Kolegji rrëzon ankimimin e PD, nuk pranohet dorëheqja e Altin Biba

5 Qershor 2015, 14:57Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike, që kundërshtonte vendimin e KQZ-së për dorëheqjen e kandidatit Altin Biba për kryetar të bashkisë Kurbin.

Në këtë mënyrë trupa e Kolegjit Zgjedhor la në fuqi vendimin e Komisionit Zgjedhor duke lënë në garën e zgjedhjeve të 21 qershorit kandidatin Biba.

Në kërkesën ankimore PD e konsideronte antiligjor mosregjistrimin e kandidatit Ilir Pjetraj, që zëvendësoi Bibën pas dorëheqjes së tij të parevokueshme. Ky ishte ankimimi i dytë i PD-së në Kolegj për bashkinë Kurbin.

Më herët, demokratët u ankuan për vendimin tjetër të KQZ-së, e cila nuk pranoi të regjistronte Pjetrajn për shkak të tejkalimit të afateve kohore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje