Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka akuzoi mazhorancën për presionet dhe kërcënimet që po i bëhen mbështetësve dhe simpatizantëve të opozitës në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
“Afrimi i datës së zgjedhjeve ka sjellë rritje të agresivitetit të bandave kriminale që janë në shërbim të Ramës dhe Metës.
Ndërkohë që shfaqin sondazhe të paguara për publikun të qartë për humbjen e thellë që i pret, krerët e pushtetit kanë lëshuar lukunitë e banditëve që diku me para e diku me dhunë dhe kërcënime po kërkojnë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Denoncimet për këto akte vijnë nga Puka në Mallakastër.
Mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara.
Shkak është bërë denoncimi që z. Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike si edhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë.
Po mbrëmë në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj.
“ Po mbështet Agron Kapllanajn. 1 mijë euro bën një kallëp tritoli dhe të hedhim në ajër….”
Ky ka qenë mesazhi i bandës së pushtetit që pastaj vazhdon me sharje banale.
Ndërkohë policia e bandës as nuk ka pranuar të marrë kallëzimin me pretekstin se ka kaluar afati“, tha Paloka në një konferencë për mediat.
Sipas tij, e gjithë kjo klimë e frymëzuar direkt nga Rama dhe Meta tregon qartazi se mafja po përdor të gjitha mënyrat kriminale për të mbajtur pushtetin e saj.
“Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve, si edhe përfaqësive të BE-së dhe SHBA-së të përdorin të gjithë influencën e tyre për të mos lejuar një degjenerim të mëtejshëm të situatës zgjedhore që edhe kështu është mjaft e rëndë.
Partia Demokratike u bën me dije të gjithë atyre që sot, duke patur nga pas Ramën dhe Metën, po bëjnë cubin me opozitën, se nesër, kokë më kokë do të përgjigjen personalisht .
Të jenë të bindur që nuk do t’i harrojmë. Drejtësia do ti ndjekë sikur në fund të botës të shkojnë.
Fitoren tonë nuk ndalin dot as banditët e rrugës e as ata në krye të pushtetit”, tha Paloka.
ik o paloka se nuk ka nevoj qeveria me u bere si ju. shifni bashkin qe po i kercenoni secilin me sjell nga 30 vota. rama ka mbeshtetje popullore se eshte duke punuar dhe jo duke treguar prralla apo duke bere balte nga mengjesi ne darke sic beni ju
o mashtrus. kshu eshte kur tu pushua ceshtja per shpifje dhe del prap dhe ben kshu. fajin e ka prokuroria qe vazhdon ta mbaj peng plaku
Te gjitha keto shpifjet e perbaltjet tuaja, jane taktika te perdorura nga ju nder vite per te ruajtur pushtetin, e tani ju duket ju, ose doni te beni te tjeret te besojne se te majtet jane te te njejtit standart politik si ju.
Keshtu thoni ju se s’dini ku te kapeni me kundershtaret, po ku i keni provat, nuk mund te vazhdoni te flisni keshtu ne ajer gjate gjithe kohes, shpif shpif se ndonje gje do te mbetet. Ju tashme e keni humbur besimin dhe cfaredo qe te thoni apo besoni askush nuk ju beson me.
ik mer palok se o kane bere pd-istat kercenime sa kae qene ne pushtet o ska ber nejri 0po mos na boni si te ndershem tani
papagall te kane mesuar te rcitosh bukur mos kane qene njerzit tuaj me bo lajme gjame sikur po ju bien ne qafe
nje avaz keta gjithmone me akuza asnjehere su kenaqen gjithmone me akuza pa baza pa argumente keto mund te jene edhe skenaret tuaj te shemtuar
ceshte kjo deklarate more aman nuk duhet te jete kjo gjuha e perdorimit nga politikanet gjuhe urrejte me te matur ne deklarata
Ca fua ti mer!?
Justifime per humbjen spektakolare qe i pret me 21 qershor sepse politikes se deshtimit dhe te premtimeve te pambajtura askush nuk do i japi voten, nje parti qe nuk ofron asgje pervec fjaleve boshe ka voten kunder me masive se ne 23 qershor.
Ky qe ben ti idiot quhet terrorizem.Per mua duhet te pergjigjesh dhe ligjerisht.
O Paloqe, vetem ti mos fole per keto pune se s’ke lene gje pa bere ne manipulime votash.Lere te flase dikush qe nuk eshte i ndyre me keto pune.
o pallosh po flet ne emer te partise apo ne emer Ten. Se kur shkon para gjukates thua smbaj pergjegjesi. Se po flas ne emer te partise. Ti Je krye hajduti i votave. Mashtrus me patente
Po ti paloke a i ke pyet koken a ke koke, se po pate edhe ty te iken koka.
Vetem mosha jote nuk mund ti pranoje keto fjale,por degjo o Paloqe ne moshen tende una shikoja ne nje distance qe ty nuk ta merr mendja,kurse ti ke syze se elbete vuan nga syte,po mire mga syte po ti vuajtjen me te madhe e ke nga koka se e ke bosh,bosh fare.Degjo ne se ti nuk e ke kuptuare qe gjithe piolitika tallet me ty qenke disa here me i trashe se sa je,duke filluare nga Kremineli Sali i pari dhe deri tek numeri i fundit i politikanit qe eshte rrjeshtuare poshte Sales.
E verteta keto qe thua ti jane edhe kercenime por ja ku dalim se nuk ti merr ty njeri vertet ato qe thua se pale kush ti ka shklruare ato pak rrjeshta pa ide ,pa lidhje,pa qellim vetem mund ti quajme nje konklomerat enciklopedik more Pa Paloqe fare.rekomandim, shko opero mishin ne hunde se me vone do keshe edhe pasoja me te renda per shendetin lere kete pune se nuk eshte per ty dhe per te gjithe ata qe rrine me ty.
Duke e ndjere humbjen e sigurte kjo qe thoni ju z. Paloka, eshte nje thirrje per grusht shteti,per te cilen kerkoj ,qe organet e drejtesise te reagojne urgjentisht, ndaj elementeve te tille,qe duke e ditur se humbja eshte e sigurte kerkojne qe me thirrjet e tyre deshperuase, te irritojne popullin e ta cojne ate ne lufte civile.Shembujt e tille per PARTINE DEMOKRATIKE E UDHEHEQUR NGA KARRIERISTO-FASHISTI BERISHA ,NUK KANE MUNGUAR.KUJTOJME TE GJITHE ARRDHJEN E LACIANEVE E KRUTANEVE TE ORGANIZUR NGA PD, TE ARMATOSUR E SHKUARJEN E TYRE PARA KQZ ME 2 KORRIK 1997, NEN PRETEKSIN E LEGALISTEVE, QE GJOJA JU KISHIN VJEDHUR VOTAT SEPSE PD E BERISHES TE DERMUAR NGA FITORJA E PD I KSHIN RENE PENDET,APO GRUSHTI I PASTER I SHTETIT I 14 SHTATORIT 1998, KUR TURMAT E DREJTUR NGA PD, LANE NE BULEVARD ARKIVOLLIN E TE NDJERIT AZEM HAJDARI, E SI UQER TE TERBUR TE ETUR PER PUSHTET, JU TURREN K/MINISTRISE,KUVENDIT E RADIOTELEVIZIONIT,PERPJEKJE QE DESHTOI ME TURP E ME TURP DO TE DESHTOJNE PERPJEKJE TE TILLA,NDAJ DREJTESIA TE BEJE SA ME SHPEJT PUNE E SAJ NDAJ INDIVIDEVE E PARTIVE TE TILLA ANTIKOMBETARE.