normale gjerat qe jane ne dore te bashkise basha u bene bisht, pse nuk premton uljen e taksave vendor te cmimit te ujit po shkon dhe premton pikerisht uljen e enrgjise.. nje fushe e cila nuk eshte ne dore te bashkive

      1. geri says:

        mos rre kaq shume mor burre se ska lezet se e dine te gjithe qe rrena i ke asigjo me shume premto gjona qe nuk jane ne dore tbashkise le kokrren e nomit

        1. lona says:

          kulmi do ulim energjine thote pikerisht ate zotim qe nuk realizon dot pikerisht kete shkon dhe premton te pamunduren mashtrus i papare

      2. Uk says:

        Cmimi i ujit vendoset me propozin te ndermarjes se ujesjellsit dhe me miratim nga Enti rregullator i ujesjellsit. ERUse duhet tja argumentosh me se miri qe ajo ta miratoje ate cmim qe nje shoqeru uk propozon. Qofte ky me i hulet apo mi larte. Une punoj ne nje shoqeri uk dhe e di shume mire se ne shqiperi vetem dy apo tre shoqeri jane me fitim ose me sakte me vetefinancim te tjerat duan here pas here sunvencion nga shteti per te mbijetuar. Ja pra qe edhe kjo nuke eshte totalisht ne dore te bashkise.

  7. anxhelina says:

    Vetem ju dhe PD-ja e meritoni voten tone. Jeni zgjedhja e duhur per popullin shqiptar. Nuk ka te ardhme pa ju. Perpara me fitore.

  8. mustafa says:

    Duhet larguar sa me shpejt kjo dyshe e padenje per Shqiperine dhe ti hapi rruge Punes dhe Dinjitetit duke filluar nga bashkite me pas edhe ne nivel qendror.

  9. aba says:

    Larg ketyre fashistave qe cfare spo I bejne ketij populli, perpara z.Basha dhe kandidatet e djathte. Shqiperia ka nevoje per ekulibra dhe domokraci qe te zhvillohet.

  10. rimi says:

    Pune dhe dinjet, per kete kan nevoje shqipetaret jo ti fusesh thiken pas shpine pasi i ke marre votat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje