Kandidati i Cërrikut/ Toska: Bizneset që do të hapin vende të reja pune do të përjashtohen nga taksat e tatimet

5 Qershor 2015, 16:28Politika TEMA

 

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska zhvilloi një takim me banorë të lagjes Nr. 3 në Fermë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj lagjeje, z. Altin Toska garantoi përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e punësimit.

“Skuadra jonë ka mbështetjen e qeverisë. Do fillojmë ndërtimin e rrugëve me ndriçim nëpër lagje dhe do të ndërtojmë lagje dhe sheshe sipas standardeve moderne. Premtojmë që të gjithë ato biznese private të cilat do të hapin dhe punësojnë pesë vende të reja pune do të përjashtohen nga taksat e tatimet. Gjithashtu, jemi në negociata me biznese fasone për të mundësuar punësimin tuaj. Të gjithë ujësjellësat do t’i kthejmë në menaxhimin e bashkise duke mundësuar ujë 24 orë. Gjithashtu, do të garantojmë menaxhimin dhe shitjen e produkteve bujqësore nëpër qendrat e grumbullimit dhe do t’i japim zgjidhje problemit të kanalizimeve të ujëra të zeza dhe kanalizimeve të ujërave vaditës në fusha”,-theksoi z. Toska.  Krijimi i banesave sociale ishte një tjetër pikë e programit të kandidatit të ASHE-së.

Në vijim të takimeve me banorë të Bashkisë së re të Cërrikut, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” , z. Altin Toska zhvilloi edhe një takim me banorë të fshatit të Shtermenit.

Kryefjala e këtij takimi ishte objektivi për ta çuar Shtermenin në drejtimin e duhur.

“Erdha më qëllimin që të punojmë sëbashku për zhvillimin e zonës, e cila do të sjellë në të njëjtën kohë edhe një rritje të vlerës së tokës. Synimi im është zgjidhja e problemeve të shumta të këtij komuniteti”, tha Toska duke shtuar se për katër vitet e ardhshme do të jetë rritja e punësimit.

“Ne do të rrisim punësimin duke marrë edhe mbështetjen e qeverisë dhe të bizneseve të huaja italiane. Një prioritet tjetër në programin tonë është dhe bujqësia, ku do të zhvillojmë infrastrukturën bujqësore. Është e papranueshme që plehrat të vijojnë të hidhen edhe në vitin 2015 në kosha betoni. Brenda 1-2 viteve të para të qeverisjes ne do t’i japim zgjidhje këtij problemi. Duke qenë se sporti është e ardhmja e njeriut do të mundësojmë ndërtimin e këndeve të lojërave, këndeve sportive dhe do të zhvillojmë programe artistike duke i kthyer shkëlqimin kulturor të dikurshëm këtij vendi. Gjithashtu do të ndërtojmë sheshe pushimi në çdo lagje”,

Kandidati i ASHE-së u shpreh se ka marrë mbështetjen e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto  për rritjen e investime me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore

“Do të kemi një investim prej 34 miliardë lekësh në infrastrukturën rrugore. Këto rrugë do të jenë krenaria jonë dhe Shtërmenin do ta shndërrojmë në një fshat model”, tha z. Toska, i cili vlerësoi dhe talentet që ka nxjerrë Shtermeni  në sportin e peshëngritjes. “Kampionët e peshëngritjes janë vlera jonë më e madhe që ne kemi dhe peshëngritjes do t’i japim vlerat që meriton”, tha ndër të tjera kandidati.

7 komente në “Kandidati i Cërrikut/ Toska: Bizneset që do të hapin vende të reja pune do të përjashtohen nga taksat e tatimet”

  1. mitro says:

    Or i PADITUR ! Ti vetem taksat vendore ke ne dore de te tjerat i ka qeveria.

    1. Erilana says:

      Po si more rrote, thuaj shyqyr qe qeveria po te jep leke qe te behen ato kater projekte qe keni ne zone se per gje tjeter nuk jeni ju. Po mos te ishte per qeverine cerriku do te ishte nje lagje e vogel e as qe sdo njihej fare.

  2. bjordi says:

    Ne kemi besim tek kandidatet e majte, qe drejtohen nga nje njeri qe ne 2 vjet ka bere pune kolosale dhe ka perligjur besimin e popullit, dhe qe ka kerkuar llogari per permbushjen e angazhimeve te gjithe anetareve te qeverise, per me teper qe po tregon zero tolerance ndaj te gjithe atyre qe nuk justifikojne besimin e dhene.

    1. shpetim says:

      Keto jane propozime konkrete per te zgjidhur problemin e papunesise, dhe per te nxitur zhvillimin e biznesit. Duken njerez qe kane kapacitet dhe qe jane premtues se do te bejne pune te mire ne drejtimin e bashkive.

  3. albani says:

    Po nuk i mbajte premtimet te shkosh dhe te shkerdhehesh familjarisht.
    Sa per tatimet duhet ta cilesosh qe ti mund ti perjashtosh nga tatimet komunale bizneset dhe kompanite por jo dhe nga tatimet shteterore,sepse kjo nuk eshte ne juridiksionin tend,dordolec mashtrues.

  4. Maryland says:

    TE LUMTE .
    URIME DHE SUKSESE.

    DJE E DEGJOVA NE LAJME QE NEW YORK-U PERJASHTON NGA TAKSAT BIZNESET E REJA PER 10-VITET E PARA.

  5. Elvis says:

    Ore debil, sa e ka buxhetin Cerriku qe premton kaq shume ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje