Gjykata e Lartë dënon Palokën dhe Ristanin për shpifje/ Rama: Tre të mirat që vijnë pas këtij vendimi

5 Qershor 2015, 14:59Politika TEMA

Gjykata e Lartë shpalli fajtorë, për akuzën e shpifjes ndaj kryeministrit Edi Rama, deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Arben Ristani. Ata u gjobitën me nga 200 mijë lekë, ndërkohë që u shpallën të pafajshëm për akuzën e fyerjes.

Pas daljes nga gjykata, Paloka tha: “Rama njihet si përdorues i drogave të rënda, por testi i drogës nuk u pranua. Nuk u pranua as kërkesa për zbardhjen e tabulateve telefonike. Gjithsesi, nuk e akuzoj gjykatën, pasi e kuptoj presionin që është ushtruar ndaj asaj. Vendimin e gjykatës do ta zbatoj dhe gjobën do ta paguaj”.

Paloka këmbënguli se të gjitha akuzat e tij qëndrojnë.

Avokatja e Edi Ramës tha se “ky vendim do të sjellë një praktikë të re në marrëdhëniet mes palëve”.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, të dy deputetët humbin të drejtën për t’u rizgjedhur. Pritet vendimi i Kuvendit, nëse do t’u ndërpresë mandatin dy deputetëve Paloka e Ristani.

 

Rama: Tre të mirat që vijnë pas vendimit për dënimin e Palokës dhe Ristanit

 

Kryeminstri Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të mirë dënimin nga Gjykata e Lartë, të kryetarit të Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani.

“Dënimi sot nga Gjykata e Larte i dy shpifësve profesionistë, të cilët për shkak të aftësisë së tyre të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, janë zgjedhur përkatësisht si kryetar grupi e sekretar i përgjithshëm i PD, është një lajm i mirë për 3 arsye.

Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Lartë e vendit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me krimin e me kriminelë me damke, janë shpifje dhe asgjë tjetër.

Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në sytë e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif siç bënë dy të dënuarit e sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.

Dhe së treti, dy dënimet e sotme janë një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike.

Kjo e fundit do të thotë që speciet politike të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrijnë të ngjiten deri në tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.

Prandaj, kjo beteje nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto dy gjyqe. Sepse kjo nuk është një betejë ligjore me dy shkretane që jetojne me përsheshin e politikes së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji!

E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli me i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi”, shkruan Rama në Facebook.

 

21 komente në “Gjykata e Lartë dënon Palokën dhe Ristanin për shpifje/ Rama: Tre të mirat që vijnë pas këtij vendimi”

  1. joni says:

    dhe aq e kan te paket duhet te denohen akoma dhe me shume kshu eshte kur i hyn ne hak kot te tjerve

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      E mira me e madhe eshte mesazhi se tani ne gjykata njohu qeni te zone e ri. Lajmerohen te gjithe se nuk duhet kruajtur me miellin e gjermanit! Deri dje te pakten zullumet rrefeheshin ne Parlament, tani deputeteve u duhen fakte. Si i behet halli qe edhe kur dalin me ze dhe figure neper video kusarie, jo vetem qe nuk denohen, por behen edhe Kryetare Parlamenti…

    2. Devolliu says:

      Po ai kryeshpifësi, kryehajduti e kryekrimineli, Sali Shpellari, kur do të shkojë prapa hekurave të burgut?

    3. fisheku says:

      nje pergjigje e sakte e drejtesise shqiptare. nuk duhet te bejme shtetin e pacavureve dhe kush genjen dhe shpif me shume eshte i mire. ne kerkojme te behemi pjese e nje qyteterimi evropian ku nje rendesi ka rrespektimi i ligjit dhe i se drejtes. falenderimi per kryeministrin e vendit per kete rruge qe ndoqi dhe nje shembull per te ardhmen. populli shqiptar nuk kerkon shpifjen por nje politike dhe perfaqesues dinjitoz dhe i thote me plot goje jo mashtrimit.

  2. vini says:

    paloka pse shpif kot kur ske as prova as fakte asgje..

    1. redi says:

      vetem te shpifni dini jua dhe asgje tjeter shikoni te beni ndonje pune

  3. ypsilon says:

    pak e kane gjoben mor zoteri kta dun burg per shpifjet e perditshme te tmerrshme qe bejne

    1. renisa says:

      paloka dje ristani plerat e pd meritojne me shume se kaq

  4. Agamemnoni says:

    Duhet te marre fund njehere e mire praktika e shpifjeve. Kush shpif te marre pergjegjesine qe i jep ligji. Paloka dhe Ristani kurdohere e kane pasur zakon shpifjen e perbaltjen. Ti jepet fund njehere e mire.

  5. jugu says:

    Po paloka duket e NgA surrati shpifo cfar pret, bashk me cobanin ristani qe I ka surratin si kur i ka humb lopa.

  6. alti says:

    Denimi Dy pijaneceve te PD Paloqa si klyshi saliut dhe Ristani si hajdut I zgjedhjeve ne tavoline eshjter tregues se lufta politike behet $me fakt ,me argumenta dhe programe dhe kurrsesi me shpifje. Sa per presionet Rames ndaj gjykates ai vqazhdon shpoif dhe hjarron te zotin e tij Saliun qe nuk pyeste as per prokuror dhe as per gjykate , por denonte ke te donte. Me e rendesishmja eshte se ky njeri ka kohe qe provokon per perplasje civile qe nenkupton. Lufte civile ,pra prokuroria duhet te hapi ceshtjen per ndryshim te pushtetit me rrugen e dhunes , per kete foli dhe Topalli , pra kjo eshte strategji e Shqupit . Mos harro Palok se shpetuat nga rremujat qe bety ne 97 tes , por kete here ti dhe kush do guxoje do marre ate qe meriton dhe populli sdo ju a fali kurre . Keni marre dy here pushtetin me mashtrime dhe dy here u larguat duke lene gjak dhe toke te djegur dhe heren e dyte nje Shqiperi mbytur ne borxhe dhe ne katastrofe ekonomike . Provoje dhe do shkosh per lesh llapazan qe do paguash gjobe.

  7. Maryland says:

    Propozoj:

    Te perjashtohen nga kuvendi.
    Kuvendi te gjeje ndonje ligj qe te pastrohet edhe nga haleja Berisha,
    se prej andej vjen era e qelbur qe ka qelbur gjithe dynjane.

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Paloka ne gjykate:”Zoti gjykates,a te kam thene qe une nganjehere rri e rri e ha mut”!… ?

  9. Lomi says:

    Vetem shpifje nuk jane keto-minimumi i mundshem qe mund ti thuhet kafshes! Ska faj se luajne luftash me doktorin e tallin trapin me popullin…

  10. tomorr says:

    Gjykata e larte ka krijuar nje precedent me shume rrezik. Te ashtuquajturat “shpifje” vijne me intensitet te madh dhe shumice nga te dy palet disa here ne dite. Vete kryeministri “shpif”, Taulant Balla, Erjon Brace, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Ilir Meta, Erjon Velija, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Flamur Noka, Olta Xhacka e shume te tjere si keta dhe me te vegjel se keta “shpifin” per njeri-tjetrin e ne favor te paleve respektive. Vete gazetat “shpifin”, TV shpifin, radiot po ashtu. Nese dikush kallezon ne gjyq, fjala bie nje eksponent te mazhorances; Taulant Ballen, Erjon Bracen apo vete Kryeministrin tani gjykata do te duhet ti denoje ne te njejten menyre, perndryshe do te konsiderohet qe Gjykata e Larte vepron me dy standarte. Nese nuk vepron njesoj, diktatura troket tek dera per te gjithe.

    KRYEMINISTRI DUKE DASHUR TE VENDOSE VETULLA KA NXJERRE GABIMISHT SYTE. CDO GJE MUND TI KTHEHET KUNDER TE DYJA PALEVE. KY PRECEDENT DO TE NDIKOJE NDJESHEM NE PUNEN E QEVERISE E TE OPOZITES. VEMENDJE TE MADHE DUHET TE KENE MEDIAT.

    LAJM SHUME I KEQ DHE I DESHPERUAR PER POPULLIN GJATE KETYRE VITEVE TE FUNDIT.

    1. demo says:

      Tomhorr
      Ky eshte nje lajme shume I mire.Faleminderit Zotit Rama per kete veprim. Tashti e tutje nen kete shembull Gjykata e larte duhet te denoj te gjithe ate “shpifes” te cdo lloj kategorije qofshin. Duke denuar shpifjet e njerzve te pa pergjegjshem opinioni publik do te behet me i i qete. Nuk do te miret me thash e theme por do te jete me i kembengulur ne zbatimin dhe kerkesen qe vendi te mund te eci perpara dhe me sukses. Te fala shpifesit profesionist Sali Berishes. Dhe mos u bej aq merak per popullin se eshte me i zgjuar se ty.

  11. Basha i Gjetajve says:

    Pun’a mbar’ o Ded !
    Ja po mbjell ca qep !
    Ku e ke Palokën !
    E bleva gjashtë lek okën !

  12. Sirtari says:

    Jam dakord per nji ligj te paster. Por nuk ndodh keshtu. Si gjykata dhe shteti punojne me dy standarte.Disa denohen per nji fjal goje dhe dikush qe eshte pare si dita me djell behet k/parlamentar .Pa lere pastaj se kerkon dhe vota per partin e tije private. Votojeni o popull po qe se u ka ikur mendja.

  13. zallem jorgoja says:

    te perjashtohen nga kuvendi dhe te regjistrohen ne organizaten e Bythakeve

  14. Noli says:

    Vetem Sala nuk denohet se eshte i cmendur dhe nuk eshte i pergjegjshem para ligjit. Te tjeret te gjithe ne gjyq sa here qe shpifin. Nuk dime si do te behet me budallenjte i kap ligji apo jo? Kjo duhet skjaruar se ka shume ne politike dhe shpifjen e kane te vetmen pune qe bejne ne parlament e ne politike.

  15. Mergimtari says:

    GJukata beri mire qe i denoi keta llafazane shpifes e mashtrus, pore do bente akoma me mire te denonte edhe atin e tyre shpirteror qe ka nja 12 denancime per shpifje, sharje e fyerje publike dhe akoma vazhdon te shaje e shpife ne parlament dhe thuajse cdo dite ne Fac- boox. Me mire vone se kurre drejtesia me ne fund denoi dy deputete, edhe pse pak, ne raport me demin qe u munduan ti shkaktojne kryeministrit Rama, perseri vlere me te madhe ka ana morale qe populli te mesoi se si shpifin, fyen e mashtrojne qytetaret keta tipa me saliun ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje