Kryeminstri Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të mirë dënimin nga Gjykata e Lartë, të kryetarit të Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani.
“Dënimi sot nga Gjykata e Larte i dy shpifësve profesionistë, të cilët për shkak të aftësisë së tyre të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, janë zgjedhur përkatësisht si kryetar grupi e sekretar i përgjithshëm i PD, është një lajm i mirë për 3 arsye.
Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Lartë e vendit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me krimin e me kriminelë me damke, janë shpifje dhe asgjë tjetër.
Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në sytë e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif siç bënë dy të dënuarit e sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.
Dhe së treti, dy dënimet e sotme janë një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike.
Kjo e fundit do të thotë që speciet politike të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrijnë të ngjiten deri në tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.
Prandaj, kjo beteje nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto dy gjyqe. Sepse kjo nuk është një betejë ligjore me dy shkretane që jetojne me përsheshin e politikes së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji!
E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli me i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi”, shkruan Rama në Facebook.
Shpifesit duhet te mos jene me pjese e politikes ne vendin tone, ky do te ishte vendimi i duhur.
Politika e shpifjes duhet te mare fund njehere e mire sepse njerzit kkane nevoje qe politika ti sherbeje atyre dhe jo te futet ne llogoret e fjaleve por ka nevoje per gjera konkrete ne sherbim te qytetareve.
Vetem ata te 2 denuat??? Po pjesen tjeter apo ska gje se i kemi per me vone. DUhet denuar e gjithe kasta e PD
Duhet te marre fund nje praktike e tille. Ti jepet fund gjuhes se shpifjeve e perbaltjes. Parlamentaret jane ato te cilet perfaqesojne popullin ndaj nuk u falet kjo lloj gjuhe. Paloka dhe Ristani i kane zakon shpifjet.
pak e kane burgun kta meritojne me shume meqe shpifin dite e nate e sdine te bejne pune tjeter
rama sduhet te jete i kenaqur me kaq meqenese 2 shpifsat ngriten akuza te renda shpifse kundrejt kryeministrit,, por edhe njehere rama po tregon qe ka tolreance si lider i nje shteti dhe vizion europian … duhet te marrin shembull te gjithe
me en fund po shohim drejtesi efektive !
madje sikur ta kishte denuar me ca dite burg me mire do bente se si kane problem leket kte te PD
Eshte lajm i mire, se u zbardh nje ceshtje deri ne fund, por lajm i keq, sepse shpifesit ordinere hajdute, te denohen me shume se kaq, se kaq leke s’i kane asgje ata, qe ta mendojne mire ne te ardhmen para se te nxjerrin ndyresira nga goja, nuk mund te shpetojne paq.
Se mos dine te bejne ndonje gje tjeter keta, jane nje grup te paaftesh, dembelesh e parazitesh dhe per te fshehur anet e dobeta te tyre, hedhin balte mbi kundershtarin, per tu dukur me te mire vete.
Te pakten, tani dolen ne shesh mashtrimet e tyre te radhes, keta nuk mund te vazhdojne te bejne gardelinen e te na bezdisin sa here u ndryshon humori politik.
super lajm i miree te behet shembull mos i japin gojes shume me shpifje por te flasin me mend
bravo Rama dole fitues edhe kete here ja theve hunden thuthuqit
Duhet ti jepet fund njehere e mire gjuhes se shpifjeve e akuzave boshe. Kush akuzon ti drejtohet instancave perkatese e te faktoje ato qe thote ose perndryshe te mbaje pergjegjesi per shpifje. Keshtu edhe personat ne fjale Paloka e Ristani nuk do sillen aq gojecthurur sa jane ne te vertete.
PS gjithashtu eshte e mbushur me llapaqena ,qe bejne si gore .
Po ti shiko nje here ate Zogun tend se e ke mashtrus profesionist. Mafioze te ndyre qe ja keni kalu edhe me te kqinjve te Sales!
Eshte shume pake 200 mije leke,ata nuk e ndjein fare kte gjobe,duhet te pakten (jo me pak se nje milion leke te reja)dhe ndonje mase tjeter qe te mbledhin mendjen.
Komandant pasi e mbolle, u perkujdese dhe e ngrite ne system shpifjen tani qe po te bije ne surrat te duket gje e keqe. Mos u bej mosmirnjohes ndaj shpifjes dhe politikes se baltes fale se ciles sot je kryminister. Pastaj na thuaj cfare do te besh me shpifesit profesionist qe ke rreth vehtes edhe ata te vertetuar me vendim gjykate si te tille?