Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, tha dje i ftuar në Top Story se Sali Berisha e ka përkrahur gjithmonë. Në përgjigje të pyetjeve që rivali i tij Erion Veliaj i kishte bërë në të njëjtin emision dy javë më parë, Kosova shmangu përgjigjet për 3 nga skandalet më të mëdha të ish qeverisë Berisha, si falja e detit me Greqinë nga ministri i Jashtëm i asaj kohe Lulzim Basha, vrasjen e 4 protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar nga Garda dhe ngjarjen tragjike të Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë.
Të vetmes pyetje që Dr. Halimi iu përgjigj ishte ajo se çfarë opinioni ka për Sali Berishën dhe 8 vitet e qeverisjes së tij. “Berisha më dha dorë të lirë, më thoshte: bëj më të mirën që duhet. Gjithmonë e kam pas përkrah. E mendon kështu Halim, më thoshte, jepi thoshte, bëj më të mirën. Po t’i shohësh edhe deklarimet, nuk është se deklarimet dhe dëshira për mjekësinë ka qenë jo e duhura, por ata kanë devijuar rrugës, varet se kush i ka marrë në dorë për t’i çuar tek pacienti”, tha Kosova.
Pyetjeve për ngjarjen e 21 janarit dhe firmosjen e marrëveshjes me Greqinë që penalizonte Shqipërinë, Kosova iu shmang kështu. “Problemin që ka drejtësia, unë nuk futem, dhe ky është gabim i politikanëve tanë se fusin të gjithë hundët dhe fusin duart si ekspert në drejtësi. Drejtësia ka punën e vet, mjekësia ka punën e vet, shërbimi mjekësor ka punën e vet, menaxhimi i sektorit shëndetësor ka punën e vet, kryetari i bashkisë ka punën e vet. Unë sot jam për të kandiduar si menaxher i qytetit të Tiranës. Sot kam këtë detyrë, këtë do të bëj. Nesër çfarëdo të më ofrojnë do ta mendoj duhet apo s’duhet”, tha ai.
Po ju pse pyesni vetem halimin pse spyesni meten ca mendon per 21 janarin???apo se jua ka mbyll gojen me para?perfshire mero djalin dhe gjithe gazetaret qe i lepihen sot edit dhe ilirit. Ppo keta qe lepihen te pyesin njehere dhe edin se pse vec llafeve ska bere ASNJE veper per 21 janarin. Plera
E ja pra, pervecse ka qene drejtor dhe minister i saliut, ka pasur mbeshtetjen e plote te saliut, ne nuk mund te pranojme te qeverisemi me nga njerez te saliut, apo saliu vete. E debuam njehere me 23 qershor dhe tashme duhet t’i japim goditjen perfundimtare, se keta jane disa grykes qe u eshte erresuar vetedija per pushtet dhe per te arritur qellimet e tyre shkelin mbi cdokend.
Po ca pergjigje prisnit ju, Halimi e dha pergjigjen, Saliu i ka lene dore te lire te beje c’te doje, qe te bente vete c’te donte, ka pasur nje pakt te heshtur mes anetareve te qeverise se saliut, te gjithe benin c’te donin, askush s’kerkonte llogari, rrumpallhane vendi dhe te gjithe do te mbeshtesnin e mbulonin njeri-tjetrin.
po te kete opinion, ky as ja ka haberin se cfare ndodh ne dynja e vune te kandidonte dhe e braktiken sepse e kane me shume se sa te qarte faktin qe jane humbes
halimi ska fare ca thote se nuk i kan dhen asnje leter per te lexuar per kto ceshtje
Nuk ka shtet ne kete vend dhe pazaret i bejne mes tyre partite hajdute gjoja te majta dhe te djathta.sa ishte rroga e ketij qe hiqet sikur eshte i paditur dhe gjoja i paster,sa merrte ne muaj ky njeri??? sa taksa ka te deklaruara,sa ka marre kredi me se i ka shlyer??? ku i morri parate per ndertime spitali privat apo klinike private??? pse te gjithe politikanet hajdute ne shqiperi jane te krimbur ne leke??? se vjedhin.ky apo ai tjetri qe hiqet sikur eshte nje djale i thjeshte nga gjimnazi dhe fukara nuk jane asgje me shume se prodhime skarco te korruptuara te partive te tyre hajdute.buke ne tryeze uje apo drita nuk do ju sjellin asnjeri nga keta.votoni ndonje indipendent me mire dhe nxijni keta qelbesira qe e katandisen shqiperine si kandaharin,me njerez si ne jemen dhe elite si ne milano.ky eshte po aq fjator sa eshte edhe sali edvin ilir jozefina basha me kompanite e tyre hajdute dhe tradhetare.kjo ne shqiperi nuk eshte demokraci,eshte legalizim nepermjet politikes i hajduteve dhe vrasesve mafioze.shqiperia eshte nje kolumbi e piste dhe e zhurmshme me njerez shume me fukara se kolumbia.
po s’ke ca te thush jana skandale qe nuk harrohet lehte as nuk mund te justifikohen me dy fjali basha dhe berisha
kandidon per kryetar zoterote nuk justifikohet fare fakti qe nuk ke asnje opinion per keto dy ngjarje kaq te renda
ska mundesi duhet ta kesh nje opinion…. nuk eshte aspak i pergatitur zoti halimi kosova
ste kane dhone leje shefat me fol ee ske faj
halimi nuk ja thote fare per politike po fare nje opinion per keto dy ngjarje nuk duhet ti mungoje minimalisht nje shpjegim edhe mund te prononcohej
Eh! Ne qofte se ke perkrahjen e Sales fitoren do ta kesh te sigurte.
T’ju degjosh juve eshte krenari dhe shprese. Kandidati ideal. Njeriu I duhur. Vizioni perfekt. E vetmja shprese per nje Tirane ndryshe dhe sa me pak probleme. Fitorja eshte e juaja. Suksese zoti Kosova!
Dr. Kosova ju jeni kandidati i denje per Bashkine e Tiranes. Te gjith qytetaret e Tiranes do te mbeshtesin ty me 21 qershor. Ne nuk e duam me qeverine mavi. Me ty ne krye te Bashkis Tirane do i tregojm qeveris qe Tirana do vazhdoj te zhvillohet edhe me shume.
Dr. Kosova njeri shum i sinqert, njeri shum i sjellshem, njeri shembull per te gjith. Me ju Tirana do kete vetem zhvillim dhe do eci perpara. Ju uroj Fitore me 21 qershor Pune dhe Dinjitet
ky eshte tutkun per zotin! mjere ne ne dore te kujt jemi