INTERVISTA E PLOTE/ Amiran Dzanashvill flet për lidhjet me Berishën, Shkëlzenin dhe bizneset në Ballkan

5 Qershor 2015, 19:54Politika TEMA

Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli, i vendosur në qendër të ciklonit politik të opozitës, për herë të parë në një intervistë për Top Channel sqaron të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, e në mënyrë të posaçme ato të lidhen me pastrimin e parave.

Nga Londra, ku ndodhet prej disa ditësh për arsye biznesi, 47-vjeçari flet me detaje për lidhjet e tij me politikanët shqiptarë. Ai tregon se ka zhvilluar edhe disa takime me Shkëlzen Berishën në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër. Ai i quan qesharake akuzat se u ka paguar socialistëve 2 milionë euro për fushatën elektorale të vitit 2013.

Dzanashvilli deklaron se, ai asnjëherë deri më tani nuk është kontaktuar nga prokuroria, e cila ka nisur një hetim për pastrim parash, por është i gatshëm të bashkëpunojë në çdo kohë.

Nga Muhamed Veliu TCH

 

Zoti Dzanashvili, nga cili vend jeni duke e dhënë këtë intervistë për Top Channel?

Unë tani jam në Londër. Kam tre ditë këtu. Siç mund ta dini, një pjesë e bizneseve të mia menaxhohen nga këtu.

Në median shqiptare është raportuar se ju jeni arrestuar në Rumani. Është e vërtetë kjo?

Jo! Nuk është ë vërtëtë, pasi unë jam ndaluar për 13 apo 14 orë. Nuk ishte arrest, ishte thjesht ndalim për një incident të ndodhur në një hotel. Unë jam pronar i kazinosë më të madhe në Rumani, në një prej hoteleve më të mëdha atje. Në këtë incident janë ndaluar 50 persona. Unë këtë ngjarje e konsideroj pa asnjë problem për mua.

Pra ju mohoni të gjitha akuzat që janë publikuar në Shqipëri se në këtë incident jeni ndaluar për prostitucion dhe pastrim parash?

Shiko, unë nuk kam asnjë akuzë që lidhet me këto dy çështje që ju përmendët. Më vjen për të qeshur sa herë më përmendet pastrimi parave. Kur flitet për pastrim parash tingëllon diçka bombastike, seksi e kështu me radhë. Por nuk jam i sigurt se njerëzit e kuptojnë definicionin e pastrimit të parave. Pastrim parash do të thotë kur një individ privat apo kompani merr para të pista, prodhuar nga aktivitete kriminale dhe duke i injektuar në një kompani legjitime, duke paguar taksat, kështu ndodh pastrimi i tyre. Si mund të ngresh akuza për mua se kam pastruar para? Çfarë parash? Ajo që unë kam bërë në Shqipëri deri më tani rezulton se jam duke humbur para, dhe jo duke fituar. Unë kam investuar paratë e mia që për momentin nuk kanë sjellë fitim. Por shpresoj se kjo situatë do të ndryshojë dhe do të vijnë fitimet. Nëse do t’i rikthehemi Rumanisë, ndaj meje kurrë nuk janë ngritur akuza apo të jem dënuar. Në historinë e jetës time nuk ka asnjë çështje penale. Jam 47 vjeç dhe kurrë nuk jam akuzuar për vepra penale apo të kem rekorde të tilla.

Zoti Dzanashvili, emri juaj dy ditët e fundit është në qendër të debateve politike këtu në Shqipëri. Madje, të enjten, në Parlament ish-kryeministri Berisha lëshoi akuza se jeni një biznesmen i korruptuar me lidhje të forta me kryeministrin Edi Rama. Cili është komenti juaj për këtë?

Nuk doja të qesh, pasi unë e njoh Sali Berishën sikurse njoh edhe Zeni Berishën, nga koha kur Saliu ishte kryeministër. E kam takuar atë dy herë në Shqipëri dhe në Tel Aviv, nuk më kujtohet mirë në vitin 2010 apo 2011, kur ai ishte për vizitë. Unë jam biznesmen, një njeri i ndershëm, një investitor i huaj në Shqipëri. Jam një biznesmen tërësisht a-politik, duke mbajtur shpresën tek politika. Megjithatë i njoh të gjithë politikanët në të gjitha ato vende, ku unë shkoj të bëj biznes, pasi janë të një shkalle të gjerë. Meqënëse jam në biznesin e kazinove, shpeshherë duhet të takoheni me ministritë e Financave. Puna ime bën të takoj politikanë. Në rastin e Shqipërisë kurrë nuk kam mbledhur fonde apo injektuar para në fushatën elektorale të zotit Rama. Me zotin Rama jam takuar dy here, para dhe pas zgjedhjeve. E kam takuar në zyrën e tij, ku i kam paraqitur disa mega-projekte nga investitorë amerikanë për t’i sjellë në Shqipëri. E konsideroj zotin Rama si një politikan inteligjent, por nuk kam ndonjë miqësi speciale me të. Sikurse nuk kam me zotin Berisha apo Ilir Metën ose të tjerë. I respektoj të gjithë, por nuk e kuptoj përse zoti Berisha ka bërë të tilla deklarata, pa patur edhe dyshimin më të vogël.

Ju përmendët emrin e Zenit, duke thënë se e njihni atë, pra Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. A e keni takuar Shkëlzenin në Tiranë për qëllime biznesi?

Ka ndodhur 4 apo 5 vite të shkuara. Po, unë e kam takuar Zenin në zyrën e tij. Nëse nuk gabohem, ai ka diplomë për juridik, pra është avokat. Kam zhvilluar me të dy takime pa asnjë konsekuencë. Takimet janë zhvilluar në kohën ku babai i tij ishte kryeministër.

Një tjetër akuzë e bërë nga Berisha në Parlamet lidhet me një pagesë prej 2 milionë euro për Edi Ramën përpara fushatës elektorale të 2013-s. A e keni bërë një pagesë të tillë?

Një shaka e bukur.

Kaq është komenti juaj?

Natyrisht, pasi është një shaka.

Kur Berisha ishte kryeministër, sa herë jeni takuar me të në Tiranë?

Nuk më kujtohet me saktësi. 3 ose 4 herë. Dua t’ju tregoj se unë kam biznese edhe në vende të tjera të Ballkanit. Dhe në këtë pozitë gjithmonë takohem me politikanë, kjo për të kuptuar se si mund të avancosh me investimet që ke në mendje.

Në Shqipëri a keni ndonjë marrëdhënie të veçantë e më miqësore me ndonjërin nga politikanët që përmendët?

Kurrë! Kurrë nuk kam kontribuar me para për asnjë parti politike në Shqipëri apo individualisht për ndonjërin prej politikanëve.

A jeni në dijeni të një hetimi që ka nisur prokuroria shqiptare ndaj jush, ku në qendër të tij jeni ju për pastrim parash?

Jam shumë i lumtur që ata po hetojnë. Le t’i lejojmë ata ta përfundojnë dhe të shohim përfundimin. Jam gati t’i ndihmoj prokurorët dhe t’i asistoj në gjithçka që u duhet. U vë në dispozicion të gjitha dokumentet që mund t’u duhen. Çfarë mund t’u duhet të kontrollojnë, patjetër që mund ta bëjnë. Në mënyrë të menjëhershme mund t’u jap dritën jeshile avokatëve të mi t’i dërgojnë prokurorisë çdo dokument për cilindo autoritet në Shqipëri, për të kontrolluar çdo gjë, në mënyrë që ta mbyllin hetimin dhe të japin një përfundim.

Deri tani a jeni kontaktuar nga prokuroria për llogari të këtij hetimi?

Meqënëse jemi tek avokatët. Më 24 prill 2013, ju keni formosur një autorizim për t’u dhënë të drejtë avokatëve tuaj të përfshihen në transaksione fiskale. Njëra prej tyre është zonja Ajola Xoxa. Mund të na thoni nëse ajo është punësuar prej jush?

Ajo zonjë punon për një kompani avokature, e cila është një prej disa kompanive avokature që më përfaqësojnë mua. Kjo kompani avokature më ka prezantuar mua, në një prej blerje që kam zhvilluar. Kompanisë Joy Loto. Kjo zonjë punonte për këtë kompani. Kjo është lidhja.

A e keni punësuar ju si pjesë e stafit të kompanive tuaja?

Një ditë më pas nga firmosja e këtij autorizimi, sipas dokumenteve të prokurorisë, ju bletë nga zoti Ervin Cenollari 35% aksione me vlerë 300.000 euro. Por shitët tek Ofer Nimrodi 15% të aksioneve me vlerë 1.800.000 euro. Si mund të jetë e mundur kjo?

Numrat nuk janë në rregull. Numrat nuk janë në rregull, pasi ne marrëveshjen totale e kemi zhvilluar në disa faza. Në fillim, ne blemë një pjesë të aksioneve dhe tani kompania është tërësisht në pronësinë tonë. Gjithçka është e dokumentuar. Avokatët e mi janë të gatshëm t’ju vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e transaksioneve për të gjitha fazat e marrëveshjes. Zoti Nimrodi bleu aksione që nuk kanë aspak lidhje me mua. Pra, dua ta theksoj. Transaksionet janë zhvilluar në disa faza dhe jo në formën e blerjes dhe më pas shitjes nga unë.

26 komente në “INTERVISTA E PLOTE/ Amiran Dzanashvill flet për lidhjet me Berishën, Shkëlzenin dhe bizneset në Ballkan”

  1. Elton says:

    Po prokuren nuk ja ka dhene Shkelzenit por Ajoles.

    1. mkamkamk says:

      po cti thuash aman se ai saliu esht enena krimit!! shkelzeni eshte si vito korleone dhe ska shance njeri ta preki se ka akoma shikun dhe gjykaten ne krah !! ishalla nderrohet dhe ky lllalla qe te shofim tamam drejtesi ne shqiperi

      1. romela says:

        Po tani qe filloi te hapet thesi, kushedi sa gjera te tjera do te dalin ne drite, denoncimi publik qe beri biznesmeni Ansar, e tani Dzanashvill, jane vetem maja e ajsbergut, se me keto afera u be me i pasuri ne Europe saliu dhe familja e tij, se po te ishte, kishim vene pasuri dhe ne te tjeret.

        1. krios says:

          Nese do te kishte drejtesi ne kete vend, saliu me gjithe familjen e tij tani do ishin pas kangjellave, por drejtesia e kalbur, dhe keta vazhdojne akoma e tallen me shqiptaret, se su ka hyre gjemb ne kembe. E gjithe historia, fillon nga studio ligjore e Argites, dhe nese do hetohej aty, kushedi cfare do dilte.

    2. enida says:

      Shkelzeni qenka treguar i zgjuar se ska lene letra, kurse ajo ma ka ngrene grepin se i ka dale kontrata

    3. dako says:

      shkelzeni eshte si ato te pa prekshmit qe se prek njeri se ka babin e forte!! mjer ne ca kryeministri kemi pasur !! se kuptoje se si flisni per ate burr akoma, ky paska qen duke na kthyer ne komunizem

    4. nesti says:

      epo duket qarte dhe lidhja me berishen,pra mund te themi se eshte nje mik i berishes dhe i familjes berisha?lejini biznesmenet te punojne te qete se shyqyr qe investojne ne shqiperi por i thone dhe te inkriminuar.

      1. Erla says:

        Ai sic ka takuar Berishen ka takuar dhe Ramen e Meten por me ata nuk ka bere biznes. Pislliqet qe hetohet sot i ka bere me gruan e Erjonit.

    5. keno says:

      po goca e berishesh ishte ?! se aty kalojn filtrat e pare!! apo ajo pale ka qen ne pushime ato kohe !! boobobobb leku vu nga familja korleone BERISHA !! o shkelzen kujdese se po ti harxho armina ?

    6. orjoni says:

      epo konsulence e ka marre nga zeni.pra te gjitha keto marreveshje jane kryer nga zeni dhe te gjitha pislliqet jane bere nga ai.normale shpifjet po i bien kokes dhe familjes berisha

    7. nini says:

      prokuren dhe konsulencen e ka marre nga shkelzeni pasi me ate eshte takuar direkt dhe eshte takuar privatisht me zenin.pra mund te themi qe te gjitha pislliqet i ka bere me familjen berisha.

    8. TEPELENA says:

      MIRE QE PASKA DALE GJALLE I SHKRETI SE KY SE FAMILJA BERISHA ZAKONISHT E KAN PAS PER TRADITE ME I VRA KETO E JO ME I LEN TE LIRE !!

    9. damiri says:

      pra te gjitha gjerat dhe te gjitha pislliqet e ketij jane bere nga zeni pasi zenin e taku zyrtarisht dhe personalisht ne zyren e tij pra ka kerkuar konsulence dhe ai e ka keshillaur sesi vepron babi ime ne keto rasti.shqupi hiq dor nga shpifjet se kane filluar tju bine kokes.

      1. erind says:

        Po po zeni i ka bere te gjitha vetem se ne fund kopilin ne dere ja ka lene Ajoles qe ka firmos

    10. dario says:

      e verteta e ketij eshte se nuk kane mese te merren dhe saliu spekulon ne cdo lloj menyre thjesht per te larguar vemendjen nga humbjet e 21 qershorit.dhe sa per faktin e ajoles ajo eshte thjesht e punesuar ne nje nga kompanite qe mbuojn aktivitetin e ti dhe jo e deleguar apo e ngarkuar personalisht nga ky.

    11. Erdogan says:

      Argita kalonte ne zyren e saj te gjithe biznesmenet e huaj.
      Shkelzeni u pasura me punet e piseta te Sali Berishes.
      Sali Berisha dogji vendin ne vitin 1997, vrau 26 njerez ne Gerdec, vrau 4 njerez te pafajshem ne 21 Janar, shkaterroi vendin e vodhi popullin.

  2. miri says:

    i doli shkelzenit dhe budalliku qe ka be me binznesmenet ndaj ka sulmu familjen e erion velise

    1. arsi says:

      si nuk i vjen turp saliut qe e dinte qe cuni vet eshte i perlyer dhe si ti shmangej sulmoj veliajn

      1. lola says:

        epo i pelyer me shum biznesmene jane familoja e ish kryeministrit,katastrofike eshte shkaterrimi q ei ka be ekonomise shqipatare berisha

        1. Artur says:

          Ai tha dhe vete qe me Shkelzenin nuk ka bere biznes dhe sic ka takuar ate ka takuar dhe Ramen e Meten. Biznes ka bere me Ajolen e Erjonit dhe per ate biznes po hetohet per pastrim parash.

    2. Mondi says:

      hahahahaha na hapet barkun. Ajola ka firmos ne emer te atij ju thoni ka takura Shkelzenin.

  3. blendi says:

    ku jane tani ata horrat e pd-se qe na tregonin per dranashvillin? tani kuptohet qarte se kush jane kriminelet e vertete te ketij vendi,zeni dhe saliu , qe te dy jane te paret qe duhette futen ne burg

    1. Arli says:

      O bledi nuk ka dale qe ka bo biznes me xen berishen por me ajola xoxen grun e erjonit.

  4. Andos says:

    Cdo biznesmen i huaj duhej te kalonte fillimisht nga zyra e Argita Berishes. Shkelzeni ndertoi biznesin e jashtligjshem ne Gerdec ku edhe vrau 26 njerez te pafajshem qe demontonin predha per hir te Xenit.Sa per Saliun cte them? I ka te gjitha hajdutin, kriminelin.

    1. Tea says:

      Ky ka kaluar nga zyra e Ajoles se asaj i ka dhene prokuren e perfaqesimit.

  5. lili says:

    Tash nuk kallojne me te zyra e Argites po te zyra e Ajoles,ku eshte dallimin? Erion nuk diskuton fare me gruan edhe kur kjo luan me nje million euro ne shqiperi?…Apo sigurisht nuk ngarkon kjo burrin me keso lajme’ nje i huaj qe pastron 1 millions euros’ nuk ia vlen qe burri-minister i Républiques shqiptare te informohet per nje rast te tille,apo Jo?
    Apo burri minister ia sjelli zyres ku i punon gruaja kete klient pasunik?Cila eshte version ma exakte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje