Dr. Halimi pranon se ka ndërtuar pa leje. Leja që i dha Basha vetes? “Zgjidhi hallin e vet”

5 Qershor 2015, 13:48Politika TEMA

Në intervistën e djeshme në Top Story, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, justifikoi kryetarin aktual të Bashkisë, Lulzim Basha, për dhënien e lejes së ndërtimit vetes së tij për një kat shtesë në pallatin ku jeton, duke deklaruar se edhe ai, si gjithë të tjerët, ka zgjidhur problemet e veta. Fillimisht, Kosova u përpoq t’i shmangej pyetjes së drejtuesit të emisionit për lejen e Bashës, duke thënë se nuk ka dijeni për këtë çështje dhe nuk e ka dëgjuar.

“Nuk kam dijeni për këtë, pse të gënjej kot. Nga fushata erdha këtu direkt. Sa u ndërrova në shtëpi 5 minuta. As të komunikoj nuk kisha mundësi me stafin, për të qenë korrekt, për të ardhur në kohë këtu. Megjithatë këtë s’e kam dëgjuar”, tha Kosova.

 Por, pavarësisht se kjo çështje ka disa ditë që zien në të gjitha mediat, ai u përpoq t’i shmangej përgjigjes. “Për çdo gjë ka një ligj. Brenda këtij ligji, çdo qytetar nga i pari tek i fundit, është e mira që të gjitha nevojat e veta t’i zgjidhë brenda këtij kuadri ligjor. Nëse zoti Basha është kryetar bashkie apo një tjetër është shef në një fabrikë buke, gjithsekush do të zgjidhë problemet e veta, edhe ai që bën bukën do hajë bukë, edhe ai që është kuzhinier do hajë ushqim, edhe ky që është kryetar bashkie do të zgjidhë problemet e veta. E rëndësishme për mua është brenda kuadrit ligjor dhe të mos përfitohet nga pozicione të caktuara që ka njëri apo tjetri. Nëse çdo nevojë e çdo qytetari, çfarëdolloj pozicioni të ketë ai, zgjidhet brenda kuadrit ligjor, kjo është normale”, deklaroi Kosova.

 Më pas, i pyetur për akuzën për ndërtimin e kateve pa leje në klinikën e tij, Halim Kosova rrëfeu “marifetin” se si të mund të ndërtohet pa leje dhe më pas të legalizohet. Në intervistën e tij, Kosova thotë se duke parë të tjerët që ndërtonin, e ka nisur edhe vetë këtë çështje.

 “Çdo tarracë, edhe po të shohësh, një ka depo uji, një ka kondicionerin, një ka tendë, unë bëra një kështu si prej dërrase, si strehë. E cila me kalimin e kohës kërkoi investime më të shumta, por thjesht dërrasë po ta them, që në një moment të caktuar erdhi një miku im, dërrasë – dërrasë, tendë – tendë, ky është ndërtim dhe duhet ligjëruar. Në vendin tonë ka dy ligje, urbanistike dhe i legalizimit. Ka 6-7 vjet madje. Kam prit radhën si të gjithë qytetarët e tjerë që këto prej dërrase sipër klinikës ta legalizoj. Nëse unë do ta fsheh, nëse unë nuk jam transparent që kjo kasolle sipër klinikës nuk legalizohet ose e mbaj të fshehur, ky është gabim. Kur unë e deklaroj ore kam bërë këtë. Më takon, mirë, s’më takon e heq. Kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe mendoj”, tha Kosova.

 Pra, sipas Kosovës, kushdo që kërkon të ndërtojë pa leje, fillimisht ngre një strukturë prej dërrase, e legalizon dhe më pas e kthen në pallat 5 katësh.

31 komente në “Dr. Halimi pranon se ka ndërtuar pa leje. Leja që i dha Basha vetes? “Zgjidhi hallin e vet””

  1. helidoni says:

    O po prandaj i duan postet keta, per te zgjidhur hallet e veta, a mjere ne ku jemi katandis, nga kush duhet te drejtohemi. Po Basha, hallet e qytetareve te mos i zgjidhte, kujt i dha leje per te ndertuar shtepi, sikur edhe te ligjshme.

    1. Dani says:

      Sikur ishte ne hall ne fakt, se s’kishte ku te fuste koken, kur ai ka pallate e shtepia kudo neper bregdet e Shqiperi, e per me teper qe ne shumicen e kohes jetonte jashte vendit. Po thuaj, bej si them une, mos bej si bej une.

      1. zerina says:

        Kjo eshte tallje dhe paturpersi ndaj gjithe qytetareve te ndershem, qe u ndeshen me perqeshjen e administrates se bashes dhe burokracine e tyre per te ndertuar nje strehe per te futur koken, e per vete ben kate shtese pa leje ne nje pallat, deri ku arrin babezia e ketyre njerezve.

        1. Estref says:

          TE GJITHA GENJESHTRA TE RILINDJES SEPSE PO HUMBIN NE CDO SONDAZH!

          BRAVO TEMA, PAPAGALLE TE EDVINIT NGELET QE KUR JU PESHTYU SALIU!

          GENJENI DHE VETEM GENJENI!

        2. u dhime tu qesh says:

          DOKTOR MAFISHJA… uhahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
          Ky gjysmen e kokes na asfalt ma ka,plloce ma ka….Uhahahahaaaaaaaa
          DOKTOR MAFISHJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA….

      2. anonim says:

        Lulzim Basha tentoi te kryente masaker mjedisore ku dha leje per ndertimin e nje kompleksi pallatesh poshte diges se liqenit. Vetem tre muajt e fundit Basha ka dhene mbi 5 leje abuzive ne kryeqytet. Pastaj e fundit qe i ve kapak te gjithave eshte dhenia e lejes per veten e tij te z. Basha.

    2. deni says:

      kulmi keshtu i justifikon halimi punimet pa leje vertet eshte shume i padurueshem kryetar pa vlera

      1. tini says:

        hallexhinjte e medhenj keta:P gjithe hallet te ajo shtesa i paskan pas keta, te pafytyre

    3. niku says:

      ky duhet te ishte model dhe shembull per tiranen na zhgenjeu keshtu

      1. frida says:

        ngjan si njeri i mire po seshte dhe aq per sa kohe ka thyer ligjin duke ndertuar pa leje nuk i takon posti i bashkise eshte jashte kesaj fushe

    4. Andos says:

      Basha zgjidhi hallin se ne fakt nuk kishte ku te jetonte i shkreti. Edhe ne rrugen Kombit vodhi ja 300 milione euro dhe me ato shleu borxhet qe kishte. Turp faqja e zeze. Nje kryebashkiak qe i jep leje vetvetes ne kundershtim flagrant me ligjin.

  2. eldorida says:

    ky mua personalisht me duket sikur ngaterrohet me fjalet e veta

  3. iphone says:

    po si me epranu si mos me epranu faktet flasin vete sehste ideja apranon apo jo halimi,, Basha ndertoi pa aleje dhe kaq

  4. margarit nilo says:

    Iliret Dhe Misteret Antike
    TE VOTOJ UJKUN APO CAKALLIN?
    ehh erdhen perseri zgjedhjet ne shqiperi si gjithmone ne e perjetojme shperterisht pasi edhe ne endrat tona debatojm per te mbrojtur ate kandidat qe na duket i mire..te zgjedhesh ne shqiperi eshte shume e veshtire te zgjedhim pasi shohim kaq shum njerez te mire qe duan te punojn shume perpopullin tone.
    Dua te votoj fatmir mediun qe me besim ne zot do e bejm shqiperine por kam hall se mos na heth ne ere si gerdeci dhe sdo e kuptoj gabimin qe beri.Po te votoj liken e LSI duket sikur ka rene nga pesha mbase i eshte ulur oreksi per te vjedhur se kuriste i shendosh sngopej as me 700 mije euro me nje goditje te vetme.po te votoj Ramen mbase kesaj radhe do na i bej vertet falas legalizimet si dhe mjeksine!Apo me mire Saliun,mbase i ka prishur mardhenet me sherbimet sekrete serbe e greke se e perpak i shfarrosi shqiptaret ne 97.Me mire po votoj Nardin se ai nuk eshte i zgjuar edhe sdi te vjedhi…pfff lere se vjedhin te tjeret ate edhe po sditi vet. ta mare dreqi duken kaq te mire te paster te edukuar edhe te dhembshur athere pse ne jemi kaq te varfer??! Mos ndoshta keta jan nje lloj grupi qe garojne se kush do jet me shume ne pushtet edhe te behen me te pasur se sheiket!!! E mart dreqi 25 vjet edhe jemi ne vend si se kemi kuptuar qe keta nuk na duan dhe ne shikojm televizor keta duke na genjyer perdite,mbajm sehir tek e shikojm atdheun tone te dashur te rrenohet,e per sa kohe do vazhdojme keshtu.Me mire po largohem nga ky vend se kete lloj mafje se mpost dot as CIA jo me populli jone i thjesht,e vetmja gje qe kemi ne dore eshte vota te gjithe te shkojm te votojm dhe jo partit e medhajapor ndonje tipi si ”Sazan Guri” qe jane te ndershem edhe e duan vendin e tij,,te pakten sdo i bej keq vendit pa mire nuk e di sa do bej.
    Ermir Shtembari dhe 2 të tjerë e pëlqejnë këtë.
    Margarit Nilo BRAVO, edhe une them per Sazan Gurin, qe tu japim edhe nji mesim mafiozve hajdut te pushtetit. Ti bejm thirrje gjith popullit qe te mos votoj asnji nga partit hajdute qe kan qen ne pushtet. Te gjithe per Sazan Gurin.
    Shkruani një koment…

  5. Emigrant says:

    Kjo do te thote qe kur te behesh kryetar bashkie do te ndertosh e zesh hapesira publike se normal do te kesh nevoje te besh nje spital te madh sa ai qe ke qene drejtor spitali Cjane keto budalleqe ka nevoje kryetari dhe duhet te marri cfar ka nevoje. Me kete llogjike do te shkoni ne bashki ju.

  6. doku says:

    Nga menyra se si flet se cfar premton duket qe i ka zero mundesit perball z.Veliaj, Veliaj ka energjine e duhur per ta sjell Tiranen ne Drejtimin e Duhur

  7. emilio says:

    Basha eshte njeriu me hipokrit qe ekziston , halimi avash avash po e prish ate imazh te vetes qe pretendon se ka. mundsit e tij per tiranen jan 0 sepse keto 4 vite tirana ka pare vetem dit te zeza dhe ka nevoj te rikthehet ne drejtimin e duhur nen udheheqjen e Z.VELIAJ!

    1. opozitari says:

      Edhe une nuk kam shtepi, kam lindur dhe jam rritur ne tirane, intelektual jam burre e grua, kam shume hall se nuk kam shtepi bile jam dhe e pastrehe, kam vetem nje dhome te vjerra, por nuk kam bere “barrake” ne tarrace se edhe une e kam mbi koke tarracen. Kam shume hall te madh por nuk e zgjidha dot ne menyre te ligjshme mesa duket nuk e njoh ligjin. Keta qe e njohin e bene kush zgjidhi hallin dhe kush e beri me derrasa……….po cfare eshte kjo klinike keshtu? Pse nuk blen apartament Halimi me gjithe ato pare qe ju merr grave? Une nuk po zgjidh dot problemin e pisllekut, qenve, taksive pa leje, fshatareve qe shesin poshte dritares…………….cfare te them a ka ndonje ligj per keto?Te lutem Halim ma zgjidh ti meqe ke ndertu me derrasa pleaseeeeeeeeeeeeeee

  8. B says:

    Keni degjuar ndonje koleg te Halimit te vleresoje anen profesionale te tij, perveç atyre qe nuk kane asnje lidhje me mjeksine ?

  9. ilir says:

    Eshte shume i thjeshte gjykimi.Nje njeri si ky,me kete standart gjykimi dhe bashkejetese me “publiken” nuk e meriton te votohet ! Iliri

  10. , says:

    halimi eshte njeri i trashe, por e shpetoi aparati i ekografise.
    dhe mori emer te mire. por eshte i trashe si cope mishi me dy sy.

  11. DELLI USA says:

    Ky Halimi mori rolin e Nastradinit,disa pyetjeve nuk I pergjigjej,disave ju jepte pergjigje baballekshe prej budallaj:”Zgjidhi hallet e veta”,turp I madh.

  12. arta says:

    U skandalizova kur e dëgjoja mbrëmë…c’pyetje i bënte moderatori e c’përgjigje jepte. Lashë mëndjen e kokës, po pse kështu drejtohet Tirana? S’di gjë nga një anë, nuk dua të merrem me llafe e pastaj filloi të analizonte se e vuri në pozitë të vështirë mamanë kur tha kështu e ashtu…si ato plakat e këqija mu duk mbrëmë, ishte për të ardhur keq. Nuk ka kohë për debate por për thashetheme ka kohë, keqardhje të krijonte që u fut në politikë dhe u zbuluan edhe të tjera karakteristika që s’ja dinim, se rrinte si pulë në kuvënd, e kishit dëgjuar ndonjëherë të flasë?
    Jo o popull, votoni një njeri që punon, jo ky që u lodh në spital(kështu tha) dhe tani kërkon të pushojë në bashki në prag të pensionit.

  13. Bardh&Zi says:

    Ky paska nje varjant te bukur justifikimi. Nuk e di thote , se nuk e kam lexuar shtypin, edhe pse eshte ora 9 e darkes. Ky kujton se Kryetari Bashkise do shkoj vete te marri kamzen dhe lopaten dhe te filloje te ndertoje lulishte e te shtrroje rruget. Ky far gomari akoma nuk e di qe puna e parë e Kryetarit eshte te lexoje Gazetat.

  14. ZOGU I RAMES says:

    hhhHAHAH CNA KENACI TEMA SIPAS SONDAZHEVE TE NOAS 13 % UDHEHEC HALIM KOSOVA NDAJ VELIAJ SIPAS SONDAZHEVE TE BLERA NGA META UDHEHEC VELIAJ KJO ESHTE NORMALE PO TE SHKRUAJNE 4 ose 5 KUNDER RAMES DHE PS MERO E HJEK ATE ARTIKULL NUK DURON TE SHAHET RAMA E PS ANDAJ RROFTE SHITESI I FICAVE RROFTE TEMA

  15. Eni says:

    Ai ka folur per se mbari.Me mend ne koke dhe me RACIONALITET. E mira me e madhe qe mund te arrihet eshte pikerisht kjo- secili te gjeje zgjidhjet e problemeve qe ka Brenda kuadrit ligjor. Kjo madje eshte filozofia e tregut te lire. Kjo eshte dora e padukshme e Smithit. Por per fat te keq shumica e shqiptareve jane tru-mpire nga dogmat dhe fallciteti deri ne neveri I veliajt.

  16. GAMORI says:

    ti je legen kosove dhe e dashuron vjedhjen dhe korrupsioninn ashtu sic jeni edhe ne familje bashke me te veriut

  17. Vlashi says:

    Sa mire beri PD qe e kandidoi per kryetar bashkie se e njohem mire. Jepi Halim, pune e madhe se le nam. Ti dhe Basha hallet tuaja i zgjidhni kollaj edhe duke qene kaq te trashe nga koka. Mjere ky popull, ne cderexhe e ka fut vehten.

  18. Sara says:

    Nuk ka asgje te keqe pse Basha I ka dhene leje “vetes”. Ne fund te fundit qytetar eshte dhe ai… Thjesht ju gazeta Tema mos shpifni dhe mos shtremberoni lajmet se nuk eshte aspak e vertete se si I rridhni ju ngjarjet.

  19. halimi says:

    Te verteten tha i shkreti. Basha vetem hallet e veta ka mbaruar deri tani, se tiranes i vuri ferren

  20. nertila says:

    Halim Kosova na prezanton me nje model politik te ndryshem nga ai i politikaneve ne qeveri, modelin politik qytetar, tolerant, bashkepunues ne te gjitha nivelet dhe sferat. Per kete dhe fushata e nisur, duke pare nga afer problemet dhe duke komunikuar drejtperdrejte me qytetaret e bejne ate kandidatin e duhur per Tiranen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje