Veliaj: “Pas 21 qershorit, fjala kryebashkiak nuk do të jetë sinonim i atij që jep leje ndërtimi”

5 Qershor 2015, 12:11Politika TEMA

Puna në Bashkinë e re të Tiranës do të bazohet në 3 shtylla kryesore, në marrëdhënien serioze me biznesin, në trajtimin me paanësi të tyre dhe në një model të qartë zhvillimi për qytetin, pa ndërtime të reja. Kështu tha sot kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me biznesmenë për çështjet e ekonomisë dhe punësimit në kryeqytet, ku theksoi se pas 21 qershorit, fjala kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk do të jetë më sinonim i atij që jep leje ndërtimi.

“Në katër vitet e shkuara Tirana nuk ka pasur model të qartë për zhvillimin. Këtu përfshihet jo vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe zhvillimin urban, sigurisht edhe zhvillimi social. Edhe plani urbanistik që u miratua nga kryetari aktual i Bashkisë nuk ishte një plan për zhvillimin e Tiranës, ishte një plan klientelist për leje ndërtimi dhe për troje pallatesh në Tiranë. Në konceptin tonë modern, plani i zhvillimit nuk mund të jetë vetëm një plan për të përcaktuar lejet e ndërtimit. Ndaj dhe do të ndërtojmë një model të qartë për zhvillimin e Tiranës, një model që do të gërshetojë zhvillimin ekonomik me atë urban duke orientuar zhvillimin e qytetit drejt periferisë. Pra, për të inkurajuar më shumë investime aty ku ato janë më të pakta dhe mundësitë janë më të mëdha”, u shpreh sot Veliaj në takimin me biznesmenët.

Sipas tij, sinonimi “ai që jep leje ndërtimi” i 4 viteve të fundit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nuk do të ekzistojë më në 21 qershor, pasi Veliaj tha se ka edhe qindra punë të tjera me të cilat kryetari i bashkisë duhet të merret çdo ditë. Sipas tij, aktualisht në Tiranë kemi mbi ndërtim dhe mijëra apartamente të pashitura. Ai tha se një nga shqetësimet kryesore të biznesit është fakti se në 4 vitet e fundit bashkia e Tiranës nuk e ka marrë seriozisht në mënyrën se si paraqet ankesat dhe shqetësimet, me mënyrën se si bëhen propozimet. 

“Në dallim nga indiferenca që kemi pasur në 4 vitet e fundit në bashkinë e Tiranës jam i angazhuar maksimalisht që të ruaj të njëjtin seriozitet në marrëdhënie me biznesin, ashtu siç patëm në qeveri. Ky do të jetë motivi ynë në marrëdhënie me biznesin. Shtylla e dytë parimore është ajo e paanësisë. Jam shumë i ndërgjegjshëm edhe në takime që kemi pasur me biznesin e vogël dhe të madh, kemi pasur një trajtim, ku disa janë trajtuar si të nënës disa të njerkës. Përkushtimi im është që të kemi një sistem paanësie”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, kjo tregohet në faktin se në vitin më të mirë të bashkisë aktuale janë mbledhur vetëm 50% e të ardhurave nga tarifat e bashkisë, në vitin më të keq vetëm 1/3. “Kjo do të thotë se disa njerëz kanë paguar detyrimet e tyre, ndërsa disa të tjerë nuk i kanë paguar detyrimet e tjera të bashkisë. Shumica dërrmuese e njerëzve ankohen për trajtim të pabarabartë. Disave u shtohen kostot, sepse respektojnë ligjin dhe paguajnë tarifat në bashki. Disa që janë shok të kryetarit apo të forcës politike të kryetarit të rradhës marrin një trajtim preferencial dhe kanë kosto më të ulët dhe konkurrojnë në mënyrë të pandershme në treg”, tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se në Tiranë janë identifikuar 871 rrugë të amortizuara, se do të rikonceptohet transporti publik.

21 komente në “Veliaj: “Pas 21 qershorit, fjala kryebashkiak nuk do të jetë sinonim i atij që jep leje ndërtimi””

  1. fjona says:

    Dhe madje nuk duhet te jape me fare leje ndertimi, se boll jane bere deri me sot.

    1. agimi says:

      Erion, fitoren e ke te sigurte, por te lutem te kesh parasysh disa sugjerime te bizneseve te vogla. Sistemi tatimor bashkiak ka qene krejt ineficent, nuk mblidhte taksa te bizneset qe ishin militantet e partise, dhe pervecse mblidhnin taksa te njerezit e thjeshte, vinin pafund gjoba te padrejta qe nuk ankimoheshin asnjehere. Pervec te tjerash, po demton konkurencen e ndershme dhe po na nxjerr me deficit, as buken e gojes s’po e nxjerrim dot.

      1. fllanza says:

        Eshte shume e vertete kjo, qe Kryetari Luli = dhenes leje ndertimi, dhe leje per klientet e financuesit e partise, se leje per qytetaret e thjeshte qe donin te ndertonin nje strehe per te futur koken, s’ka dhene. Ne e dime, qe jemi ndeshur me burokraci pafund dhe ne fund, serish s’kemi marre leje.
        Ndertime jane bere boll, tani duhet nje dore per te sistemuar urbanistiken.

        1. sara says:

          Plotesisht dakord , ne duam nje kryebashkiak i cili eshte aty per ne fillimisht per problemet qe na shqetesojne cdo dite pastaj per gjerat e luksit

          1. juana says:

            duam nje njeri qe te jete aty per ne me kohe te plote, qe te mund tu jap zgjidhje gjerave minimale

      2. Janaqi says:

        Besimplote se do beje pune te mire per kryeqytetin. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Erion Veliaj. Puna e mire e bere ne ministri deshmon per aftesite e tij. Ka ardhur momenti qe Tirana te shkoje ne drejtimin e duhur.

    2. jona says:

      erioni eshte njeri model profili adapt per bashkin e tiranes, me shume angazhime se luli do beje edhe programin premton shume per zhvillimin e tiranes

      1. adi says:

        per nje si eri ka nevoje tirana gjithe te tjeret jane zero para tij

  2. hana says:

    Bravo Eri ti je i duhuri per ta kthyer ne drejtimin e duhur qytetin e Tiranes. besimplote qe do tregosh seriozitet e perkushtim per problemet e nevojat e qytetareve te cilet realisht jane lene ne harrese.

    1. soriano says:

      Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate njeri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese

      1. reana says:

        Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.

        1. mujo says:

          I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

  3. Anonim says:

    Te anulohen te gjitha lejet ndertimore abuzive te dhena nga kryebashkiaku aktual. Ti jepet fund njehere e mire masakres qe kerkon te kryeje Lulzim Basha poshte diges se Liqenit Artificial. Te anulohet leja per ndertimin e nje pallati te 9 kateshet, nje tjeter leje eshte dhene nga Basha ngjitur me gjimnazin e gjuheve te huaja.

    1. KOSTANDIN says:

      Puno per Tiranen ashtu si ke punuar ne ministri. Ke aftesine e duhur per te bere pune te mira per kryeqytetin e lene ne harrese. Kryetari aktual i bashkise do mbahet mend vetem per nje gje, si kryebashkiaku qe i dha leje ndertimi vetvetes ne kundershtim te plote me ligjin. Shpresojme shume te z. Veliaj.

  4. redi says:

    bravo zoti veliaj. kjo eshte ajo qe duhet bere. nuk jam kundra qe te ndertohet dhe te zhvillohet prona por duhet bere me rregull dhe pa u prekur ato pak zona te gjelbra qe kan ngelur.

    1. joni says:

      zoti veliaj, bashkia ka bere nje regres te madh. me militant qe nuk bejne asgje per qytetaret nuk mund te ecet perpara. jemi ne nje gjendje sh te keqe dhe na duhet se sben nje njeri si ju qe te drejtoi qytetin, jo te merret me llafe nga hollanda

  5. besi says:

    gjinthnje ide te reja sjell erioni me pelqen shume po ashtu ka super program per kryeqytetin do ishte me vlere qe qytetin ta administronte kandidatit veliaj

    1. erjeta says:

      bravo tirana ka nevoje per nje kryetar te perkushtuar me problemet e kryeqytetit ka nevoje per nje kryetar te perkushtuar qe punon dhe angazhohet seriozisht per nje tirane moderene

      1. serxho says:

        kam besim tek erion veliaj se do beje shume per tiranen ne raport me kryetarin aktual do beje diferencen eshte shume here me i pergatitur gjithnje me ide dhe energjik kete radhe do ja besoj voten pa asnje medyshje

  6. denisa says:

    O Erion mire qe kryetar bashkie sdo e behesh po me vjen vertet keq se i nxorre bojen vetes e ke cu ne fund.

  7. ferdi says:

    Po ca jane keto budalliqe qe thua o eri ty, po leni keto prralat qe te tregojn ne darke dhe vjen ana i tregon te nesermen. Je bo per gjynaf po len nam me keto kumbulla qe keput.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje