Ambasadori Lu: Mos votoni kandidatë me të shkuar kriminale

5 Qershor 2015, 12:57Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i ka drejtuar një apel nga Shkodra të gjithë zgjedhësve shqiptarë që më 21 Qershor të mos mbështesin kandidatët me të shkuar kriminale apo rekorde kriminale.

Diplomati amerikan tha se është me rëndësi të kontrollohen listat dhe e shkuara e kandidatëve për të shmangur kështu orientimin e votës drejt kandidatëve me të shkuar kriminale, duke bërë edhe një herë thirrje për  dekriminalizimin e politikës.

“Duhet parë mirë e kaluara e kandidatëve. Kandidatët me të shkuar kriminale mos t’i votojmë” theksoi Lu

Këto deklarata Lu i bëri pak përpara se dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi të prezantonin programet e tyre në një takim të organizuar nga Ambasada e SHBA.

Lu e cilësoi si një moment historik kandidimin e dy grave për këtë bashki, e tha se kushdo që të dalë fituese më 21 Qershor, Shkodra tashmë do të ketë një grua të fortë.

“Pjesëmarrja e votuesve të rinj është vendimtare. Nëse nuk voton atëherë mos u anko. Mos e shisni votën tuaj”, tha Lu.

7 komente në “Ambasadori Lu: Mos votoni kandidatë me të shkuar kriminale”

  1. bush says:

    he pra se shume na u fryte dhe nuk pollet asgje vetem lloqe nxirreni se keni deklaruar qe me 13 maj edhe ju rop kot po dilni dhe po talleni me ne budallejte

  2. Uji i ftohte says:

    Votoni ambasadorin Lu dhe ambasadoret tjere te akredituar ne Tirane.

  3. ILIRIA says:

    Z. AMBASADOR NQS JA DONI TE MIREN SHQIPERISE ASHTU SI DEKLARONI ATH DEKLAROJINI EMRAT E TE GJITHE TE INKRIMINUARVE 1 DITE PARA ZGJEDHJEVE SEPSE JU MUND TA NDIHMONI VETEM KESHTU POPULLI SHQIPTAR JU BESON VETEM JU SE SA PER DREJTESI E PROKURORI DHE POLICI KA HUMBUR BESIMI I POPULLIT POR PO NUK I DEKLARUAT ATEHERE EDHE BESIMI NDAJ SHBA DO TE BJERI DHE DO TA HUMBASIM TOTALISHT SHPRESEN SE DO TE RREGULLOHEMI NJE DITE. FALEMINDERIT

    1. berti says:

      Hjde ILIRIA hajde se po humbi besimin shqiptaria tek amerika po e rrun shume Lu-ja. Po Lu-ja ben ci thone te tijet o trim. E nese e kupton te tijte jane ata qe e filluan me cekun e bardhe ne Pashkon e po e vazhdojne me keta te tjeret .. Po ja e zeme se gjetem ata qe jane te inkriminuar ne dhe nuk i votojme. Po ku do te gjejme ata te painkriminuarit or ti LU? Po pse ata qe shkon e takon Lu-ja neper mbledhje e meeting cfare jane ? Nuk jane kriminel ?

  4. Zigur Qarri says:

    Per politakanet dhe median shqiptare,kandidatet me te shkuar krimale,jan vetem ne krahun e kundershtarit.
    Problemi dekriminalizimit nuk zgjidhet kurre me militantizem.
    Krimenele te inflirtruar ne politike,ka ne PS,PD ashtu edhe ne LSI.
    Ata kan ndimuar per ardhjen ne pushtet,pra i kan marre peng politikanet,
    kurse gazetaret”investigues” merren vetem me familjen e Berishes,sepse nuk ja mban bytha te merren me ta.

  5. al paci says:

    Ambasada amerikane duhet te nxjerin listen e emrave ta dijn populli kush esht kriminel qe te dijn ke te votojn. Kete gje vetem ambasada amerikane munde ta bejn dhe jan te besushem.

  6. RIGRABITJA says:

    KQZ nuk ka fuqi qe te mos miratoj kandidat me te shkuar kriminale??? Pse ja drejton popullit kete thirrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje