Skandali i rimbursimit të barnave/Çuçi: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund

5 Qershor 2015, 15:31Politika TEMA

Qeveria përshëndeti arrestimet për skandalin e rimbursimit të barnave përmes koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit Bledi Çuçi. Në një deklaratë për mediat, Çuçi tha se ky rast është dëshmi e qartë e vendosmërisë së qeverisë për të luftuar korrupsionin në çdo nivel të tij.

“Në cilësinë e kordinatorit kombëtar kundër korrupsionit jam këtu për të përshëndetur arrestimet e bëra nga policia me urdhër të Prokurorisë. Aksioni është dëshmi e qartë e angazhimit të plotë të qeverisë për të luftuar korrupsionin, ndaj kujdo dhe këdo që ai përfaqëson. Dëshiroj të përgëzoj Prokurorinë, e cila çoi deri në fund një hetim të nisur nga Departamenti antikorrupsion pranë Kryeministrit”, tha Çuçi.

Ministri inkurajoi Prokurorinë t’i japë të njëjtën përgjigje edhe denoncimeve të tjera të bëra nga qeveria.

“Inkurajojmë Prokurorinë të veprojë në të njëtën mënyrë me të gjitha denoncimet e bëra nga qeveria qoftë për zyrtarë të këtyre 18 muajve qeverisje, qoftë për zyrtarë të qeveverive të kaluara cfarëdo pozicioni dhe niveli qeverisës që ata kanë qenë.

Kultura e pandëshkueshmërisë nuk do të ketë vende në qeverinë tonë dhe ky fenomen do të marë fund njëherë e përgjithmonë. Ne mbetemi më të vendosur se kurrë për të luftuar korrupsionin, këtë fenomen që ka ngërthyer shoqërinë tonë dhe tenton ti vërë fre zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë. Ky rast tregon edhe njëherë se vetëm përmes një bashkërendimi të mirë dhe të frytshëm të institucioneve ligjzbatuese do të kemi rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit”, tha Çuçi.

10 komente në “Skandali i rimbursimit të barnave/Çuçi: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”

  1. I know something says:

    Nuk genjehemi me cironka. Duam peshq te medhenj, tip A.Ahm… & LSI

    1. keli says:

      luftim i korrupsionit ne cdo nivel

      1. goni says:

        Pavaresisht punes shume te mire te strukturave antikorrupsion, shpesh eshte hasur ne administraten ineficente te prokurorise, por me sa duket, edhe prokuroria tani ka filluar te veje ne levizje motoret, per te ndjekur vrullin e qeverise dhe me ne fund t’i sherbeje interesave te shqiptareve dhe jo te politikaneve.

    2. deni says:

      ska me ,,, kush ben korrupsion te denohet

    3. renisa says:

      epo ka shtet ktu sjemi me si ne kohen e berishes qe korrupsioni nderohej e jo denohej

    4. pur pur says:

      Me sa duket strukturat e ngritura per te luftuar korrupsionin, po bejne pune shume te mire, e po evidentojne rast pas rasti shkeljet, duke procedur me kallzimet, pavaresisht mbeshtetjes politike, hapat e duhur per te ndertuar shtet ligjor jane hedhur dhe Shqiperia po qe do te integrohet ne Europe.

  2. Daniel says:

    Pyetja eshte se a do te paguajne ata per te ç’demtuar . Se keshtu eshte praktika perendimore,nuk mjafton vetem burgu. Pastaj keta jane peshqe te vegjel. Kur do te filloi me peshqit e medhenje,qe kane abuzuar me taksat e popullit. Atehere Rilindja do te aktualizohet. Te shohim.

    1. xheni says:

      te jepen mesime serioze sa i perket rimbursimit te ilaceve duke i dhene fund abuzimeve qe behen me medikamentet

      1. klei says:

        mesazhi te merret parasysh per te gjithe ata qe kane ne dore rimbursimin e barnave

  3. humi says:

    Po ke denuat more ato te vobektit.Denoni te medhenjte qe e kane dirigjuar kete supervjedhje pastaj dil e flit.Cfare thote Likja nga Skrapari per kryetarin e LSI ne Elbasan dhe anetarin e kryesise se LSI qe e kane ndaluar sot.Ai po, eshte i pafajshem dhe po mbahet kot ne polici.Bile ai dhe Mona do shkojne edhe ta takojne se eshte edhe fushate korrje shirjeje.Rrofshin hajdutet e LSI -ise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje